LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Kam sjell modelin e punës, veprat e Bashkisë janë të prekshme për qytetarët Tiranës

7 Maj 2015, 19:20, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu, tha se bilanci për punën e bashkisë së Tiranës në këto 4 vjet është pozitiv.  Ai tha se bashkia ka zhvilluar me qindra projekte dhe ka kryer me qindra investime të rëndësishme në kryeqytet.

?Bilanci i bashkisë është i prekshëm. Bashkia e Tiranës ka realizuar vepra konkrete për këdo nga qytetarët. Unë vij si një model tjetër, ndryshe nga ai i ish kryetarit të Bashkisë. Modeli im është modeli i punës. Kemi realizuar me qindra projekte dhe qindra investime. Vetëm në UKT kemi shtuar me 50 mijë abonentë të rinj. Ky është modeli im i punës i cili e tremb kundërshtarin tim politik?, tha Basha

Rama bllokoi ndërtimin e bulevardit të ri

Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama është njeriu që bllokoi investimin më të madh në 80 vitet e fundit të Tiranës. Ai shtoi se Rama bllokoi projektin vetëm nga xhelozia.

?Ndërtimi i bulevardit të ri u bllokua nga Edi Rama. Të mendosh që ky bllokim u bë vetëm nga xhelozia është absurde. Edi Rama nuk e kupton që me këtë veprim nuk më dëmton mua por vetë qytetarët e Tiranës?, tha Basha

Rama bllokoi projektin e tramit

” Kryeministri Edi Rama ka qenë në Francë ku i është kërkuar të japë sigurinë për ndërtimin e tramit të Tiranës por ai e ka refuzuar këtë gjë. Kantieri për ndërtimin e tramit është gati por një njeri i vetëm e ka bllokuar. Nuk i di arsyet se pse e bllokoi por di tju them që unë jam i vetmi Kryebashkiak në Evropë që brenda dy vitesh ka rezlizuar dy projekte për ndertimin e tramit”, u shpreh Basha

E ftoj Ramën në debat publik

? Unë e ftoj Edi Ramën në një debat publik por ai ska guxim ta bëjë këtë gjë. E ftoj atë që për 12 orë ta lërë punën e tij si turist dhe të bëjë bilancin e veprave që ka bllokuar ai dhe veprave që janë ndërtuar. Nëse në fund rezulton i besueshëm për qytetarët, atëherë ai e ka fituar debatin?,  nënvizoi Basha

 

Lajmet e fundit nga