LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

INTERVISTA/ Grida Duma: Berisha, mentori im politik

9 Maj 2015, 09:26, Aktualitet CNA

Si hyre në politikë, ishte vendim personal apo një rrethanë e jetës?

Jo, s?ka ndodhur ashtu. Ka qenë një kontakt me ish-kryeministrin Berisha. Dhe në fakt ka qenë një emision televiziv dhe që aty u vendos ky kontakt i cili vijon deri sot.

Pra ishte zoti Berisha ai që ju mori, ta quajmë sponsorin e parë politik?

Unë e quaj mentor politik, e quaj njeri nga i cili marr eksperiencë dhe së paku përsa i përket dijes politike që ai ka, duhet që ta pranojmë plotësisht që është fat që ta kesh një njeri që mund të të këshillojë ndonjëherë aq sa ai ka mundësi, ose ka pasur ndonjëherë mundësi ta bëjë me mua. Dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.

Kur je në mbrojtjen e Zeusit, natyrisht që ke dhe xhelozitë e të tjerëve që duan t?i afrohen?

Unë mendoj që zoti Berisha njihet për një kualitet të madh të tij. Ai ka mbrojtur të gjithë njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij. Në të gjitha momentet.

Por jo të gjithë i ka pasur gjithmonë afër?

Së pari ekzistenca ime në PD, edhe nëse ju e quani pjesë të një karriere relativisht të shpejtë duhet edhe parë si një lavdërim për PD-në, që qenka partia e mundësve dhe oportuniteteve. Ndoshta jo vetëm me mua, por e ka provuar këtë edhe në 2005 dhe në plot momente që kur ka gjetur asete të vlefshme politike i ka mbështjellë menjëherë te vetja dhe u ka dhënë shanse; është partia e shanseve.

Unë nuk besoj që kam qenë te njerëzit e trajtuar në mënyrë të veçantë. Kam qenë te njerëzit që u është vlerësuar ai kontribut, është mbështetur për atë kontribut dhe i është njohur që Grida mund të vlejë për këtë apo për atë. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë, duke ditur shumë mirë që një parti politike është një jetë e tërë për disa kontributorë dhe disa investitorë dhe disa krijues të saj, është jeta e tyre e vërtetë. Jam mirënjohëse për atë që kanë lënë dhe do vazhdoj të jem mirënjohëse për atë që kam lënë.

Janë më shumë xheloze femrat në parti apo meshkujt?

Unë nuk e kam perceptuar ndonjëherë si xhelozi. Në rrafshin profesional dhe të karrierës është konkurrencë dhe asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk mendoj ndonjëherë që konkurrenca është negative, unë mendoj që konkurrenca është pozitive. Mendoni sikur mos të kishte konkurrencë në politikë.

Natyrisht që konkurrenca është, por ka dhe bërryla, dhe goditje pas shpine?

Konkurrencë, konkurrencë. Nuk ka nevojë të shkojmë në politikë. Unë me konkurrencën profesionale e kam njohur nëpërmjet time mëje në rrethet e artistëve. Dhe të them të drejtën, konkurrencën që ndoshta ju ma konfirmoni më mirë. Dhe konkurrenca që kam ndjerë unë në rrethet e artistëve është ndoshta më e fortë sesa ajo brenda rretheve të politikës. Sepse është kulminacioni i një imazhi publik që të gjithë do ta dëshironin. Është krejt e natyrshme dhe shyqyr që është ashtu.

Ke ardhur si pedagoge, ke ardhur si profesioniste, si njeri i cili në atë kohë ishe aktive edhe në shtyp. Ndoshta njerëzit mund të thonë që mirë ka folur, por nuk dimë çfarë ka bërë kjo në këtë jetë që ne t?ia besojmë qytetin?

Unë mendoj se më shumë kam bërë, sesa kam folur. Se ju periudhën e folur ma masni 5 vite. Unë jam afër të 40-ve, kam bërë më shumë.

Për shembull?

