Miti i ringritjes ekonomike
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Sqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes bëri dje pas shpërthimeve enigmatike që u dëgjuan në Durrës, Kavajë, Lushnjë, madje deri në afërsi të kryeqytetit, nuk është aspak bindës. Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes zhurmat e dëgjuara kanë si shkak një boom sonic të ndodhur për shkak se dy aeroplanë luftarakë të një vendi aleat të NATO-s fluturuan me një shpejtësi më të lartë se ajo e zërit pranë bregdetit shqiptar, por gjithsesi në një largësi prej rreth 20 milje prej tij, dhe këtë e bënë për të përcjellë një aeroplan komercial që kishte humbur kontaktin me autoritetet e trafikut ajror ndërkombëtar në një vend fqinj dhe që do të hynte në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Me këtë rast ndodhi fenomeni i quajtur boom sonic që është një zhvendosje e beftë me shpejtësi të madhe e masave të mëdha ajrore.
Sqarimi i Ministrisë së Mbrojtjes është hermetik dhe më tepër krijon enigma të reja se sa sqaron atë që ka ndodhur në të vërtetë. Në deklaratën zyrtare për shtyp nuk thuhet se cilit vendi i përkiste aeroplani komercial që humbi kontaktin me autoritetet e trafikut ajror ndërkombëtar, nuk thuhet se me qendrën e kontrollit ajror të cilit vendi e humbi kontaktin ky aeroplan para se të hynte në hapësirën ajrore të Shqipërisë, nuk thuhet se nga cili vend i NATO-s me të cilin Shqipëria ka marrëveshje për policimin ajror u ngritën dy aeroplanët gjuajtës F-16 për ta përcjellë aeroplanin e dyshimtë, si dhe nga cila bazë ajrore. Të gjitha këto nuk përbëjnë sekrete dhe supozohej që Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë t? i dinte kur publikoi deklaratën dy orë pas ngjarjes. Televizioni privat proqeveritar Top Channel, nga ana e tij, ka njoftuar dje se bëhet fjalë për një aeroplan britanik, i cili ishte nisur nga Beogradi për të hyrë në hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe që do të shkonte në Afrikë. Sipas Top Channel me këtë rast u ngritën dy aeroplanë luftarakë F-16 nga Italia, për të bërë shoqërimin e aeroplanit të dyshimtë. Nuk kuptohet se përse Qeveria e Shqipërisë nuk ka parapëlqyer që t? i bëjë publike këto të dhëna, kur në to nuk ka asgjë sekrete. Siç pohon Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj Shqipëria ka një marrëveshje për policimin ajror me dy vende fqinje, anëtare të NATO-s, të cilët zotërojnë aeroplanë luftarakë, të aftë për të kryer të tillë misione.
Por nuk duket aspak e besueshme që zhurmat e dëgjuara dje në zona shumë të populluara në bregdetin shqiptar dhe në thellësi të prapatokës, të kenë qenë një sonic boom, i shkaktuar nga fluturimi me shpejtësi mbi atë të tingullit (zërit), të dy aeroplanëve supersonikë. Këtë e them për disa arsye. Së pari, sa më e madhe që të jetë lartësia e fluturimit të një avioni, aq më e vogël është impakti që ka sonic boom i shkaktuar prej tij në tokë. Prandaj aeroplanët supersonikë fluturojnë mbi shpejtësinë e zërit vetëm në lartësi shumë të mëdha, kur fluturimi ndodh pranë zonave të banuara. Aeroplanët komercialë, si ata të udhëtarëve, ashtu edhe ata cargo fluturojnë në lartësi të madhe, e për rrjedhim kështu duhet të kenë bërë edhe dy aeroplanët interceptues. Së dyti, dy aeroplanët luftarakë që u nisën nga Italia logjikisht duhet të kenë fluturuar mbi shpejtësinë e zërit vetëm kur u nisën për ta interceptuar aeroplanin e dyshimtë, ashtu që ta arrinin sa më shpejt aeroplanin e dyshimtë, pra kanë fluturuar mbi shpejtësinë e zërit vetëm kur gjendeshin mbi det duke iu afruar bregdetit shqiptar, dhe jo kur e interceptuan aeroplanin e dyshimtë pranë bregdetit shqiptar. Në nivelin e detit, shpejtësia e tingullit (zërit) është 762 milje në orë, domethënë 1226 km në orë. Aeroplanët komercialë ?Boeing? (si ata që transportojnë udhëtarë ashtu dhe ata cargo) fluturojnë nën shpejtësinë e zërit, madje nuk arrijnë dot as 1000 km në orë, si shpejtësi maksimale. Kështu që dy aeroplanët luftarakë nuk kishin pse të kapërcenin shpejtësinë e zërit në momentin që e interceptuan aeroplanin e dyshimtë. Për dy aeroplanët interceptues ishte e mjaftueshme që të fluturonin në kufirin e shpejtësisë së zërit, dhe ta kishin nën kontroll lëvizjen e aeroplanit të interceptuar, me një shpejtësi mjaftueshëm superiore ndaj asaj të tij. Nëse aeroplanët interceptues do të kapërcenin shpejtësinë e zërit ata do ta humbnin aeroplanin e interceptuar.
Pilotët e aeroplanëve F-16 janë superprofesionistë, të trainuar shumë mirë, që veprojnë sipas manualeve të sakta. Ata e dinë se, me rregulloret e fluturimit është rreptësisht e ndaluar që kur janë duke fluturuar pranë zonave të banuara dhe atë lartësi kur mund të shkaktohet sonic boom, ta rritin shpejtësinë në atë masë që mund të shkaktohet sonic boom. Ai që quhet sonic boom nuk është një lloj shakaje të cilin njerëzit e ajrit, pilotët ua bëjnë njerëzve të tokës, pra banorëve të zonave në afërsi të të cilave fluturojnë ata, por është një gjë shumë serioze. Sonic boom madje përdoret edhe si metodë luftarake dhe quhet figurativisht ?sound bomb?, domethënë bombë zanore. Sepse ekziston një dallim midis sonic boom spontan dhe asaj që quhet sound bomb (bombë zanore). Derisa sonic boom është zhvendosja me zhurmë e ajrit që shkakton një aeroplan supersonik (i aftë të fluturojë me shpejtësi më të lartë se ajo e zërit), sound bomb është efekti sonic boom i shkaktuar nga fluturimi i një apo më tepër aeroplanëve supersonikë, në atë mënyrë (shpejtësi dhe lartësi), që të maksimalizohet efekti sonic boom, deri në atë masë sa të arrijë efektin e sound bomb duke e traumatizuar popullsinë e zonave të banuara. Si i tillë, efekti sonic boom i shndërruar në sound bomb është përdorur nga Israeli kundër popullsisë së territoreve palestineze. OKB që vite më parë i ka kërkuar Israelit që të mos e përdorë taktikën luftarake të sound bomb në terrritoret palestineze.
Gazeta britanike ?The Guardian? e 3 nëntorit 2005 thoshte se: ?Israeli është duke përdorur një taktikë të re të tmerrshme kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës, duke përdorur ?bomba zanore? shurdhuese, të cilat përhapin frikë, shkaktojnë dështime te gratë shtatzana dhe traumatizojnë fëmijët. Largimi i banorëve hebrej nga Rripi i Gazës hapi rrugën për ushtarakët israelitë që të përdorin aeroplanët luftarakë për të krijuar duzina të bombave zanore, duke fluturuar këta aeroplanë përtej kufirit të shpejtësisë së zërit, në lartësi të ulët, dhe duke dërguar kështu valë ajri shokuese përgjatë territorit, shpesh natën. Palestinezët e krahasojnë zhurmën me atë të një tërmeti, ose të një bombe shumë të fuqishme.?
Në nëntor 2005, I dërguari i posaçëm i OKB për Lindjen e Mesme, Alvaro de Soto i shkroi një letër zyrtare Qeverisë së Israelit ku i thoshte se ai ishte thellësisht i shqetësuar për impaktin që ka te fëmijët përdorimi i bombave zanore. Z. de Soto në vazhdim shkruante se për të ishte e papranueshme që përdorimi i bombave zanore të quhej një përgjigje legjitime nga ana e Israelit ndaj lëshimit prej Hamasit të raketave në qytetet Israelite. Sipas z. de Soto bombat zanore janë një instrument që nuk bën dallim dhe që e godet popullsinë kolektivisht. ?Prandaj ne kërkojmë që përdorimi i tyre të ndalet pa vonesë?, thoshte z. de Soto në letrën e tij, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Zhurmat që u dëgjuan dje në bregdetin shqiptar, dhe në thellësi të prapatokës, deri në Lushnjë, Kavajë, Shijak, e deri pranë kryeqytetit, qenë të njëjta me ato që dëgjojnë banorët e territoreve palestineze kur Ushtria Israelite përdor bombat zanore. Aeroplanë F-16 të NATO-s kanë shkaktuar efektin e bombave zanore në territorin shqiptar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, dy aeroplanët supersonikë (që mund të fluturojnë me shpejtësi më të lartë se ajo e zërit), i janë afruar bregdetit shqiptar në një largësi që në çdo rast ka qenë jo më tepër se rreth 20 milje (32 km). Ai që e ka futur këtë detaj në deklaratë është një ekspert i aviacionit i cili e njeh mirë dukurinë e përdorimit të sonic boom për të krijuar efektin e sound bomb. Çdo pilot profesionist i aeroplanëve supersonikë e di mirë se shkalla e përhapjes së efektit sonic boom në tokë është një milje (1.6 km) për çdo 1000 këmbë (300 metra) lartësi. Kjo do të thotë se, nëse gjërat kanë ndodhur ashtu si thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtje, atëherë për të arritur efekti sonic boom deri në bregdetin shqiptar, pra për t? u shpërndarë deri valëzimi i fortë i ajrit deri në bregdet, pra rreth 32 km larg pikës ku ata arritën kapërcyen shpejtësinë e zërit në një lartësi mbi det, duhej që aeroplanët të fluturonin në lartësinë rreth 6000 metra. Dhe këtu duhet thënë se aeroplanët luftarakë qenë duke fluturuar paralel me bregdetin shqiptar në atë moment, jo në drejtim të tij. Por, zhurmat janë dëgjuar shumë të forta deri në 30 km thellësi të territorit shqiptar në vijë ajrore (deri te Ura e Beshirit në Tiranë). Kjo do të thotë se efekti i sonic boom është përhapur rreth 50 km, për çka supozohet që dy aeroplanët luftarakë supersonikë të kenë fluturuar në lartësinë 9000 m. Por nëse aeroplanët supersonikë do të kenë fluturuar në këtë lartësi të madhe, atëherë zhurmat nuk do të dëgjoheshin aq të forta në tokë, se me rritjen e lartësisë së fluturimit, do të ulej fuqia goditëse e valës ajrore në tokë, çka e dinë mirë banorët e territorëve palestineze që kanë përjetuar eksperienca të ngjashme me aeroplanët luftarakë israelitë të të njëjtit lloj, F-16.
Atëherë çfarë ndodhi në të vërtetë dje në Shqipëri? Ajo çka ndodhi eshtë se aeroplanë supersonikë, të cilët me siguri kanë qenë më tepër se dy, kanë bërë një fluturim në trajtë harku me shpejtësi më të lartë se ajo e zërit, që nga veriu i qytetit të Durrësit, në Shijak, Kavajë, në lartësi jo të madhe, por që megjithatë për shkak të shpejtësisë shumë të lartë nuk janë parë nga banorët vendas përveçse kur kanë kaluar përsëri në fluturim nën shpejtësinë e tingullit. Kjo gjë ka shkaktuar efektin e një zinxhiri të bombave zanore.
Shqipëria dje u bombardua me sound bombs, ky është një fakt. Se përse ndodhi kjo gjë, kjo kërkon një analizë më vete. Por ajo që ndodhi nuk paralajmëron asgjë të mirë. Në rastin më të mirë, Shqipëria u përdor si poligon qitjeje për një ushtrimore të NATO-s me sound bombs, që kryhej drejtpërdrejt mbi popullsinë civile, me ç? rast do të shihej reagimi i kësaj të fundit. Në rastin më të keq, me këtë bombardim është provuar reagimi i shqiptarëve, nga pikëpamja e zhvillimeve të ardhshme kur në Shqipëri mund të ndodhë një kryengritje islamike dhe vendi të bjerë nën kontrollin e një regjimi islamik, të sponsoruar nga Shteti Islamik. Me këtë rast, NATO-s do t? i duhet që të ndërhyjë në Shqipëri, edhe duke përdorur taktikat e sonic boom të shndërruar në sound bombs që përdor Israeli në territoret palestineze.
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAVajza e Azemit. Më 10 shtator ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...