web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fahrenheit 10/16 Beograd

25 Tetor 2014, 22:00, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Kur një shtet demonstron befasisht, qoftë edhe me anë të një parade, një fuqi ushtarake të madhe, në një regjion që prej shumë viteve është në një proces demilitarizimi, vendet përreth këtij shteti nuk mund të mos shqetësohen dhe të pyesin se me çfarë shkaku ky vend ka ndërtuar një fuqi të madhe ushtarake, pra cilin prej tyre konsideron rrezik. Nuk mund të mos ndodhte kështu edhe kur Serbia njoftoi se do të mbajë një paradë të madhe ushtarake me rastin e çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore. Në të gjithë botën bëhen parada ushtarake në përvjetorët historikë, por këta janë edhe raste kur demonstrohet fuqia ushtarake e një vendi. Dhe shtetet paqësore, të cilët gjenden në regjione ku sundon një frymë demilitarizimi, kujdesen që paradat të mos jenë shfaqje të tepruara militare.
Serbia paraprakisht e dinte se vendet e regjionit dhe më gjerë, Europa, kur të shikonin demonstrimin arrogant të fuqisë ushtarake serbe në paradën e 16 tetorit, nuk mund të mos pyesnin se ndaj kujt ishte e projektuar kjo fuqi ushtarake. Një vend i vogël si Serbia e ndërton fuqinë ushtarake për dy arsye, ose për t? u mbrojtur nga rreziqet, ose për të zgjeruar territorin e tij, ose për të dy këto arsye së bashku. Se rritja e fuqisë ushtarake të një vendi përbën një kosto të madhe ekonomike për të, prandaj çdo vend mendohet mirë para se ta bëjë këtë. Serbia kufizohet me tetë vende: Bosnjë-Herzegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi. Asnjë nga këto vende nuk përbën rrezik ushtarak për Serbinë. Pesë nga këto vende, Bosnjë-Herzegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, as që kanë fuqinë ushtarake për të përbërë rrezik për Serbinë. As Hungaria dhe Rumania, ndonëse vende me një fuqi relativisht të madhe ushtarake krahasimisht me Serbinë nuk përbëjnë rrezik për Serbinë. Nuk ka asnjë gjasë që Serbia të jetë duke u militarizuar për të bërë luftë me Kroacinë. Atëherë ndaj kujt është duke u militarizuar Serbia? Kjo pyetje nuk mund të mos bëhej nga fqinjët aq më tepër kur Serbia e demonstroi fuqinë ushtarake me rastin e vizitës së Presidentit rus Putin, në kohën që Rusia është kthyer përsëri në traditën e saj të fuqisë së madhe ushtarake agresive.

Për këtë arsye parada që do të bënte Serbia në 16 tetor në Beograd, pritej të kishte efektin e Fahrenheitt 10/16. Michael Moore e përdori titullin e romanit të Ray Bradbury ?Fahrenheit 451º? (temperatura që çlirohej nga djegia e librave në një botë ku librat qenë ndaluar dhe digjeshin nga një polici e posaçme) si ide bazike për filmin e tij ?Fahrenheit 9/11?, duke e quajtur këtë temperature në të cilën liria digjet. Fahrenheitt 10/16 është temperatura e shpërthimit të fuvisë ballkanase të barutit, që tashmë gjendet në Beograd.

