LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keti Bazhdari padit Sali Berishën

8 Maj 2015, 11:29, Aktualitet CNA

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë një kallëzim penal për ish kryeministrin Sali Berisha. Përmes një deklarate për shtyp, Bazhdari thekson se Berisha, gjatë seancës së djeshme plenare, ka  bërë deklarata të cilat cënojn dinjitetin e saj.

Sipas saj, të gjitha këto shpifje me dashje direkte kanë për qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e saj , me qellim për te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjet vendore  21 Qershorit.

Në deklaratë shkuruhet më tej se si demshperblim nga shkelësi i ligjit, Sali Berisha, nga procesi civil kundër ketij te fundit do t?ia dhuroj Shkollës Iliria me qëllim dhe destinacion permisimin e kushteve te komunitetit Egjiptian.

Deklarata e plotë

 

Ne cilesine e kandidates se Aleances per Shqiperine Europiane per Kryetare te Bashkise Shkoder deshiroj te informoj gjithe opinion publik dhe vecanerisht zgjedhesit e Bashkise Shkoder, se sot kam depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tirane respektivisht:

Sqaroj opinion publik se, në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, deputeti Sali Berisha duke folur nga foltorja e kuvendit ka bërë këtë deklaratë:

?Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…?.

Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qellim per te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjet vendore te dates 21 Qershor 2015.

E bindur ne verdiktin e drejte dhe te ndershem te organeve te drejtesise, pres me padurim qe deputeti Sali Berisha te shpallet publikisht shpifes nga gjyqsori si dhe siguroj opinion publik qe cdo qindarka qe do marr si demshperblim nga shkelesi i ligjit, Sali Berisha, nga procesi civil kunder ketij te fundit do t?ia dhuroj Shkolles Iliria me qellim dhe destinacion permisimin e kushteve te komunitetit Egjiptian.

KALLËZIM PENAL

 

Kallëzues:              Keti, Bazhdari, e bija e Ndrekes, banuese në Rrugen Luigj Gurakuqi, Shkoder, e datëlindjes 28/04/1980 me zotësi të plotë juridike për të vepruar, mbajtëse e kartës së identitetit me nr. I05428138I

 

Baza Ligjore:         120 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (shpifja)

Drejtuar:               Kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë z. Adriatik LLALLA.

 

 

I Nderuar z. Kryerprokuror

 

Unë kallëzuesja, jam ortake dhe njëkohësisht Administratore e shoqërisë ?BELLA CONFEX? sh.p.k, shoqëri kjo e themeluar në bazë të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, fakt ky i konfirmuar edhe nga ekstrakti i regjistrit të shoqërisë tregtare i lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit në Shqipëri (QKR).

Gjithashtu unë kallëzuesja, jam zgjedhur nga partitë e koalicionit të majtë edhe kandidate për kryetaren e Bashkisë Shkodër. Si rezultat i këtij kandidimi nga ana ime, jam bërë objekt i sulmeve apo etiketimeve nga subjekte të ndryshme politike, më i fundit ka qenë ai i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, z. Sali BERISHA, në datë 07.05.2015, i cili nga foltorja e kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka bërë disa deklarata të pavërteta, ka shpifur, për emrin time, duke deklaruar se: ?…ia kam marrë pasurinë të dashurit nën tytën e revoles?.

Deklara e tij e plotë ka qenë:

?Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…?

Me anë të këtyre deklaratave, shprehjeve dhe përdorimit të togfjalëshave të cilët përhapin informacione të rreme për të etiketuar apo dëmtuar imazhin e një njeriu janë kthyer në aktivitete ?dëfryese? për këdo i cili injoron faktin se ato mund të shkaktojnë, ne kontekstin shoqëror, një influencë negative mbi opinionin e formuar ndaj individit i cili bie pre e kësaj vepre penale ? shpifje. Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim.

Dinjiteti i njeriut të drejtat dhe liritë e tij, janë baza e çdo shteti, i cili ka për detyrë t?i respektoj dhe t?i mbrojë ato.

