LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria mbyll hetimet për avionin e drogës në Divjakë

8 Maj 2015, 17:17, Aktualitet CNA

Mbyllen hetimet për avionin e drogës në Divjakë. Prokuroria për Krime të Rënda informon se kanë përfunduar hetimet dhe dërgohet për gjykim kërkesa për 7 persona, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, në tentativë, pasi kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë rreth 300 kilogramë canabis sattiva nëpërmjet një avioni tip ?Piper?, i cili më 10 maj 2014, u gjet në plazhin e Divjakës, me një rrotë të thyer, në pamundësi për t?u ngritur.

Burime zyrtare Prokuroria thanë se janë dërguar për gjykim Giorgio Riformato, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?; Sajmir Bajrami, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?; Mareglen Ymeraj, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg? në mungesë; Kristian Demçe, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg? në mungesë; Kleviol Ahmeti, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg?; Aurel Pupe, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg? dhe Orgest Bilbili, hetuar me masë sigurimi ?arrest në burg? në mungesë.

14:00 Aktualitet

Reduktimi i stresit

 Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...

Lajmet e fundit nga