web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama do të shkojë në Beograd si qen i rrahur

19 Tetor 2014, 22:00, Opinione CNA

Na Kastriot MYFTARAJ

Qëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do të bëjë një vizitë një Beograd, u tha se kjo do të jetë vizita e parë një një Kryeministri të Shqipërisë atje, pas 68 viteve, duke u pasur parasysh vizita që Enver Hoxha bëri në Beograd në 1946. Në të vërtetë kjo është e para vizitë e një Kryeministri të Shqipërisë nëBeograd në historinë 102 vjeçare të shtetit shqiptar.


Këtë e them se kur Kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Beogradin në 1946, ai nuk ishte kryetar i një qeverie të njohur ndërkombëtarisht.Shqipëria atëherë nuk ishte pranuar anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe ky refuzim kishte ndodhur për shkak të ardhjes në pushtet të Qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Kur Enver Hoxha shkoi në Beograd, numëroheshin me gishtat e dy duarve vendet që e kishin njohur qeverinë e tij, dhe ndër to qenë kryesisht vendet satelite të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavia e para, e më pas vetë Bashkimi Sovjetik. Qeverinë e Enver Hoxhës nuk e kishin njohur as SHBA, as Britania e Madhe. Fill pas vizitës në Beograd, Enver Hoxha do të shkonte në Paris, në një përpjekje për të marrë pjesën në Konferencën e Paqes, por atje u pranua të dëgjohej vetëm në një forum ku dëgjoheshin qeveritë e palegjitimuara ndërkombëtarisht, ndonëse Enver Hoxhës kaq i mjaftoi për të krijuar mitin e fjalimit të tij në Paris. Shqipëria komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha në atë kohë akuzohej me të drejtë nga Perëndimi si një shtet terrorist i cili mbështeste guerriljen komuniste në Greqi dhe që kishte kryer tashmë akte terroriste të tjera që paralajmëronin atentatin e madh terrorist me mina nënujore ndaj luftanijeve britanike pak kohë pas kthimit të Enver Hoxhës nga Beogradi, për çka Shqipëria do të dënohej nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndonëse këto akte i kishte kryer Jugosllavia by proxy, përgjegjësia i mbetej Shqipërisë. Luftanijet britanike që patrullonin Kanalin e Korfuzit për të ndaluar infiltrimin e guerrilasve komunistë grekë në ishull, e trajtuan Shqipërinë si një shtet terrorist, pa legjitimitet ndërkombëtar, të drejtat e të cilit nuk mund të respektohen për shkak se është i implikuar në veprimtari terroriste, pra e trajtuan, nëse shprehem sipas fjalorit të sotëm ndërkombëtar, si një rogue state. Dhe kjo ishte e drejtë, se Enver Hoxha e kishte implikuar Shqipërinë në veprimtari terrroriste. Kur Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 1955 dhe fitoi kështu legjitimitet ndërkombëtar, Enver Hoxha nuk ishte më Kryeministër që prej një viti. Në fakt, largimi i Enver Hoxhës nga posti i Kryeministrit kishte qenë kushti i vetëm jozyrtar i Britanisë së Madhe, në negociatat që Bashkimi Sovjetik bëri në Këshillin e Sigurimit për pranimin e Shqipërisë në OKB, që Britania e Madhe të mos vinte veton kundër pranimit të Shqipërisë.
Enver Hoxha ka paturpësinë të shkruajë në kujtimet e tij se vizita e tij në Beograd nuk ishte një ftesë që erdhi nga kryeqyteti jugosllav, por një kërkesë, e tij, e Kryeministrit të Shqipërisë. Madje Enver Hoxha shkruan në kujtimet se ai kishte dashur që ta vizitonte zyrtarisht Beogradin fill pas ardhjes në pushtet, por ai nuk pranohej atje:

?Kërkesën për të dërguar në Jugosllavi një delegacion qeveritar të nivelit më të lartë, të kryesuar nga unë, ne ua kishim drejtuar shokëve jugosllavë shumë kohë më parë. Me vajtjen e këtij delegacioni zyrtar atje, ne synonim të hidhej një hap tjetër i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore reciproke midis vendeve, popujve dhe partive tona? Udhëheqja jugosllave na u përgjigj se në parim ishte dakord që në një moment të përshtatshëm ta priste delegacionin e nivelit më të lartë, por shkuan muaj të tërë dhe përgjigjia vazhdonte të mbetej pozitive vetëm se ?në parim?. E justifikonin këtë zgjatje me hallet dhe problemet e shumta që kishin dhe patjetër, kjo ishte një arsye që qëndronte.? (Enver Hoxha: ?Titistët?, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1982, f. 247- 248)