Eksperienca në organizatën qeveritare kanë qenë të parat, por jo vetëm. Paralelisht me to unë kam punuar dhe në biznes privat. Sektor të cilin e vlerësoj shumë. Unë mendoj që sigurisht motori lëvizës i ekonomisë do jetë sektori privat, sipërmarrja private. Është ai ku nuk falet që ti të vish në punë në orën 8:00 dhe të ikësh në 16:00 dhe të thuash që isha në punë. Aty duhet të prodhosh një gjë. Dhe shpesh me institucionet publike kam këtë problem, që nuk fusin brenda vetes atë mënyrën e menaxhimit si te privatët, aty ku puna është punë. Në këtë kuptim unë kam pasur përvojë në biznesin menaxherial në sektorin privat si e punësuar apo edhe si e vetëpunësuar në një element të vogël. Dhe e vlerësoj shumë me të gjitha pluset dhe minuset dhe vështirësitë e jashtëzakonshme që ka biznesi privat. Po ashtu përvojën menaxheriale në departamentin publik të Universitetit të Shkencave Sociale, po ashtu përvojë menaxheriale e fortë ka qenë edhe ato vite që isha si zv.ministre. Një nga pilastrat e fortë të të qenit në Bashkinë e Durrësit nuk do të jetë fjala, por do jetë mikromenaxhimi i jetës së përditshme. Një gjë që ne nuk e kemi bërë përgjithësisht.

?U tha që Vangjush Dako e ka të sigurt edhe kësaj here fitoren në Durrës, sepse (Agron) Duka ishte ai që mund ta rrezikonte. Në momentin që ti u kandidove, u tha që Grida mund të mobilizojë të vetët, por nuk arrin të thithë të pavendosurit për shkak të një lloj profili të saj partiak më shumë sesa profili i një njeriu që do të merret me qytetin?

Është me vend që të themi se një nga gjërat që duhet vlerësuar në një pjesë të madhe të kandidimeve të PD-së është që ka bërë realitet çuarjen e personazheve dhe figurave të rëndësishme qytetare në qytete. Pa filluar nga vetja, po filloj me Elbasanin, Shkodrën, Tiranën? etj., pra jemi personalitete të partisë me një profil të rëndësishëm, të cilët vihen me kandidimin në krye të qyteteve, çka tregon edhe rëndësinë që iu është dhënë këtyre kandidimeve. Në anën tjetër unë jam sociologe dhe diferenca midis meje dhe një njeriu që e shikon vetëm nga ekrani realitetin ose e shikon nga ajo rrethana e vet e vogël është shumë e madhe. Pse? Sepse ne sociologët jemi mësuar të flasim vetëm me shifra reale që vijnë nga terreni social?Ky është një perceptim i përgjithshëm që Grida është figurë politike

Ti vete çfarë perceptimi ke?

Grida e shikon veten fort tek fasha moshore nga 25 deri në 38 vjeç. Është fasha moshore që e gjen veten tek përfaqësimi i Gridës. Dhe është fasha moshore që kërkon një Shqipëri, që cilësinë e jetës nuk e ka të logjikës joperëndimore?Ju keni parë edhe qytetet perëndimore që edhe 20 cm ngjeshur me pallatin bëhet gjelbërim. Kudo ku ka vend për të vënë dorë, do të vendoset dorë. Ju thoni që zona gri nuk vjen drejt Gridës? Nuk dua fare të përmend kandidatin tjetër se ku mund të jetë tek zona gri?Por pyes, zona gri nuk mund të përfaqësohet tek një njeri që është pedagoge e universitetit? Nuk u përfaqësoka zona gri tek një individ që është grua dhe përbën edhe një ndryshim për hir të së vërtetës kandidimi në një bashki të madhe? Nuk do zona gri një gjë ndryshe? Nuk ka mundësi që zona gri të mos jetë më afër meje edhe për një arsye logjike?Arsyeja logjike është kjo që zona gri është zonë racionale, është shtresa e mesme e shoqërisë që punon përditë dhe merr një rrogë mbi të mesme dhe llogarit shumë mirë sa do shkojnë për shkollimin e fëmijës dhe cilësinë e jetës. Është shtresa që unë kam më shumë adhurim, sepse ky është motori i lëvizjes së shoqërisë. Kjo zona gri absolutisht nuk gabon kur ka përballë një njeri, që kur e ka parë në panele politike e ka kuptuar që ka qenë një panel politik dhe ky profil i krijuar i Gridës është paneli politik dhe ata e dinë që një njeri që është racional në një panel politik nuk ka arsye se pse të mos jetë racional në të gjitha aurat e tjera?

