web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëzia e fashove dhe liria e individëve

26 Tetor 2014, 23:00, Opinione CNA

Nga Klodian Tomorri

A është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë kutinë e ndihmës së shpejtë në makinë? Po është. A duhet qeveria të bëjë kërkime qoftë edhe shkencore për të përcaktuar se sa jetë mund të shpëtojnë kutitë e ndihmës së shpejtë? Patjetër. A duhet lejuar qeveria të angazhohet në reklama ndërgjegjësimi dhe të vendosë billboardera në rrugë që të sugjerojnë shoferët të mbajnë kutinë e ndihmës së shpejtë? Sigurisht. A duhet lejuar qeveria të na detyrojë ne me forcë të mbajmë kutinë e ndihmës së shpejtë në makinë? Kurrë. Në asnjë mënyrë. Kjo është zgjedhja jonë. Nëse unë nuk dua ta ble kutinë, kjo është e drejta ime dhe qeveria ska asnjë punë.

Që në shekullin e 5 para Krishtit, kur grekët e lashtë krijuan qeverinë e parë demokratike, pushteti kolektiv dhe liria e individit kanë qenë gjithmonë në luftë me njëra tjetrën. Përgjatë shekujve, historia është e mbushur plot me raste, kur edhe nën format më të mira të qeverisjes, ata të cilëve, u është besuar pushteti, në kohë dhe me operacione të ngadalta e kanë kthyer atë në tirani. Dhe siguria është preteksi djallëzor më i mirë për ta bërë këtë. Dikataturat më të egra dhe regjimet barbare kanë filluar pikërisht kështu.

Ndoshta për shumë njerëz mund të duket cmenduri se si detyrimi për të blerë një pako fashosh kërcënon lirinë e njeriut. Por e vërteta është se po. E kërcënon. Nëse qeveria mund të më imponojë mua se si duhet të kujdesem për shëndetin tim, cfarë do e pengojë nesër të më diktojë se cfarë duhet të ha, si duhet të vishem dhe se sa orë apo me kë duhet të fle. Po i hyre kësaj rruge përfundon tek Stalini me Hitlerin.

Qeveritë gjithmonë tentojnë ti uzurpojnë liritë e njerëzve. Për dy arsye. E para sepse pushteti nuk të lodh kurrë, sa më shumë të kesh aq më shumë do. E dyta, më shumë pushtet do të thotë më shumë mundësi për të vjedhur. Në rastin e fashove nuk e di se cila është arsyeja, por me siguri është njëra prej të dyjave.

Gjobitja e njerëzve në masë për të mbajtur fasho është cmenduri. Është qartazi përdorim i dhunës së pushtetit kundër qytetarëve dhe lirisë se individëve. Qeveria mund të edukojë, informojë, ndërgjegjësojë, por kurrë nuk duhet të ketë vendimin final mbi atë se cfarë është më e mirë për mua. Jeta u përket njerëzve dhe ata mund të bëjnë cfarë të duan me të. Qoftë edhe ta shkatërrojnë. Ndaj unë atë kutinë me zor nuk kam për ta blerë asnjëherë. Fashot Sajmiri dhe cilido deputet që e ka votuar atë ligjin idiot, ti mbajnë tek farmacitë e tyre.





22:00 Opinione

Bota e Helmutit

Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...

22:00 Opinione

Partia e Odetës

Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...

Lajmet e fundit nga