Në këto rreshta të kujtimeve të Hoxhës ndihet sa dëshira e vasalit për t? u lejuar t? i bënte nderimet senjorit, aq edhe frika e shkaktuar nga refuzimi i këtij të fundit. Por ishte një taktikë standarde e Beogradit zyrtar, si atij mbretëror, ashtu edhe e atij komunist, për ta shndërruar vizitën në Beograd të bashkëpunëtorëve shqiptarë të cilët i kishte sjellë në pushtet në Shqipëri, në një shpërblim për shërbime sa më të shumta. Kështu kishte ndodhur me Esat Toptanin dikur, i cili nuk mundi që ta kryente vizitën e dëshiruar në kryeqytetin serb, të zhvendosur në atë kohë përkohësisht në Nish, për shkak të luftës botërore, pasi erdhi në pushtet me ndihmën e Serbisë, në vjeshtë 1914. Kështu kishte menduar Beogradi që të vepronte edhe me Ahmet Zogun, por ky e mashtroi duke u lidhur me Italinë pasi e mori pushtetin me ndihmën e Beogradit. As Zogu, as Esat Toptani nuk shkuan në kryeqytetin serb si liderë të Shqipërisë. I vetmi që e ka bërë këtë deri më sot është Enver Hoxha. Ne e dimë tashmë se çfarë ka bërë Enver Hoxha për ta siguruar vizitën në Beograd, për këtë kemi dokumente që e provojnë këtë, traktati dhe marrëveshjet që rrjedhin prej tij, që e shndërruar Shqipërinë në një protektorat jugosllav, dhe inicuan procesin e aneksimit të Shqipërisë nga Jugosllavia. Beogradi shtirej kinse nuk e donte vizitën e Enver Hoxhës se donte që të shtonte zellin e tij për t? i shërbyer Serbisë. Pasi jugosllavët e kishin bërë Enver Hoxhën si qen të rrahur në Plenumin e Beratit, ai donte që të shkonte në Beograd të lëpinte dorën e atyre që e kishin rrahur.

Një situatë çuditërisht e ngjashme u përsërit me vizitën e paralajmëruar të Edi Ramës në Beograd. Që prej mbrëmjes së ditës së enjte, 16 tetor, u krijua një situatë absurdo-komike, ashtu që Kryeministri Rama njoftoi se nuk do ta anulonte vizitën e tij të paralajmëruar në Beograd, në 22 tetor, megjithë ato që ndodhën në Beograd me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, por homologu i Ramës, Kryeministri i Serbisë Vuçiç, tha se do të mendohet dhe do të kthejë përgjigje në fundjavë, nëse do ta presë Kryeministrin e Shqipërisë ose jo. Dhe ditën e dielë në mbrëmje, më pak se 60 orë para nisjes eventuale të Ramës në Beograd, kur tashmë kishte kaluar në fakt deadline brenda se cilës palët mund të pajtoheshin për agjendën e vizitës, Kryeministri serb njoftoi se takimi duhet të shtyhej për në nëntor.

Kryeministri serb u shtir kinse nuk e dëshironte më vizitën e Edi Ramës se kërkonte që ta poshtëronte sa më shumë Shqipërinë, shtetin, kombin shqiptar. Me këtë Kryeministri serb iu tha serbëve: Tani çfarë të bëjmë me këtë qen të cilin pasi e rrahëm me ato akuza, tani kërkon të vijë nga Tirana të na lëpijë dorën. Epo, nuk mund t? ia mbyllim derën se as nuk na leverdis, pasi duke ardhur ai i tregon botës se është fajtor. Por le t? i japim edhe një shkelm duke ia shtyrë vizitën se ai përsëri do të vijë dhe bota e tërë do të bindet për të vërtetën tonë mbi atë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Vendet e vogla nuk shpikin modele në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato zgjedhin modele që i kanë krijuar të mëdhenjtë. Prandaj edhe vendeve të Ballkanit që kanë pasur konflikte historike mes tyre iu është ofruar modeli i pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, posaçërisht marrëdhëniet mes Presidentit francez De Gaulle (Del Gol) dhe Kancelarit gjerman Adenauer. Në rastin tonë ?De Gaulle? duhet të ishte Kryeministri shqiptar, dhe ?Adenauer? Kryeministri serb, se Serbia është vendi kundër të cilit u angazhua NATO në të vetmen luftë, në historinë e aleancës, që u bë për shkak se Serbia kishte kryer gjenocid shtetëror. Por në rastin tonë gjërat janë përmbysur dhe është ?De Gaulle? ai që i lutet ?Adenauerit? që ta presë në ?Bon? dhe ?Adenaueri? thotë se do të mendohet dhe do të kthejë përgjigje nëse do të pranojë ose jo dhe më në fund e shtyn vizitën për rreth tre javë.
Çfarë përshtypje i krijon botës kjo pas krizës diplomatike që pati mes dy vendeve për shkak të ndeshjes Serbi-Shqipëri. Kur Edi Rama ngulmon që të shkojë në Beograd tetë ditë pas ngjarjes për shkak të së cilës homologu serb Vuçiç e akuzoi publikisht si organizator të një akti terrorist kundër Serbisë, të ekzekutuar nga vëllai i tij (Edi Ramës), dhe të njëjtat akuza i kanë bërë Presidenti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë etj., bota e tërë nuk shikon këtu një lider europianist të çliruar nga mendësitë arkaike ballkanase, por shikon fajtorin që troket në derën e shtëpisë së akuzuesit, ku nuk ia hapin derën por i thonë që të kthehet të trokasë edhe një herë pas tre javëve, se ndoshta ia hapin derën. Kur në marrëdhëniet ndërshtetërore i akuzuari shkon në shtëpinë e akuzuesit, kjo interpretohet diplomatikisht si pranim në heshtje i akuzave dhe kërkim ndjese nga ana e të akuzuarit. Tashmë bota e tërë do të mendojë se Rama do të shkojë në Beograd si një gjest kërkimi faljeje, pasi u zbulua konspiracioni i tij terrorist kundër Serbisë. Dhe pastaj bota do të mendojë se këta shqiptarët, që bënë atentatin terrorist kundër Serbisë në 14 tetor, kanë bërë edhe trafikun e organeve njerëzore që u janë shkulur serbëve në shtëpinë e verdhë në Shqipëri.