Do dalësh në debat me Dakon?

E mirëpres në çdo moment. Është gjëja më e mirë që duhet të bëjmë. E mirëpres.

Jeni gati të debatoni megjithëse (ai) i njeh të gjitha yçklat e bashkisë?

Absolutisht po. E mirëpres në çdo moment. Ai ka eksperiencën e tij. Unë kam timen. Unë madje do t?ju lutesha juve që të ma sillni z. Dako, sepse pëshpërimat rreth e qark janë që nuk do të dalë në debat.

A gëzoni mbështetje brenda partisë?

Të plotë, të plotë.

Po nga z. Duka?

Është një bashkëpunëtor shumë i mirë. Kemi shkuar në disa vende bashkë. Kemi bërë fushatë të bukur nëpër rrethinat, atje ku edhe ai ka pikat e tij gjithashtu. Për mua është një bashkëpunëtor burrëror.

Ka edhe nga ata që nuk ju kanë parë si një figurë të fortë partiake, madje edhe për kandidimin tënd ka pasur dilema nëse do të ishte mirë që të kandidonte Grida apo jo?

Nuk di se kush do të ishin arsyet se pse jo. Nuk i kuptoj arsyet se pse jo. Qyteti im brenda formatit politik, një figurë e PD-së, një figurë që vjen pa asnjë lloj problematike me PD-në e Durrësit kur mirëpritet dhe shikohet si një figurë e cila është jashtë çfarëdolloj konflikti interesi në garën e brendshme apo në çdo gjë tjetër ku bashkëpunimi apo fjala e z. Duka ishte ?epo mirë, në rregull s?jam unë, por me këtë e ke bërë më mirë?, kështu që unë shoh që të gjithë faktorët shkojnë drejt suksesit

E rëndësishme është që je gati të menaxhosh dhe të drejtosh gjithë ata burra nëse e merr Bashkinë e Durrësit?

Jam gati të menaxhoj burra dhe gra në kuptimin që t?i kem bashkëpunëtorë, por jam gati që të menaxhoj resurset që ka qyteti dhe kjo është më e rëndësishme.

Komenti juaj për akuzat e Taulant Ballës, apo për shkrime në gazeta të ndryshme që kanë shkruar për mashtrim tëndin dhe të ortakut tënd kur ti merreshe me biznese me shitjen e apartamenteve, ku në të njëjtën ditë i njëjti apartament u është shitur dy personave të ndryshëm, për të cilët ka edhe gjyq dhe je në gjyq?

Falsitet, falsitet e gjitha. Kjo është një sëmundje e politikës së vjetër që nga viti ?45, që i fusnin armët në kishë dhe iu thoshin priftërinjve që jeni trafikantë armësh. Është sëmundje e politikës së vjetër

A ka të vërteta?

Unë nuk besoj se kam marrë pjesë në një intrigë të vetme kundrejt kujtdo që ka qenë përballë meje. Nuk besoj që mund të ketë një person të vetëm që vërtet kur merr përsipër të kandidosh Alban, duhet të dish shumë mirë se kush është historia jote dhe kush janë eksperiencat e tua dhe kurrsesi nuk ndodh që unë të merrja përsipër kandidimin nëse ndonjë gjë nga këto do të ekzistonte në ajër? Janë letra të shpifura?

Nuk ka ndonjë proces gjyqësor ndaj teje?

Absolutisht jo. Me mua nuk ka asnjë lidhje. Asgjë.

 

 

 

 

 

 

 

14:00 Aktualitet

Reduktimi i stresit

 Stresi është një realitet që ndikon pothuajse në çdo ditë t...

Lajmet e fundit nga