Duke i ditur të gjitha këto, Serbia e përdori ndeshjen me Shqipërinë, dy ditë para paradës ushtarake, për të justifikuar militarizmin ri serb që do të shfaqej në Beograd. Për këtë qëllim shërbimet e fshehta serbe, gjatë ndeshjes Serbi Shqipëri, sajuan në stadiumin e Beogradit incidentin me dronin me banner me hartën e së ashtuquajturës ?Shqipëri e Madhe?, që përfshinte territore të vendeve fqinje me Shqipërinë që nuk janë rivendikuar kurrë në asnjë projekt nacionalist shqiptar, siç është Sanxhaku sllavo-islamik në Serbinë e sotme, Cetina, kryeqyteti historik i Malit të Zi, etj. Për këtë incident Serbia, me anë të shtetarëve më të lartë të saj, akuzoi zyrtarisht dhe publikisht Shqipërinë, shtetin shqiptar, duke e quajtur incidentin provokacion shtetëror shqiptar që synonte destabilizimin e Serbisë dhe të krejt Ballkanit.
Me këtë Serbia donte t? i kumtonte Ballkanit, Europës dhe botës se ajo është e detyruar që të rimilitarizohet për shkak të rrezikut që i vjen nga shteti shqiptar dhe nga kombi shqiptar që kërkon të realizojë aspiratën e ?Shqipërisë së Madhe?. Dizajnuesit e shërbimeve të fshehta serbe u kujdesën që bannerin e zbritur në stadium me dron ta dizajnonin me simbolikë terroriste islamike, siç ishte sfondi i tij me flamurin e zit ë ISIS. Bashkë me rivendikimin e Sanxhakut, kjo i jepte aspiratës së ?Shqipërisë Etnike? një konotacion terrorist islamik.

Unë mendoj se nëse serbët do të kishin parë se qenë duke e fituar ndeshjen, ata do ta kishin dërguar dronin me banner në stadium në momentin që do të përfundonte ndeshja dhe lojtarët serbë do të kishin qenë duke përshëndetur tifozët. Kështu Serbia nuk rrezikonte të dënohej për shkak të ndërprerjes së ndeshjes. Kur serbët panë se kishte shumë gjasa që jo vetëm most a fitonin ndeshjen, por madje ta humbnin, ata vendosën ta dërgojnë bannerin në fund të pjesës së parë të ndeshjes. Kuptohet ky ishte momenti i fundit kur mund të dërgohej droni në stadium pa u dukur qartë se ishte vepër e serbëve. Nëse droni do të dërgohej në pjesën e dytë të ndeshjes dhe rezultati ishte ende 0-0, apo kishte bërë gol Shqipëria, atëherë askush nuk do të kishte dyshim se këtë e kishin bërë serbët për të ndërprerë ndeshjen që nuk mund po e fitonin dot.

100 vite më parë Serbia shkaktoi Luftën e Parë Botërore duke vrarë trashëgimtarin habsburgas të fronit Franz Ferdinand, në Sarajevë për shkak se ai, kishte qenë njeriu i cili e pengoi Serbinë që të aneksonte Shqipërinë e sotme deri në Lushnjë, Gramsh, dhe pjesën veriore të Korçës, të cilën e pushtoi gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Që prej krijimit të saj si shtet, në gjysmën e parë të shekullit XIX Serbia kishte pasur si synim final atë që të bëhej vend me dalje në bregdet, duke mos qenë vend i kyçur në tokë. Për herë të parë kjo u duk e mundur për Serbinë kur ushtria e saj doli në bregdetin shqiptar, në nëntor 1912. Në atë kohë Franz Ferdiand shkoi në Gjermani për ta bindur Kajzerin Wilhelm II që të ndryshonte qëndrimin se nuk duhej nisur lufta botërore për Durrësin, të cilin e kërkonte Serbia dhe të mbështeste qëndrimin austro-hungarez kundër aneksimit të territoreve të Shqipërisë së sotme nga Serbia. Mbështetja e Gjermanisë ishte e domosdoshme për Austro-Hungarinë duke qenë se Serbia mbështetej nga Rusia. Për shkak të asaj që bëri Franz Ferdiandi u dënua me vdekje nga Serbia dhe ky vendim u ekzekutua në Sarajeve në 28 qershor 1914.

