LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela: PD-PS konflikt me ndërkombëtarët, në krah të krimit dhe korrupsionit

9 Maj 2015, 06:11, Aktualitet CNA

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita kanë hyrë në konflikt me ndërkombëtarët, duke mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Në një prononcim për gazetën, Ngjela tha se qeveria jo vetëm është e paaftë për të luftuar korrupsionin, por as nuk ka vullnet të ndahet nga krimi. ?PD-PS janë në konflikt me ndërkombëtarët.

Po mbajnë krahun e krimit dhe të korrupsionit. Nuk duan të ndalin krimin dhe korrupsionin?, u shpreh Ngjela. Avokat Ngjela u shpreh se fatkeqësisht deri më sot jemi drejtuar nga krimi shtetëror. ?Deri sot jemi drejtuar me krim shtetëror. Sidomos në periudhën e komunizmit, krimi ishte në shtet jo në rrugë. Kjo është specifika e totalitarizmit Hoxha.

Krimi qe në shtet, shteti mbahej me krim, nuk kishte ligje. Fjala e monarkut ishte ligj. E kundërta ndodhi në momentin inercial nga ?92 e deri sot?, tha Ngjela. Ai thotë se shteti sot është në funksion të pushtetit, i cili prodhon korrupsion dhe krim. ?Këtu krimi doli në rrugë dhe shteti filloi të degradonte gradualisht në funksion të pushtetit. E vetmja sëmundje që kishte kapluar Zogun dhe Enverin e njëjta sëmundje kaploi edhe Berishën. Ardhja e dytë e Berishës në pushtet ishte si pasojë e degradimit të pushtetit të Nanos, por që nuk ra në krim?, tha Ngjela.

Politika e sotme

Avokat Ngjela është shprehur se, edhe pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Edi Rama, politika dhe jeta parlamentare vijojnë të jenë në krizë. Sipas tij, sot në krizë është demokracia, për shkak të krimit dhe korrupsionit. ?Politika shqiptare sot është tërësisht në krizë. Kriza jonë është në menaxhim. Dhe kjo qeveri dhe ky kryeministër e treguan se nuk e menaxhojnë dot krizën e politikës shqiptarë. Rama mendoi se sapo të vinte ai si kryeministër, populli do të gëzohej dhe tokat do të prodhonin bollëk, kurse ai do të gjente para ndihmash apo investimesh; dhe gjithçka do të lindte nga e para. Naivitet. Kriza ishte dhe është shumë e thellë?, u shpreh Ngjela.

Avokat Ngjela është shprehur se institucionet e pavarura sot janë në krizë. ?Kriza e demokracisë në Shqipëri sot është kriza e institucioneve, të cilat janë të mpira familjarisht apo me parazitë antidemokratikë?, thotë Ngjela. Ai nuk beson se qeveria shqiptare do luftojë korrupsionin, krimin dhe do vendosë shtetin e së drejtës. ?Kush do ta bëjë reformën institucionale dhe ligjin e ri për krijimin e një administrate të diturish dhe profesionistësh në Shqipëri? Kush do ta reformojë ligjin për të gjitha arsyet juridike në funksion të drejtësisë shoqërore në Shqipëri? Kush do ta kthejë luftën kundër korrupsionit në një fenomen legal në Shqipëri? Kush do ta bëjë reformën në treg, për të sistemuar informalitetin në funksion të zhvillimit dhe jo të dekadencës së mirëqenies? Kush do ta bëjë reformën ne sistemin financiar, i cili është në një lëngim pesëmbëdhjetëvjeçar? Kush do ta bëjë ligjin për reformimin e sistemit bankar, i cili sot është një ligj antitreg??, u shpreh Ngjela.

14:00 Aktualitet

Reduktimi i stresit

 Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...

Lajmet e fundit nga