Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Deri më tani, teorinë më absurde për hartën e dërguar me dron në stadiumin e Beogradit e ka bërë avokat Spartak Ngjela, i cili ditën e hënë në emisionin ?Shqip? të Rudina Xhungës, në Top Channel tha se kjo hartë ishte ajo që Ministri i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Konti Berctold i dërgoi në Konferencën e Londrës, si propozimi austro-hungarez për kufijtë e Shqipërisë. Nëse z. Ngjela do të kishte qenë sadopak një map reader, apo hartëlexues, ai do ta kishte kuptuar që me vështrimin e parë se të dy hartat ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Harta e dërguar në Konferencën e Londrës nga Austro-Hungaria, nuk përmbante Shqipërinë në kufijtë etnikë, por me atë që ishte kërkesa maksimaliste e Vienës, në rrethanat e krijuara në Konferencë, ku Rusia, e cila kishte aleatë Francën dhe Britaninë e Madhe, kërkonte që kufijtë e Shqipërisë të ishin nga Shëngjini, ndiqte deri në një pikë rrjedhën e Lumit Drin përgjatë grykëderdhjes së tij, dhe më tutje, e linte Drinin e Bardhë në veri e kthehej në lindje duke lënë Spaçin dhe Iballën jashtë kufijve, si dhe duke lënë jashtë kufijve ato që sot janë rrethet e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Hasit Kukësit. Kufiri, sipas propozimit rus, kthente kah jugu para se të arrinte në pikën e bashkimit të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, dhe ecte paralel me këtë të fundit, por duke lënë një pjesë të mirë të tokave të bregut perëndimor të Drinit të Zi. Më tutje kufiri linte jashtë Shqipërisë Pogradecin, Korçën Devollin, një pjesë të Kolonjës, Delvinën, Sarandën.
Sipas hartës së paraqitur nga Austro-Hungaria, kufiri i shtetit të ardhshëm shqiptar niste nga pika e kufirit të sotëm shtetëror në derdhjen e Bunës, e ndiqte për pak kufirin e sotëm shtetëror, hynte pak në territorine sotëm të Malit të Zi me qëllim që pjesa më e madhe e Liqenit të Shkodrës të mbetej në Shqipëri, dhe më pas kthehej përsëri në lindje, madje duke e lënë Vermoshin jashtë Shqipërisë. Sipas hartës austro-hungareze, brenda kufijve të Shqipërisë përfshiheshin Peja, Deçani, Gjakova, Prizreni, Dibra e Madhe, Struga, Ohri, por jo sipërfaqe të gjera toke në lindje të tyre. Kufiri kalonte vetëm pak kilometra në lindje të Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Dibrës së Madhe, Strugës dhe Ohrit. Më tutje, sipas hartës austro-hungareza, Shqipëria nuk kishte qasje në dy liqenet e Prespës dhe humbte pjesën më të madhe të Devollit. Por Shqipëria fitonte një sipërfaqe të madhe toke në Greqinë veriperëndimore, duke marrë Konicën dhe Janinën, si dhe Pargën dhe Igumenicën në bregdet.
Nuk është e nevojshme që të dy hartat të vendosen njëra mbi tjetrën për të kuptuar se ato janë shumë të ndryshme. Që harta e zbritur me dron në stadiumin e Beogradit ndryshon shumë nga ajo e paraqitur nga Austro-Hungaria në Konferencën e Londrës, të mbajtur në 1912-1913, kjo bie në sy menjëherë, për faktin se të dy hartat nisin nga pika të ndryshme në bregdet. Harta e zbritur me dron në stadium ka dy pika reference të pagabueshme në bregdet. Ajo nis nga Gryka e Kotorrit (Boka, siç e quanin venecianët, apo Goja e Kotorrit) në veri dhe përfundon në Gjirin e Ambrakisë, apo të Artës, siç quhet ndryshe, në jug. Për shkak të trajtës së spikatur gjeografike, këto dy pika nuk mund të mos vihen re. Ndërsa në hartën austro-hungareze bie në sy se kufiri nis shumë më në juglindje se Goja e Kotorrit dhe përfundon në jug shumë më në veri se Gjiri i Artës. Për më tepër që bie menjëherë në sy se në hartën austro-hungareze territori i Shqipërisë ka një shtrirje shumë më të vogël në thellësi se në hartën e zbritur me dron në stadiumin e Beogradit.