Ç? është më e keqja Kryeministri shqiptar, i akuzuar si organizator i një atentati terrorist ndaj Serbisë, u lut që të shkojë në Beograd, pa denoncuar si një skenar shtetëror serb akuzat që u bënë ndaj tij personalisht dhe ndaj shtetit shqiptar, nga ana e shtetarëve më të lartë serbë. Kryeministri shqiptar ishte njeriu i parë nga drejtuesit e shtetit shqiptar, që duhet ta denonconte zbritjen e dronit në stadiumin e Beogradit si një skenar shtetëror serb, provokues ndaj Shqipërisë, për shkak se ai ishte akuzuar personalisht dhe familjarisht si përgjegjës për këtë gjë.
Akuzat nuk janë aspak të thjeshta. Edi Rama nuk u akuzua se kishte bërë një gjest propagandistik me dërgimin e dronit në stadium. Ai është akuzuar, nga ana e drejtuesve më të lartë shtetërorë serbë, se me këtë kishte dashur të nxiste luftën civile në Serbi, të destabilizonte këtë vend dhe krejt Ballkanin. Thelbi i akuzave është se Edi Rama kishte bërë llogari që kur droni me bannerin të zbriste në fushë, me ç? rast tifozët serbë të invadonin masivisht fushën, dhe Policia Serbe të detyrohej që të hapte zjarr kundër tyre, duke vrarë njerëz. Pastaj turmat serbe si reagim do të mësynin institucionet shtetërore, të z dhe vendi do të hynte në luftë civile. Pas kësaj do të reagonin serbët në Bosnjë-Herzegovinë, Malin e Zi, Kosovë dhe Ballkani do të hynte përsëri në një kaos të përgjakshëm. I gjithë ky skenar ka një pikë veçanërisht të dobët, atë që Policia Serbe jo vetëm e lejoi dronin që të hynte në stadium, por as u interesua për ta shtënë atë në dorë kur ra në fushë. Droni hyri e doli nga stadiumi me mbi 4000 policë, pa mundur të prekej me dorë nga policët. Merret vesh, fluturimi i dronit ishte skenar shtetëror serb.

Ajo që bëri Edi Rama duke mos e anuluar vizitën në Serbi pas asaj që ndodhi në Beograd në 14 tetor dhe akuzave që u bënë ndaj Shqipërisë dhe personalisht Ramës, është veprimi klasik i politikanit shqiptar bashkëpunëtor të Serbisë. Kryeministri Rama, e distancoi veten në raport me Serbinë nga shteti dhe populli i vet dhe tekefundit nga kombi shqiptar të cilit ka detyrim kushtetues t? ia mbrojë të drejtat, pavarësisht vijës së kufirit shtetëror. Kryeministri shqiptar fillimisht kërkoi ta distanconte veten nga shteti, populli dhe kombi i vet, duke dërguar vëllain e tij në Beograd, në 14 tetor, në një kohë që Serbia kishte refuzuar ardhjen e tifozëve shqiptarë. Derisa të gjithë shqiptarët u shpallën persona non grata në Beograd, Edi Rama dërgoi vëllain e tij atje si për të thënë se ai ishte i distancuar nga pjesa tjetër e shqiptarëve. Por këtu pati një të papritur se serbët e përdorën këtë gjest prej puthadori të Edi Ramës, për të ndërtuar skenarin e tyre terrorist antishqiptar. Pas kësaj Edi Rama duhet t? u kërkonte falje shqiptarëve që vëllai i tij kishte shkuar në Beograd në një kohë që atje nuk ishin pranuar tifozët shqiptarë. Por Rama jo vetëm që nuk e bëri këtë gjë, por ai shpalli se nuk do ta anulonte vizitën e tij në Beograd.

