Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e madhe serbe ?Politika? i dha hapësirë sharlatanit famëkeq nga Kosova Nexhmedin Spahiut për të bërë kinse një analizë për reagimet pas ndeshjes në Shqipëri dhe në Kosovë. Nexhmedin Spahiu, i cili një kohë të gjatë ka jetuar në Shqipëri në vitet nëntëdhjetë, shquhej në shtypin shqiptar për një teknikë gënjeshtre që në anglisht quhet ?begging the question? dhe që në një shpjegim të thjeshtëzuar do të thotë që të sillet si një fakt i mirëqenë pikërisht ajo gjë që duhet vërtetuar. Kështu bën Nexhmedin Spahiu në kolumnen me titull ?Serbia e ndihmoi Kosovën të eksportojë nacionalizmin në Shqipëri?, të botuar në gazetën ?Politika? te Beogradit në 28 tetor 2014 dhe të ribotuar më pas në shtypin shqiptar në dy anët e kufirit. Spahiu, duke u tallur me qëndrimet nacionaliste të disa njerëzve në Tiranë, të njohur sipas tij si kozmopolitë thotë për Ben Blushin: ?shkrimtari dhe sekretari i përgjithshëm e socialistëve në pushtet në Shqipëri, Ben Blushi, gjyshi nga e ëma e të cilit është serb.?
E vetmja e vërtetë këtu është se Ben Blushi është shkrimtar. Ben Blushi nuk është sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste, se ky post as që ekziston më, Edi Rama e ka eliminuar këtë post me ndryshimet që ka bërë në statutin partiak që disa vite më parë. Por gënjeshtra më e madhe këtu është ajo se gjyshi nga nëna i Ben Blushit qenka serb! Gjyshi nga nëna i Ben Blushit është profesor Dhimitër Shuteriqi. Pikërisht këtë quan serb Nexhmedin Spahiu. Të njëjtën gjë e ka thënë dhe Halil Matoshi. Por, as Spahiu dhe as Matoshi nuk e shpjegojnë se si është serb gjyshi i Ben Blushit. Është serb sepse nëna e Dhimtër Shuteriqi, e ka tradhtuar burrin e saj me një serb dhe babai biologjik i Dhimitrit është serb? Apo Dh.Sh. është serb se i përket një familjeje serbe të vendosur në qytetin e Elbasanit? Në të vërtetë, Spahiu dhe Matoshi aludojnë se gjyshi i Ben Blushit është serb duke u nisur nga mbiemri i tij. Por me këtë logjikë shumë shqiptarë të Kosovës del se janë serbë, duke u nisur nga mbiemrat. Në Kosovë ka shumë njerëz me mbiemrin sllav ?Krasniqi? dhe këta del të jenë serbë, sipas Spahiut dhe Matoshit. As emri ?Dhimitër? nuk e bën serb gjyshin e Ben Blushit se ky është një emër i krishterë dhe me këtë emër ka të krishterë ortodoksë serbë, grekë, shqiptarë, rumunë, armenë, gjeorgjianë, ukrainas etj. Sipas logjikës me të cilën shkruan Nexhmedin Spahiu del se ky i fundit, duke u nisur nga emri është arabo-turk, ndërsa Halil Matoshi është sllavo-musliman.
Dhimitër Shuteriqi ishte një i krishterë ortodoks shqiptar, madje një shqiptar i mirë. Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit në një familje me origjinë nga krahina e Shpatit të Elbasanit. Nëse nisemi nga ato që kanë shkruar Dhimitër Shuteriqi nga njëra anë, si dhe Spahiu dhe Matoshi nga ana tjetër, atëherë Dh.Sh., del shqiptar i kulluar, ndërsa Spahiu dhe Matoshi dalin mbetje bastardisht gjenetike të pushtimit serb në Kosovë. Nëse nisemi nga ato që kanë shkruar Dhimitër Shuteriqi, Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, atëherë del se serb ka qenë babai biologjik i Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit. Dhimitër Shuteriqi ka shkruar një cikël me tregime për luftën e Drenicës kundër serbëve në kohën e Azem Galicës dhe të gruas së tij Shotës, që edhe sot e kësaj dite mbetet me siguri përshkrimi më i bukur që i është bërë kësaj lufte.