Botërisht është e përcaktuar se përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Shpifja është një vepër tipike e manifestimit të mendimit dhe që karakterizohet nga përhapja e informacioneve apo thënieve të cilat dihet se janë, jo të vërteta apo të bazuar në fakte të provuara, pra janë gënjeshtra, të artikuluara nga mëndja e individit, i cili kërkon të dëmtoj figurën e atij ndaj të cilit i drejton këto shprehje.

Si sjellje kriminale, shpifja, përshkruhet si një shpifje faktuale, pra ajo lidhet në mënyre të drejtpërdrejtë me përhapjen e informacioneve që dihet që janë jo të vërteta dhe si pasoje dëmtuese të dinjitetit, nderit, dekorit dhe personalitetit të individit, ndaj kujt ato drejtohen. Kjo sjellje penalisht e dënueshme përshkruhet si një ?fyerje e reputacionit?.

Duke marrë parasysh faktin se nga ana e shtetasit, Sali BERISHA, deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, janë përhapur shpifje, informacione të pa vërteta dhe të pa bazuara me qëllim prishjen e imazhin dhe cënimin e nderit të emrit tim, të krijuar me shumë punë dhe mund në gjithë këto vite, duke u nisur nga sa sqaruam më sipër, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon:

?Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.?,

Nga interpretimi i nenit 120 të Kodit Penal, rezulton se, ligjvënesi ka parashikuar një mbrojtje të posacme juridike të nderit dhe dinjitetit të personit, vlerësimit që ka opinioni shoqeror dhe komuniteti për nje person të caktuar. Cënimi i këtyre marrëdhënieve passjell përgjegjësi penale.

Objekti i kësaj vepre penale, janë marrëdhëniet juridike që janë vendosur për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e cdo personi, dhe në rastin konkret, ndërin dhe dinjitetin tim si qytetare dhe si candidate për kryetare e bashkisë Shkodër.

Nga ana subjektive, kjo veper penale është kryer me dashje direkte. Ajo është kryer në formën e përhapjes së qëllimshme të thënieve, duke e ditur se janë të rreme, me qëllimin e vetëm për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim si person. Keto thënie janë bërë botërisht cka tregon për një rrezikshmëri të madhe shoqërore.

Subjekti i veprës penale, është person madhore dhe i përgjegjshëm para ligjit.

Ne rastin konkret, deputetit Sali Berisha ka konsumuar plotësisht këto elementë të kundravajtjes penale te ?Shpifjes?, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Ai me veprime të drejtpërdrejta, me dashje direkte, ka deklaruar në publik përpara mediave, dhe duke keqpërdorur funksionin e tij si deputet, ka përhapur thënie të rreme, dhe të pavërteta kundrejt meje, duke cënuar në mënyre të hapur dhe botërisht, nderin dhe dinjitetin tim. Këto shpifje i ka bërë me qëllim për të ndikuar opinionin publik, qe të krijojë për mua një vlerësim të keq dhe të ulët, ndryshe nga sa jam, dhe si me njeh opinioni publik.

 

Kërkoj

 

 Kallëzuesi

 

Keti BAZHDARI

 

KËRKESË PADI

 

Paditës:                  Keti, Bazhdari, e bija e Ndrekes, banuese në rrugen Luigj Gurakuqi, Shkoder, e datëlindjes 28/04/1980 me zotësi të plotë juridike për të vepruar, mbajtëse e kartës së identitetit me nr I05428138I

 

I Paditur:               Sali Berisha, Deputet i Partisë Demokratike

Objekti:                  Shpërblim dëmi jo pasuror.

Baza Ligjore:         Nenet 608, 625/a, 640 të Kodit Civil, nenet 31/1, 32/a, 34, 154/a të Kodit të Procedurës Civile, i ndryshuar.

Përpara

Gjykatës Së Rrethit Gjyqësor

                                                                                                Tiranë

 

E Nderuar Gjykatë,

Unë Keti Bazhdari, aktualisht ushtroj detyren e administratores në një shoqëri tregtare për një periudhë prej më tepër se 13 vjetësh që prej momentit . Kohët e fundit, jam zgjedhur nga partitë politike të koalicionit të majtë, Aleanca per Shqiperine Europiane, si kandidatë për kryetare të Bashkisë Shkodër.