Me këtë Kryeministri Rama praktikisht u tha serbëve se ju nëse doni mund të më akuzoni mua personalisht dhe familjen time si terroriste, unë nuk mërzitem nga kjo gjë, se e di që kështu e kërkojnë interesat e Serbisë. Atje në takimet me dyer të mbyllura në Beograd, e di se do të qeshim bashkërisht me të gjithë këtë dhe se ju do të më falenderoni që unë as nuk iu ktheva përgjigje me të njëjtat terma si tuajët. Ju e keni me Shqipërinë dhe kombin shqiptar, jo me mua, do t? u thotë Rama serbëve në takimet me dyer të mbyllura dhe ata do të pohojnë duke i buzëqeshur përzemërsisht.
Por, për t? u kthyer te ato që Rama thotë publikisht, ku e ka gjetur Kryeministri Rama këtë model të politikës europianiste të cilin po e përdor me rastin e vizitës së tij në Serbi? Edi Rama, njeriu i cili ka një diplomë si mësues vizatimi, dhe që ka turp nga doktoratura e vet, të cilën nuk e shënon as në jetëshkrimin e vet zyrtar, nuk ka së pari nivelin intelektual që t? u japë shtetarëve serbë leksione të politikës europiane. Edi Rama, njeriu babai dhe nëna e të cilit kanë lindur dhe janë rritur në shtëpi ku mungonin elementët bazikë të qytetërimit, që është infrastruktura urbane, pra në shtëpi pa kanalizime të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, pa energji elektrike, do të na shkoka në Beograd me një mision që t? u mësojë qytetërimin shtetarëve serbë! Jo vetëm fshati Vuno i Himarës ku lindi nëna e Edi Ramës në 1937, por as Lagjia Kala në Durrës, në faqen e kodrës së kështjellës së qytetit, nuk i ka pasur këto elementë të infrstrukturës urbane kur lindi Kristaq Raman ë 1932, dhe as deri kur u rrit ai. Për shkak të relievit, vetëm në vitet gjashtëdhjetë Lagjia Kala në Durrës u elektrifikua dhe në të u ndërtuan kanalizimet.

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Beograd si qen i rrahur, pasi Policia Serbe ia arrestoi dhe ia keqtrajtoi vëllain e tij, të akuzuar si ekzekutorine planit terrorist të vëllait Kryeministër. Historia e Shqipërisë na mëson se liderët shqiptarë që kanë nglumuar të vizitojnë Beogradin, përposë ngurimit serb për t? i pranuar, kanë bërë në Beograd marrëveshje të fshehta shumë të këqija për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Meqënëse vizita e Edi Ramës në Beograd është vizita e parë e një Kryeministri shqiptar në kryeqytetin serb, kjo vizitë historike duhet të zhvillohej në rrethana të tjera dhe jo siç po ndodh, si e ardhur pas lutjeve të Kryeministrit shqiptar për t? u pranuar në Beograd. Kryeministri shqiptar nuk mund ta justifikojë vizitën as me hapjen e një ere të re në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, se kjo nuk është e vërtetë. Që prej vitit 1999 Shqipëria dhe Serbia nuk janë më dy vende fqinje, se në mes tyre është Kosova, e cila tashmë ka shpallur pavarësinë, që është njohur nga vendet më të rëndësishme perëndimore. Kur Kryeministri Rama flet për marrëdhënie fqinjësie të mirë, me këtë tradhton marrëveshjet e fshehta që do të bëjë me Serbinë në dëm të Kosovës, e pastaj edhe të Shqipërisë. Kryeministri Rama pra do të shkojë në Beograd si kushëriri i tij i Esat Pashë Toptani, eshtrat e të cilit sot gjenden në një varrezë ushtarake serbe, të shpuara nga plumbat atdhetare shqiptare. Pranë varrit të Esatit ka dhe një vend bosh, të cilin me sa duket serbët e kanë lënë për ndonjë bashkëpunëtor të tyre të shquar shqiptar, që do të pësojë fatin e Esatit./Kastriot Myftaraj





22:00 Opinione

Bota e Helmutit

Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...

22:00 Opinione

Partia e Odetës

Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...

Lajmet e fundit nga