Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në vitin 1997, si përfaqësues i Partisë Socialiste, në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1992-1996), ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi (1998-2002), në 24 nëntor 2014 ka botuar në gazetën ?Dita? shkrimin me titull ?Papa dhe rishkrimi i historisë së Luftës?, ku e fyen At Anton Harapin si ?bashkëpunëtor të pushtuesve nazifashistë?.
Nëse Shaqir Vukaj qorton ata kolaboracionistë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët bashkëpunuan me ata pushtuesit, që e kishin pushtuar Shqipërinë në kuadër të zhvillimeve globale të cilët nuk mund t? i ndikonte Shqipëria, çka duhet thënë për sjelljen e kolaboracionistit Shaqir Vukaj ndaj Rusisë, një shteti me qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë, i cili shtet nuk e kishte pushtuar ushtarakisht Shqipërinë, kur Shaqir Vukaj sillej si më servili i kolaboracionistëve ndaj tij, ndonëse ishte me detyrë ambasador i Shqipërisë në Moskë. Ja se si shkruan Shaqir Vukaj në librin e tij me kujtime kohën kur ishte ambasador i Shqipërisë në Rusi mbi një ngjarje të ndodhur në 22 mars 1999, dy ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë:
?Sot me kërkesën time u takova në Ministrinë e Punëve të Jashtme me drejtorin e Drejtorisë III për Europën, A. Tollkaç. Qëllimi ishte të shkëmbenim mendime rreth problemit të Kosovës dhe sigurisht rreth dy vendeve tona. Dua të theksoj se edhe para fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, në Rusi ndjehej një frymë antishqiptare, çka u bë më e dukshme mbas fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë. Për të realizuar këtë takim kisha bërë tri herë kërkesë dhe vetëm herën e tretë m? u përgjigjën pozitivisht. Ky fakt s? ka nevojë për komente, e kur mendon se ambasadorin rus në Tiranë e pret sa herë të dojë ministri i jashtëm, kryeministri apo presidenti.
Në takim shkova me sekretarin e parë të ambasadës, Ligor Cullufe. Që në përshëndetjen tek dera, ai tha se nuk kishte më shumë se gjysmë ore kohë. E pashë mirë se takimi do të ishte ose për të kaluar rradhën, ose i tendosur, megjithatë doja ta dëgjoja nga goja e tij (sigurisht e eprorëve të tij).
Duke e falenderuar për pritjen, i thashë se është hera e tretë që kërkoj takim por e shoh që drejtori është shumë i zënë, mbasi edhe sot nuk ka më tepër se gjysmë ore kohë për ne. Sidoqoftë, e konsideroj të nevojshëm shkëmbimin e mendimeve për situatën e krijuar në Kosovë, por edhe për marrëdhëniet tona e ecurinë e tyre të mëtejshme.
-Situata në vendin tonë është e stabilizuar,- fillova unë dhe menjëherë ai më ndërpreu:
-Ngaqë Shqipëria është e pushtuar nga trupat e NATO-s?… Apo kur në Shqipëri kanë ardhur e vazhdojnë të vinë trupa amerikane dhe teknikë ushtarake, ndërmjet të cilëve edhe helikopterë ?apaç?, që janë të destinuar për luftën kundër tankeve. Ju duhet ta dini, se nëse sulmi fillon nga territori tuaj, vendi që sulmohet ka të drejtën e përgjigjes, pra edhe Shqipëria mund të përfshihet në konfliktin e armatosur.
