“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Gjashtë ditë pas incidentit me dronin në stadiumin e Beogradit, ndonëse janë kqyrur me qindra videokamera sigurie që vëzhgonin hapësirën përreth stadiumit, si të policisë ashtu dhe private, as Policia e Serbisë dhe as media, nuk kanë qenë në gjendje që të publikojë asnjë videoregjistrim të trajektores së dronit që nga pika ku u nis e deri kur mbërriti mbi stadium, ku më së fundi u kap nga kamerat televizive që shërbenin për transmetimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri.
A thua droni mbiu në qiell bashkë me bannerin? Kështu kanë thënë kur janë pyetur për shkak të hetimeve mbi ngjarjen, policët të cilët në atë kohë kanë qenë me shërbim për të mbikqyrur zonën përreth stadiumit. Në fakt përshtypja e tyre i përgjigjet së vërtetës. Se droni u lëshua nga një helikopter i shërbimeve të fshehta serbe i cili fluturonte në lartësi të madhe, në afërsi të stadiumit të Beogradit, me detyrën e mbikqyrjes së hapësirës ajrore përreth stadiumit gjatë ndeshjes. Kjo është arsyeja që videokamerat e sigurisë kanë qenë jashtë loje. Operacioni ka ndodhur përmbi këndin e tyre të filmimit.
Errësira e natës kamuflonte mirë lëshimin e dronit nga helikopteri. Por megjithatë ata që lëshuan dronin kanë bërë edhe një perde tymuese para helikopterit në kohën e lëshimit të dronit, për t? u siguruar edhe më shumë për sekretin. Në errësirën e natës, perdja tymuese nuk dallohej nga terri, dhe shërbente që eventualisht edhe nëse helikopteri ishte në rrezen e filmimit të ndonjë videokamere, kjo të mos mund të filmonte gjë tjetër përveç territ. Pasi ka lëshuar dronin helikopteti është ngjitur përsëri në lartësi të madhe dhe është larguar tutje. E kush e pa këtë helikopter atë mbrëmje kur të gjithë beogradasit qenë para televiziorëve për të parë ndeshjen.
Në të vërtetë, të gjithë e panë se droni iu afrua stadiumit nga një lartësi më e madhe se ç? do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte lëshuar nga një pikë në tokë, qoftë edhe nga një ndërtesë. Lartësia e stadiumit në kahun nga ku hyri droni është 21 metra. Droni në momentin që hyri në stadium fluturonte në një lartësi dy herë më të madhe, dhe duket qartë se vinte duke zbritur nga një lartësi më e madhe. Kjo do të thotë se nëse droni është ngritur nga toka, ai ka bërë një hark në qiell çka e ka dyfishuar së paku kohën e fluturimit të tij. Por të gjitha pikat e larta në ndërtesat përreth stadiumit në rrezen e lëvizjes së dronit kanë qenë nën kontroll fizik policor, ose së paku nën mbikqyrje policore, çka do të thotë se droni nuk është lëshuar nga një ndërtesë e lartë, që do të mund ta ulte kohën e fluturimit të tij. Pasi është lëshuar droni është pilotuar nga një operator i shërbimeve të fshehta serbe i cili gjendej në afërsi të stadiumit, me ndihmën e një monitori ku shikonte brendësinë e stadiumit.
Dërgimi i dronit në stadium si një operacion i shërbimeve të fshehta serbe shpjegon dhe sjelljen e çuditshme të forcave policore të pranishme në stadium, që as nuk u afruan ta marrin dronin kur ra në fushë. Fotografia e tifozit që hyri në fushë dhe tërhiqte pas dronin me litar, flet shumë. Ky tifoz kthente kokën pas dhe duket se nuk po i besohet që policët, të cilët deri në atë moment nuk qenë interesuar për objektin fluturues të rënë në fushë, nuk po e ndalin dhe t? ia marrin dronin. Madje nuk e ndalën as policët në dalje të stadiumit, te dera. Policia Serbe, e cila kontrolloi fizikisht deri edhe lojtarët e përfaqësueses shqiptare për të parë se mos e kishin ata pultin e komandimit të dronit, çuditërisht e lejoi këtë tifoz që të dalë nga stadiumi me dronin. Mund të imagjonohet biseda e tij me policët në dalje të stadiumit;
?Ky është droni, unë e mora i pari dhe dua ta mbaj dy ditë në shtëpi, pastaj mund të vini ta merrni. Unë banoj në Pançevo, këtu pranë.?
?Sa për ne, nema problema,- i kanë thënë policët,- po të jenë dakord edhe xhandarët, se ju e dini që kemi rivalitet me ta.?
?Nema problema?,- thanë edhe xhandarët dhe tifozi u largua nga stadiumi me droning.
Policia shkoi në shtëpinë e tifozit vetëm dy ditë më vonë, pasi e kishte identifikuar nëpërmjet pamjeve televizive njeriun që i kaloi ?si miu në mustaqe? në stadiumdhe ia mori dronin. Merret vesh, si ka qenë biseda. Policia i ka thënë këtij qytetari: ?Na falni zotëri, erdhëm sipas marrëveshjes që bëmë parmbrëmë te dera e stadiumit. Ju e mbajtët 48 orë dronin dhe tani ai na duhet ne! Ju faleminderit për mirëkuptimin! Por duhet të vini edhe ju me ne, që bota të mos mendojë se kishim marrëveshje.?