Rrethanat e cështjes:

Me daten 07 Maj 2015, shtetasi Sali Berisha, deputet i Kuvendit te Shqiperise, ka konsumuar aktin e shpifjes ndaj personit tim, duke përhapur me qëllim thenje, dhe dhënë informacione, duke e ditur se janë të rreme, të cilat cënojnë nderin dhe dinjitetin tim. Kjo shpifje është bërë botërisht. Veprimet e mësipërme të deputetit Sali Berisha përbejne elementet e vepres penale të ?Shpifjes? të parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.

Konkretisht, në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, deputeti Sali Berisha duke folur nga foltorja e kuvendit ka bërë këtë deklaratë:

?Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…?

Kjo deklaratë e transmetuar nga ana e të gjitha mediave e bërë nga deputeti Sali Berisha, direkt nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, është kryer me qëllimin e pastër për të shpifur ndaj meje dhe figurës time, pasi thëniet e deputetit Sali Berisha janë të pavërteta, dhe ai e di se janë të pavërteta, por janë bërë për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim, si kandidate e koalicionit të majtë qeverisës për kryetarin e Bashkisë Shkodër.

I Padituri, me veprimet e tij, ka ulur dhe rrezikuar seriozisht besueshmërine dhe reputacionin e paditëses, me pasoja jo vetëm në nderin dhe dinjitetin e saj personal por edhe në imazhin e saj si tregtare dhe biznesmene të ndershme, si ortake e shoqërisë ?BELLA CONFEX? regjistruar sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë si dhe kandidate zyrtare e koalicionit te majte, Aleanca per Shqiperine Europiane, per kryetarin e Bashkise Shkoder, imazhi i i së cilës rezulton të jetë i dëmtuar rënë pas shpifjeve dhe deklaratave jo të vërteta të bëra nga e paditura.

Shpifja është një vepër tipike e manifestimit të mendimit dhe që karakterizohet nga përhapja e informacioneve apo thënieve të cilat dihet se janë, jo të vërteta apo të bazuar në fakte të provuara, pra janë gënjeshtra, të artikuluara nga mëndja e individit, i cili kërkon të dëmtoj figurën e atij ndaj të cilit i drejton këto shprehje. Si sjellje kriminale, shpifja, përshkruhet si një shpifje faktuale, pra ajo lidhet në mënyre të drejtpërdrejtë me përhapjen e informacioneve që dihet që janë jo të vërteta dhe si pasoje dëmtuese të dinjitetit, nderit, dekorit dhe personalitetit të individit, ndaj kujt ato drejtohen. Kjo sjellje penalisht e dënueshme përshkruhet si një ?fyerje e reputacionit?.

Si pasojë e deklaratave të të paditurit, paditëses i është cenuar rëndë reputacioni i saj, duke i shkaktuar një dëm moral të shfaqur në dëmtim të personalitetit të saj në sferën shoqërore dhe në atë të të gëzuarit të plotë edhe të biznesit të saj. Ky cenim passjell një ndikim negativ në fushën e biznesit në të cilën ajo vepron pasi deklaratat e të paditurës kanë pasur ndikim negativ në opinion.

Publikimi i këtyre shpifjeve, të cilat përfaqësojnë veprime të paligjshme dhe të kryera me faj nga ana e të paditurit, ka shkaktuar cenimin e nderit dhe personalitetit të paditëses, për këtë arsye paditësja kërkon nga gjykata që i padituri të deklarohet përgjegjës për shkaktimin e dëmit të pësuar prej tij, si rezultat i deklarimeve jo të vërteta, duke e detyruar atë të shpërblejë dëmin jopasuror në vlerën të cilën do e caktojmë gjatë zhvillimit të hetimit Gjyqësor.