Vetëm një njeri që ka zbuluar se babai i tij biologjik është serb, do të shkruante si Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi. Synimi konstant i Spahiut është të nxisë urrejtjen mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në stilin e tij të paraqitjes si fakt të mirëqenë të tezës që duhet provuar Spahiu, në kolumnen e përmendur më lart thotë se:
?Qeverinë dhe administratën atëherë në Shqipëri (1941-1944) e përbënin kosovarët, duke filluar nga Kryeministri Rexhep Mitrovica, Ministri i punëve të brendshme Xhafer Deva e deri tek komandantët e stacioneve policore e të xhandërmërisë dhe oficerët e ushtrisë. Katër dhjetëvjeçarë e gjysëm të tërë në Shqipërinë e Enver Hoxhës kosovarët përjetoheshin si nazistë, fashistë, kolaboracionistë etj. Kujtimi për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë ishte kujtim për kohën kur kosovarët udhëhiqnin jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë. Nga ana tjetër, për shqiptarët në Shqipëri, ?Shqipëria e madhe? do të thoshte të durohej pushteti i kosovarëve të pacipë.?
Kjo është një gënjeshtër e trashë dhe djallëzore. E kundërta e asaj që thotë Spahiu është e vërtetë. Në 1941, nga Shqipëria e ngushtë, në kufijtë e vitit 1913, shkuan me qindra e me qindra njerëz për të krijuar institucionet shtetërore në trojet shqiptare që deri në atë kohë kishin qenë pjesë e Jugosllavisë. Ishin këta shqiptarë të Shqipërisë së ngushtë që krijuan administratën, gjykatat, policinë, shkollat shqipe, punuan në spitalet publike etj. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe se ndër shqiptarët e atyre trojeve, jo vetëm që mungonin njerëzit e shkolluar në gjuhën shqipe, por edhe ata që kishin njëfarë shkollimi nuk kishin kurrfarë eksperiencë në punët shtetërore, pasi qenë përjashtuar nga qeverisja në trojet e tyre.
Është e vërtetë që disa intelektualë nga trojet shqiptare të përtej kufirit të vitit 1913 morën poste të larta në shtetin shqiptar në vitet 1941-44, por është teprim i madh që të flitet për sundim të kosovarëve, siç bën Spahiu. Rexhep Mitrovica ka qenë Kryeministër i Shqipërisë vetëm për shtatë muaj, ndërsa Xhafer Deva ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme vetëm për pak kohë më tepër se Mitrovica. Le të provojë Spahiu të shkruajë një libër me titull ?Sundimi kosovar i Shqipërisë: 1943-1944? dhe të shohim sa do të jetë në gjendje që të gjejë fakte për të mbështetur tezën e tij. Por Spahiu nuk ndjek metodologjinë korrekte shkencore, ndonëse në përfundim të kolumneve të tij i pëlqen të rreshtojë emra të universiteteve ku ka ligjëruar si profesor. Merret vesh, Spahiu është thjesht një sharlatan.
Nuk është ironi e vogël që të gjithë ata njerëz në Tiranë të cilët e mbajnë veten për intelektualë të mëdhenj, dhe që i bënë nderime të mëdha profesor Shuteriqit kur ai vdiq në 2003, heshtën kur profesori i nderuar u quajt serb pas vdekjes nga dy bastardë kosovarë (ata vetë thonë se nuk janë shqiptarë por kosovarë). Kjo gjë ndodhi se sulmi ndaj Ben Blushit si njeri me gjak serb dirigjohet nga Edi Rama. Spahiu dhe Matoshi i përkasin rrethit të sorosianëve të Kosovës, që ka pasur si prijës Shkëlzen Maliqin, këshilltarin e sotëm të Kryeministrit Rama për rajonin e Ballkanit, i cili në Beograd njihet nga gjenerata e vjetër kuadrovike titoiste, si djali ilegal i Dushan Mugoshës.
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë kohën e Luftës së Kosovës, në maj 19...
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...