?Ju falenderoj edhe unë, dhe në shenjë mirënjohjeje do t? u tregoj ju se çfarë gjeta te droni, një mikrokamera. Më mirë t? ua jap ju se xhandarëve që me siguri do të kërkojnë të më pyesin dhe ata.?
?Jo, ne nuk duam të dëgjojmë asgjë të tillë.- I thanë policët.- Dronin ne e kqyrim vetë. Ajo që duam të dimë është se ku e gjetët dronin dhe pse e morët në shtëpi??
?T? ju them të vërtetën, u bëfsha shiptar që tani nëse ju gënjej, unë në atë rrëmujë që u bë mendova ta marr dronin dhe t? ia dorëzoj Policisë, se do ta marrë ndonjë shiptar mendova dhe pastaj ata do të thonë se nuk ka pasur fare dron, por ka qenë një balonë prej letre. Se ju e dini që shiptarët gënjejnë shumë. Një prej tyre ka gënjyer edhe nënën e Kryeministrit tonë të sotëm, së cilës i hyri në shtrat duke i thënë se është burri i saj. Prandaj unë e mora dronin dhe kalova para policëve duke e tërhequr me litar, në pritje që dikush prej tyre të ma kërkonte dronin. Unë në fakt mendova që t? u them se ky është droni, ejani merreni por pata frikë se mos më qortonin që tallem me policët, se ju e dini që policët në të gjithë botën janë të ndjeshëm për anekdotat që bëjnë njerëzit për ta. Policët mund të më thoshin: ?A je duke u tallur me ne ti, pse nuk e shohim ne dronin që duhet të na thuash ti me fjalë se ky është droni?? Dhe kështu, unë duke tërhequr dronin nga litari e policët duke më parë, dola nga stadiumi dhe arrita deri në Pançevo.?
Përtej humorit, mosmarrja e dronit të rrëzuar në fushë është shumë kompromentuese për Policinë Serbe dhe për shtetin serb në përgjithësi. Asnjërit prej shtetarëve të lartë serbë që bënë garë mes tyre për të formuar teori konspiracioni për dronin nuk iu ndez një llampë në tru për të pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme se si ndodhi që asnjë nga katër mijë policët e pranishëm në stadium nuk shkoi ta merrte dronin e rrëzuar në fushë.
Arsyeja për të cilën droni u la në fushë nga Policia, ka lidhje me arsyen se përse ai nuk ishte i pajisur me videokamera, siç ndodh rëndom me këta lloj objektesh fluturues. Nëse dronin do ta kishte dërguar një shqiptar ai do ta pajiste me videokamera për të mundur të kishte pamjet më spëktakolare të fluturimit të tij, si dhe për të vërtetuar pa as dyshimin më të vogël autorësinë shqiptare. Por shërbimet e fshehta serbe nuk kishin interes që ta pajisnin dronin me videokamera se kështu ata që do ta zotëronin do të siguronin videoregjistrime për trajektoren e tij. Ata që drejtonin forcat policore në stadium, e panë se droni nuk kishte videokamera, por nguruan të urdhërojnë marrjen e tij nga Policia, se dyshonin që ai mund të ishte i pajisur me ndonjë mikrokamera. Kështu që nëse e merrnin dronin atëherë do t? u mbetej në dorë një sekret i padëshirueshëm, nga ato lloj sekretesh shtetërorë, të cilët u marrin kokën madje edhe atyre funksionarëve shtetërorë, që i mësojnë rastësisht ato, por që nuk duhet t? i dinë. Prandaj shefat e forcave policore në stadium, kanë lejuar që droni të bjerë në duart e një tifozi, të nxirret nga stadiumi prej tij, duke u dhënë 48 orë kohë atyre që e kishin lëshuar dronin që nëse donin të shkonin e ta merrnin atë vetë.
Por shërbimet e fshehta nuk kanë marrë mundimin për të shkuar ta merrnin dronin, meqënëse ata me sa duket nuk kishin vendosur as mikrokamera në dron, dhe ai tani e shumta tani kishte për ta vlerën e një relikeje, por të një relikeje të rrezikshme. Prandaj ia lanë dronin si trofe Policisë, për t? ia ëmbëlsuar pak pilulën e hidhur që i dhanë me futjen e dronit në stadium. Kështu që Policia mund të shkonte ta merrte atë, duke e deklaruar këtë si një arritje të saj.
Tani Policia Serbe për të larguar sadopak dyshimet që kanë rënë mbi të, lëvizi më së fundi për të urdhëruar arrestimin e kryeidiotit të Shqiptarisë, Ismail Morinaj, nga katundi Shikaj i Kukwsit, cili ka sajuar njw skenar qw e bwn atw autorin e dwrgimit tw dronit nw stadium. Kryebudalli i Shqiptarisë, kur ta shikojë veten me pranga në duar, të tranuar, pasi i dronoi lojtarët e përfaqësues në Beograd, është e sigurt se do të thotë se ka bërë shaka dhe nuk është ai autori i dërgimit të dronit në stadium. Dhe sa për shqiptarët të cilët pretendojnë autorësinë e dronit, dhe posaçërisht Ismail Morinaj ?i famshëm?, pretendimet e tyre bien për shkak se nuk tregojnë trajektoren e detajuar të droni që nga pika e nisjes, që pastaj të mund të analizohet kjo trajektore se në ç? raport ka qenë me mbikqyrjen fizike policore dhe me pozicionimin e videokamerave policore dhe private.
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...