Dëmi është i paligjshëm, pasi është rrjedhim i shkeljes dhe i cenimit të interesave dhe të drejtave të paditësit, të cilat mbrohen nga rendi juridik.

Argumentimi Ligjor:

Në nenin 625§1/a të Kodit Civil, parashikohet shprehimisht se: ?Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetin e tij?.

Legjislacioni civil Shqiptar i ka krijuar dhe garantuar një mbrojtje të posaçme nderit dhe personalitetit të personit, duke e mbrojtur atë nga sjelljet e paligjshme që i cenojnë ato.  Nderi në vetvete ka të bëjë me pastërtinë morale të dikujt, qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme të tij, ndershmërinë dhe besnikërinë e tij.  Po ashtu nderi është emri i mirë që gëzon dikush para të tjerëve dhe që përbëhet nga tërësia e vetive dhe tipareve morale të njeriut, që burojnë nga parime të caktuara, që çmohen nga shoqëria dhe që shfaqen në sjelljet e në veprimet që kryen personi konkret.  Nga ana tjetër me personalitet kuptohet tërësia e veçorive psikike, të karakterit, të sjelljes, të veprimtarisë, etj, që e karakterizojnë dhe e dallojnë një person të caktuar nga personat e tjerë dhe që e vendosin një person në një pozicion të rëndësishëm shoqëror.

Qëllimi (ratio legis) i nenit 625/1/a të Kodit Civil, është që t?i garantojë mbrojtje juridike civile nderit dhe personalitetit të personit, që mund të dëmtohet nga sjelljet e dëmshme të të tretëve (pa bërë përjashtim këtu ndonjë kategori e caktuar qytetares, përfshirë edhe politikanët).  Ky nen siguron mbrojtjen civile të këtyre të drejtave të personit, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mbrojtja nga legjislacioni penal, në kushtet e parashikuara nga ky i fundit.  Nderi dhe personaliteti i personit, siç u parashtrua më sipër, merret si e dhënë ekzistente për çdo person, e cila përbën prezumim fakti, për sa kohë që nuk provohen fakte të tilla që të vënë në diskutim elementët e mësipërm.

Dëmi jo pasuror i parashikuar nga neni 625/1/a i Kodit Civil, është një nga llojet e dëmit jashtë kontraktor, koncept i cili jepet nga nenet 608 dhe 609 të Kodit Civil.

Në çështjen objekt i këtij kërkimi gjyqësor, sjellja e paligjshme, konsiston në përdorimin e fjalëve apo shprehjeve që cenojnë nderin dhe personalitetin e një personi të caktuar.

Natyrisht që i padituri, me cilësinë edhe të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka të drejtë të shprehë opinione në lidhje me kundërshtarët politikë (e drejtë legjitime kjo), referuar fakteve që janë ose që mund të provohen në mënyrë qoftë edhe indirekte si të vërtetë, por nga ana tjetër në asnjë rast, kjo e drejtë nuk mund të shtrihet deri aty sa të përdoren shprehje cenuese të nderit dhe personalitetit në drejtim të dikujt tjetër.  Askush (qoftë ky edhe funksionar shtetëror) nuk ka të drejtë të bëjë akuza të pabaza në drejtim të çdo personi, përfshirë këtu edhe funksionarët shtetërorë. Të gjithë subjektet e së drejtës në Republikën e Shqipërisë, janë të barabartë para ligjit dhe në rastin e shprehjeve shpifëse apo cenuese drejtuar të tjerëve, ata mbajnë njësoj përgjegjësi, nëse çështja vjen në gjykatë. Nëse një person (qoftë ky edhe deputet) përdor shprehje që cenojnë rëndë nderin e personalitetin e të tjerëve (akuzat konkrete për korrupsion janë një nga këto raste), atëherë lind përgjegjësia për shpërblimin e dëmit jashtë kontraktor.

 

Nisur nga sa parashtruam më sipër por edhe në provat dhe argumentet shtesë që do të paraqesim në gjykim për të vërtetuar sa më sipër, kërkojmë:

 

 

 

 

Paditësja

 

Keti BAZHDARI

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga