LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolli i hidrokarbureve/ Aksion në Milot e Rrëshen, procedohen 10 subjekte

8 Maj 2015, 20:37, Aktualitet CNA

Në vijim të Operacionit për  ? Kontrollin cilësor, sasior e fiskal  të hidrokarbureve? , që ka nisur që prej datës 04.05.2015,  nga grupet ndërinstitucionale  të punës  me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi  edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar  gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj  subjekteve  private të tregtimit të karburanteve   në zonë e qarku Lezhë.

Janë kontrolluar  12  subjekte në, Milot e Rrëshen.

Janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 8 subjekte, nga këto subjekte 2 prej tyre janë proceduar edhe për mashtrim në cilësi të karburantit.

Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

 

14:00 Aktualitet

Reduktimi i stresit

 Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...

Lajmet e fundit nga