web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

HABERET E MITROS/ CICA PËR VETERANIN...DHE ZOTI PELESHI...

25 Tetor 2014, 22:00, Opinione CNA

Nga Mitro CELA

Ishte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo, ja donte zanati të shkontye edhe z. Peleshi. Foli? Bibil. Tre llafe regjistrova: Veteranë. Çlirimtarë. 1000 heronj e dëshmorë. Korçarë. Të përkulemi. Të nderojmë. Si edukojnë. Brezin e ri?!..Urra…Në sallë pashë vetëm fëmijët ish partizanë…Më i riu 85 pranvera…I kanë lënë veshët…A nuk do ishte më mirë që veteranët e krasitur, të lëçisin haberin tim:? Cica për veteranin??…

Dje në orë 7.00 nisa krosin nga kodrat e Liqenit Artificial. Ndjek këshillën e Hipokratit: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë! Kur varesha poshte kodrave, takova një veteran. Pasi më shtërngoi fort dorën, dhe më dhuroi dy pythje ?alla shqipo? më thotë:
-Edhe unë kam një nip, si puna jote. Më të madh. Po shkon në klasën e tretë. Babai i ka blerë një laptop. Më futi dhe mua lezetin. Ma mësojë ?zanatin?. Tani lexoj badjava gazetat dhe haberet e tua. Do të ta them si miq që tani jemi ne FB? Lexoj vetëm ato habere, që u këndohet cicave?! Përtërihem. E di përmëndsh njerën: Thumbi I cicës si lajthi/ Do e pi o me raki?Kaqë e shkurtër të jetë?…Mbase ka edhe ndonjë strofë, që se fut dot në FB për miletin?…Ma recito mua, të keqen burazeri?!
-Të kuptoj! I thashë.- Kur të punonte kandari, ke pasur qejf atë bukuroshen e fjetur nga ka dalë rraca njerëzore?Tani që je me proteza, u lëpihe vjershave me cica. Je orrno ( tamam) si zotëria ime! Dëgjo një perllë përmetare:
Dola në pazar,
bleva dy limua
t’i kisha yrnek
për cicat e tua.
Dy cicat e tua
kullumbri prej gjëmbi
c’u plakce i mjeri
nuk m’i zë dot dhëmbi.

-Të të bëj edhe nje rixha?-Më thotë I eksetuar veterani.- Kam me vete bllok dhe kalem! A mund të mi shkruash! Dua ti mësoj përmëndësh?
..I ktheva bllokun?.Më shtërgoi dorën. U largua duke tërhequr një këmbë zvarr. Përfitova nga rasti ta pyes:
Unë:-Këmbën ta ka marrë hemoragjia cerebrale?
Ai:-Jo, ma ka marrë gjermëni! Ishte kohë lufte. Na, në llogore. Kur fap një plumd në kofshë?
Unë:-Pse, me gjermanët luftonit me këmbë përpjetë?
Veterani:-Qerrata Mitro! Lëshoke edhe thumba! Nuk ta marr për keq: Je I larë me cicat që më fale.
Unë:-E dëgjove Niko Peleshin kur foli në Korçë?
Veterani:- Pse edhe ai mba cica nën lesh?…





22:00 Opinione

Bota e Helmutit

Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...

22:00 Opinione

Partia e Odetës

Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...

Lajmet e fundit nga