Në hartën e zbritur me dron në stadiumin e Beogradit përfshihen brenda kufijve të Shqipërisë Etnike territore të Malit të Zi historik që nuk janë pretenduar kurrë në asnjë program nacionalist shqiptar. Kështu brenda kufijve përfshihen qyteti i Kotorrit, Budva, si dhe kryeqyteti i vjetër i Malit të Zi, Cetina. Gjithashtu brenda kufijve të Shqipërisë gjendet edhe kryeqyteti i sotëm i Malit të Zi, Podgorica. Në veri të Podgoricës, kufiri ?shqiptar? në hartë kthehet në veri, duke lënë brenda kufijve të shtetit shqiptar jo vetëm gjithë pjesën e Sanxhakut që gjendet në Mal të Zi, por edhe toka të banuara nga popullsi sllavo-ortodokse si Kolashini. Pasi ka përfshirë në Shqipëri 40% të Malit të Zi të sotëm, më tutje kufiri bën një kthesë në verilindje për të përfshirë në të ashtuquajturën ?Shqipëri Etnike? krejt Sanxhakun që sot gjendet në Serbi. Sipas hartës brenda kufirit të Shqipërisë Etnike bën pjesë edhe Rashka, e cila gjendet në Serbinë Jugore, dhe që ka qenë vendi ku është krijuar shteti i parë serb. Në asnjë projekt nacionalist shqiptar Rashka nuk ka bërë pjesë në territoret e pretenduara për t? u përfshirë brenda kufijve të shtetit shqiptar. Më tutje kufiri kthehet kah lindja, në territorin e Serbisë së sotme, zhvendoset me zemërgjerësi paksa në jug, duke ia lënë Krajlevën dhe Krushevacin Serbisë, por përfshin brenda kufijve të Shqipërisë Etnike, Prokupljen, Nishin, Leskovcin, Vranjën, Kurshumlinë, të gjitha këto territore që Serbia i ka marrë në Kongresin e Berlinit, dhe nga të cilat popullsia shqiptare u dëbua që në atë kohë. Kufiri zbret në jug në lindje të Nishit, duke ndjekur përgjithësisht rrjedhën e Lumit Morava Jugore, por duke kapërcyer aty-këtu në bregun lindor të tij për të marrë ndonjë qytet, çka ka shkaktuar thepat në hartë. Por në Luginën e Preshevës gjendet në thellësi të bregut lindor të Lumit Morava Jugore. Ndoshta kanë menduar ?strategjikisht? se për mbrojtjen e Luginës na duhet të zotërojmë edhe lartësitë malore në bregun lindor. Më tutje kufiri hyn në Maqedoni, duke marrë për ?Shqipërinë Etnike? 55% të territorit të këtij vendi. Sipas hartës, kryeqyteti i sotëm i Maqedonisë, Shkup, do të jetë një qytet në thellësi të territorit shqiptar, nëse bëhen realitet kufijtë e shënuar në hartë. Në hartë Velesi dhe Prilepi janë brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.
Në Greqi harta nuk mungon që të krijojë disa thepa të çuditshme me kufirin. Kështu brenda kufirit të ?Shqipërisë Etnike? përfshihet qyteti Grebene, që është më afër Malit të Olimpit se kufirit me Shqipërinë, madje edhe Trikallën, e cila është më afër bregut të Detit Egje, se të Detit Jon. Kufiri i ?Shqipërisë Etnike? zbret deri në Gjirin e Ambrakisë, duke përfshirë veç Artës, Prevezës, edhe një sipërfaqe të gjerë të prapatokës.