Ishte tepër e rëndë të dëgjoje me gjakftohtësi gjëra të tilla, deri edhe kërcënime direkte. Megjithatë ky dreq zanati është i tillë që duhet të ruash gjakftohtësinë e të matesh në çdo fjalë.? (Shaqir Vukaj, ?Rusia dhe Kosova: shënime të një diplomati?, Tiranë 2007, f. 351-352)
Përse duhej që ambasadori i Shqipërisë në Moskë, dhe Qeveria Socialiste e kohës që qëndronte pas tij, të silleshin në një mënyrë kaq poshtëruese për Shqipërinë duke kërkuar tre herë takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, për t? i dhënë shpjegime zyrtare për gjendjen e krijuar në Shqipëri në lidhje me zhvillimet që kishin të bënin me Luftën e Kosovës, një shteti si Rusia, që kishte një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe angazhimit të Shqipërisë për Kosovën? Përse duhet të shkonte ambasadori shqiptar në takimin zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, kur, megjithë rëndësinë e çështjes, i ofruan që të takohet vetëm me një zyrtar të rangut të ulët? Përse duhej që ambasadori shqiptar kur shkoi në takim, të pranonte që të bisedonte me zyrtarin rus, ndonëse ky që te dera i tha se nuk kishte veçse pak kohë, cka ishte një mënyrë diplomatike për ta dëbuar që te dera? Përse duhej që ambasadori shqiptar të vazhdonte takimin ku për më tepër zyrtari rus kishte ndërmend që ta shpenzonte duke folur vetë kohën që i ofroi ambasadorit shqiptar? Merret vesh, rusët kanë pasur qëllim ta fyejnë e poshtërojnë Shqipërinë duke refuzuar kërkesat për takim, dhe kur pala shqiptare ka ngulmuar për takimin, zyrtari rus ka qenë i udhëzuar që ta fyejë ambasadorin shqiptar që te dera, duke dashur ta bëjë këtë që të largohej pa e kryer takimin. Kur ambasadori shqiptar megjithatë nuk u largua, zyrtari rus vendosi që ta përdorë kohën e takimit për ta fyer dhe provokuar shtetin që përfaqësonte ambasadori Vukaj në një mënyrë që rrallë ndeshet në analet diplomatike. E megjithatë ambasadori shqiptar qëndroi dhe e dëgjoi me durim rusin, se sipas Vukajt, kështu e ka ky dreq zanati i diplomatit. Kjo nuk ndodhi se Shqipëria është vend i vogël dhe Rusia vend i madh. Ambasadori shqiptar, ndonëse përfaqësonte një vend të vogël, ishte në gjendje që të sillej ndryshe, dhe t? i përgjigjej ashpër rusit, pasi Shqipëria kishte NATO-n në anën e saj, çka pohohet dhe nga vetë rusi në takim.
Një diplomat profesionist, çka pretendon se është Vukaj, në një rast të tillë do të sillej krejt ndryshe nga ai. Madje edhe një diplomat joprofesionist, por që kishte vetëdije kombëtare, do të sillej në mënyrën e duhur në rrethanat e krijuara në këtë takim. Vukaj nuk thotë as se zyrtari rus e ftoi të ulet. Duket se edhe fyerjet e mësipërme ambasadori shqiptar i ka dëgjuar në këmbë, si të ishte një pastrues i zyrave.
Por Shaqir Vukaj, i cili dikur kishte studiuar në Rusi, në kohën kur Shqipëria komuniste kishte marrëdhënie të mira me Bashkimin Sovjetik, gjendej në Moskë si një filorus, i cili ishte udhëzuar nga Qeveria Socialiste e Tiranës, e përbërë nga njerëz me tradita familjare filoruse, që t? i jepnin të kuptonte Rusisë se ata me zemër ishin me të, por nuk kishin çfarë të bënin se NATO-ja kishte marrë Shqipërinë nën kontroll pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Europa Lindore.
I gjithë takimi ka qenë një sitcom diplomatik (komedi situatash) i paprecedent, se Qeverisë Ruse i dështoi plani për ta bërë ambasadorin shqiptar Shaqir Vukaj që të hiqte dorë nga kërkesa për takim, ose së paku te largohej nga takimi, se rusofili shqiptar nuk tërhiqej atje ku do të ishte tërhequr diplomati. Për rusofilin shqiptar Shaqir Vukaj i cili me zemër ishte me Rusinë, qortimet ruse qenë të drejta dhe ambasadori shqiptar duhet t’ i dëgjonte me durim ato. Nga Tirana, eprorët e tij rusofilë e kishin udhëzuar që sido që të ndodhte ai duhet ta siguronte takimin dhe gjatë tij të ruante “gjakftohtësinë”, domethënë të dëgjonte fyerjet e rusit deri kur ky të lodhej dhe ta dëbonte duke i thënë se takimi kishte mbaruar.
Sjellja e Shaqir Vukajt pra ishte një lloj i keq i kolaboracionizmit me armikun, se ky disponim kaq servile tregohej ndaj një armiku që në kohën kur zhvillohej biseda nuk e kishte pushtuar Shqipërinë. Por Rusia kishte pushtuar zemrën e Vukajt dhe të eprorëve të tij në Tiranë.
At Anton Arapi, të cilin e qorton Shaqir Vukaj, bashkëpunoi me një pushtues në ikje si gjermanët, pikërisht sepse e kishte kuptuar se Shqipëria rrezikonte të pushtohej nga një e keqe afatgjatë, komunizmi rusofil, që do të prodhonte rusofilë si Vukaj në të ardhmen. Do të mjaftonte sjellja e Shaqir Vukajt në 1999, për t? i dhënë të drejtë At Anton Harapit në 1943-44.
Nga Kastriot MYFTARAJNë librin “Historia e Shqipërisë”, boti...
Nga Mitro CelaDitën e parë të korrikut, e nisi me sherr me g...
Nga Kastriot MYFTARAJPas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e ma...
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë kohën e Luftës së Kosovës, në maj 19...
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...