LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria e partive të vogla, Dule të ardhura nga paga e gruas në Greqi, deputeti i PDIU shet 13 apartamente, Idrizi llogari 70 mijë USD

9 Maj 2015, 06:44, Aktualitet CNA

Zbulohet pasuria për vitin 2014 e kryetarëve dhe deputetëve të partive të vogla në vend. Sipas deklaratave të pasurisë të bëra pranë ILDKP, ka disa deputetë që zotërojnë pasuri të madhe, por ka edhe nga ata që kanë të ardhura vetëm nga paga. Në këtë mënyrë, kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Vangjel Dule, është shprehur se ka si burim të ardhurash pagën e tij dhe pagën e bashkëshortes. Sipas deklaratës së pasurisë, kjo e fundit punon si arsimtare në Greqi dhe ka siguruar 8.500 euro të ardhura. Ndërsa Dule përveç pagës si deputet, ka deklaruar dhe kursime me vlerë 4.700 euro.

Nga ana tjetër, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në kampin e saj, ka disa deputetë me pasuri të konsiderueshme. Vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi, në deklaratën e pasurisë për vitin 2014, është shprehur se ka 5 llogari bankare, njëra prej të cilave kap vlerën e 70 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu, Idrizi ka një kredi që vijon ta shlyejë, kredi me vlerë 30 milionë lekë të vjetra. Ndërsa deputeti i kësaj force, Dashamir Tahiri, ka deklaruar si burim të ardhurash pagën si deputet dhe asnjë pasuri tjetër. Por ai gjithashtu ka deklaruar se ka blerë një apartament me vlerë 28.7 milionë lekë. Ndërsa deputeti tjetër, Tahir Muhedini, është shprehur se të ardhura bazë ka pagën e tij si deputet, por gjithashtu ka përfituar 20 mijë euro nga dhënia me qera e një dyqani. Sipas deklaratës së tij të pasurisë, Tahir Muhedini ka marrë edhe një kredi me vlerë 150 mijë euro. Një tjetër deputet me më pak të ardhura krahasuar me deputetë e tjerë të Parlamentit është Aqif Rakipi. Ai ka deklaruar si të ardhur kryesore pagën e tij si dhe pagën e bashkëshortes. Deputeti më i pasur i PDIU rezulton të jetë Omer Mamo. Deputeti i qarkut të Fierit në deklaratën e pasurisë për vitin 2014 është shprehur se ka shitur plot 13 apartamente, me vlera miliona lekë, duke filluar nga 44 milionë lekë të vjetra, deri në 120 milionë lekë të vjetra. Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka blerë një automjet tip ?Land Rover? me vlerë 102.500 euro.

Ndërsa kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, zotëron disa llogari bankare, ndërsa të ardhurat kryesore janë nga paga e tij si deputet, e cila kap vlerën 2.032.943 lekë. Po ashtu Shehi zotëron 3 llogari bankare, në njërën prej të cilave ka rreth 11 mijë euro. Po ashtu një tjetër e ardhur në familjen e tij është paga e bashkëshortes si kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.    PDK   Një pasuri të konsiderueshme ka edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2014, ai zotëron katër llogari bankare në lekë dhe dollarë, si dhe një llogari në emër të bashkëshortes. Ndërsa të ardhura të tjera në familjen Ndoka janë nga paga e bashkëshortes dhe djalit të deputetit. Djali i tij është shprehur se ka marrë si dhuratë nga prindërit 21 milionë lekë të vjetra.   PR    Gazeta Sot ka mundur të sigurojë dhe pasurinë e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputetit të kësaj force politike, Agron Duka.

Mediu është shprehur se të ardhura kryesore ka pagën e tij, të bashkëshortes dhe të vajzës. Po ashtu ka deklaruar se ka dy kredi në dy banka të nivelit të dytë. Ndërsa deputeti Agron Duka zotëron një makinë me vlerë 25 mijë euro. Ndërsa të ardhurat e tjera janë nga paga e tij si deputet me një vlerë prej  2.563.724 lekë, si dhe nga paga e vajzës dhe e bashkëshortes.

Mes deputetëve më të pasur të partive të vogla renditet edhe kreu i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku. Sipas deklaratës së pasurisë, ai ka blerë një hotel në Durrës me vlerë 6 milionë euro, zotëron tre makinë, njëra prej të cilave me vlerë 18 mijë euro, po ashtu ka shpenzuar 400 milion lekë për arsye biznesi. Mark Frroku ka deklaruar si të ardhura pensionin e prindërve të tij, pagën si deputet dhe pagën e bashkëshortes. Më herët gazeta ?Sot? publikoi pasurinë e deputetëve të partive të mëdha në vend dhe shumë prej tyre zotërojnë pasuri në vlera të mëdha, të cilat shkojnë në qindra mijëra euro. Por mes tyre ka edhe deputet që janë në borxhe, pasi kanë marrë kredi në banka.

14:00 Aktualitet

Reduktimi i stresit

 Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...

Lajmet e fundit nga