Harta e zbritur me dron nuk ka të bëjë as me projektin e dikurshëm të rilindasve shqiptarë për autonominë e katër vilajeteve osmane, ku banonin shqiptarë, se harta nuk ka të bëjë me katër vilajetet. Kotorri, Budva, Cetina në Malin e Zi, nuk kanë qenë pjesë e Vilajetit të Shkodrës. Ndërsa Nishi, Prokuplja, Vranja, Leskovci, Kurshumlija nuk kanë qenë pjesë e Vilajetit të Shkupit, i cili quhet edhe Vilajeti i Kosovës.
Harta e zbritur me dron në Beograd, nuk mund të jetë krijesë as e idesë se tregon trojet ku shqiptarët kanë qenë banorë autoktonë, se në një pjesë të madhe të trejeve të paraqitur në hartë shqiptarët kanë qenë banorë autoktonë vetëm në kohërat antike si ilirë, por në këtë rast, harta e vendbanimeve autoktone ilire ishte paraqitur e pjesshme. Merret vesh, nuk mund të mohohet se harta paraqiste trojet që duhet t? i bashkohen shtetit të sotëm të Shqipërisë, si përmbushje e aspiratës për krijimin e shtetit të bashkuar nacional shqiptar.
Por harta e zbritur me dron në stadiumin e Beogradit, e cila nuk ka lidhje me asnjë projekt nacionalist shqiptar, është krijim i një mendjeje shumë të sofistikuar dhe diabolike dhe kurrsesi e Ismail Morinës, apo e çdokujt nga idiotët e tjerë të cilët kanë pretenduar autorësinë e saj. Ajo hartë u shfaq në stadiumin e Beogradit si një kurth jo vetëm për lojtarët e përfaqëseses shqiptare, por edhe për të gjithë kombin shqiptar. Synimi i serbëve, të cilët janë autorët e vërtetë të dërgimit të hartës me dron në stadium, ishte që t? i tregonin botës se kjo është e famshmja Shqipëria e Madhe, apo Shqipëria Etnike, të cilën aspirojnë shqiptarët. Dhe që ta bindnin botën për këtë, nëpërmjet sjelljes së shqiptarëve, serbët ia arritën që të organizojnë një lloj plebishiti, referendumi spontan ndër shqiptarët, ku këta duke shprehur entusiazmin për atë që ndodhi në Beograd i krijuan përshtypje botës se kishin shprehur miratimin për këtë hartë të Shqipërisë së Madhe, duke vrojtuar me brohoritje për të. Kjo gjë u shërbeu atyre që pretendojnë se projekti i bashkimit nacional të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm destabilizon Ballkanin. Fatkeqësisht, duke konsideruar reagimin naiv entuziast të një pjese të madhe të shqiptarëve, ata që inskenuan zbritjen e hartës me dron në stadiumin e Beogradit, arritën shumëçka prej qëllimeve që kishin.
Edhe ata shqiptarë, të cilët me këtë rast mohuan që Shqipëria e Madhe, siç e quajnë ata Shqipërinë Etnike, të jetë një projekt serioz të cilin shqiptarët duan ta zbatojnë sot, bënë në fakt lojën e serbëve, se e identifikuan projektin e Shqipërisë Etnike apo të Shqipërisë së Madhe, siç e quajnë ata, me hartën e paraqitur në stadiumin e Beogradit, kur kjo hartë nuk ka asnjë lidhje me hartën historike të Shqipërisë Etnike. Por kjo kategori e shqiptarëve, të cilët janë intelektualë të sofistikuar, që i përkasin një elite të shkombëtarizuar, qenë të vetëdijshëm për atë që po bënin, ndryshe nga turmat naive të shqiptarëve. Kështu, turmat e shqiptarëve naivë, entuziastë dhe shqiptarët kozmopolitë, bashkëpunuan me serbët në një përpjekje të përbashkët të paprecedent për të kompromentuar projektin e Shqipërisë Etnike para botës! Tani sa herë që në mediumet e mëdha ndërkombëtare të bëhet fjalë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, do të shfaqet harta e zbritur me dron në Beograd, e shndërruar në një simbol, si dhe turmat e shqiptarëve që brohorasin për të.
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...