Që në 1912, Serbia kishte qenë gati që të hynte në luftë me Austro-Hungarinë për Durrësin. Dhe që Serbia të merrte Durrësin do të thotë të merrte më shumë se gjysmën e Shqipërisë së sotme. Në 1912 Serbia donte ta pushtonte atë që është Kosova e sotme, që të mund të dilte në bregdetin shqiptar. Por që t? i mbante territoret e pushtuara në Shqipërinë e sotme, Serbisë i duhej mbështetja e Rusisë. Por Rusia e këshilloi Serbinë që të tërhiqet se Rusinë nga ana e saj nuk e mbështetën aleatët e saj të mëdhenj të Antantës, Franca dhe Britania e Madhe për të nisur luftën botërore për territoret shqiptare që donte të pushtonte Serbia. Pas kësaj, Serbia e cila e dinte se Austro-Hungaria ishte pengesa kryesore që shteti serb të shtrihej deri në Adriatik, organizoi vrasjen e Franz Ferdinandit, për ta tërhequr Austro-Hungarinë në një luftë ku Serbia do të kishte mbështetjen e Antantës, falë sistemit të aleancave. Dhe kur nisi kjo luftë Serbia e mori nën kontroll Shqipërinë me anë të njeriut të saj Esat Toptanit, të cilin e ndihmoi për të marrë pushtetin në Shqipëri me ndihmën e një forcë ushtarake të armatosur dhe paguar nga Serbia, një pjesë e së cilës forcë përbëhej nga ushtarë dhe oficerë serbë. Serbia bëri me Esat Toptanin një marrëveshje që iniconte procesin e aneksimit të Shqipërisë nga Serbia.
Që atëherë e deri më sot Serbia nuk ka hequr dorë nga aspirata për të pushtuar trojet bregdetare shqiptare deri në Durrës, e me këtë edhe prapatokën e tyre. Serbia ka vetëm një mundësi që ta bëjë këtë, ta paraqesë aksionin e saj ushtarak në Kosovë e në Shqipëri, si aksion antiterrorist kundër rrezikut të Shqipërisë së Madhe, të cilën kërkon t? ia paraqesë botës si projekt terrorist islamik të kordinuar me Shtetin Islamik. Prej këtej edhe simbolika e paraqitur në stadiumin e Beogradit në bannerin e zbritur me dron, kinse si simbolikë nacionaliste shqiptare. E kam fjalën për hartën dhe fushën e zezë të bannerit. Serbia pret rastin që të ndërmarrë një aksion ushtarak antiterrorist në Kosovë, të cilin do ta justifikojë me rrezikimin e popullsisë serbe atje, si dhe të trashëgimisë kulturore serbe, nga ana e terroristëve islamikë shqiptarë. KFOR i zvogëluar shumë në numër, dhe që në pjesën më të madhe sot përbëhet nga kontigjente ushtarake të vendeve që nuk kanë asnjë deëshirë t? i dërgojnë ushtarët e tyre në luftë kundër serbëve, nuk ka gjasa që ta pengojë aksionin ushtarak serb. Në ndërkohë Serbia do të ketë nxitur, ashtu si në 1914, një kryengritje islamike në Shqipëri. Pas kësaj Vojska (kështu e quajnë serbët Ushtrinë) do të marshojë si në 1912 në territorin e Shqipërisë së sotme, për të luftuar rrezikun që i vjen Serbisë pikërisht në vendin e origjinës së rrezikut. Lufta do të sjellë valë të mëdha të dëbuarish shqiptarë të Kosovës në territorine Shqipërisë së sotme, të cilët nën presionin e Ushtrisë serbe do të evakuohen nga portet shqiptare në drejtim të Turqisë, e cila do të jetë e lumtur që t? i presë shqiptarët për t? i vendosur në zonat problematike me popullsi kurde, si kundërpeshë ndaj kësaj të fundit.
Si do të veprojë NATO në këtë rast, meqënëse Shqipëria është vend anëtar i aleancës? NATO ka dhënë një sinjal shumë të çuditshëm katër ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd. Në 10 tetor, katër ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, në bregdetin shqiptar, pikërisht në zonën Durrës-Kavajë, ku arriti Ushtria e Serbisë në 1912, u dëgjuan disa shpërthime të forta, misterioze të cilat u shpjeguan me kalimin në shpejtësi më të lartë se ajo zanore, e dy aeroplanëve ushtarakë të NATO-s që mbikqyrën një aeroplan të dyshimtë të nisur nga Beogradi, që kishte hyrë në hapësirën shqiptare, sipas marrëveshjes për policimin ajror që ka Shqipëria me vendet fqinje, anëtare të NATO-s. Këta dy aeroplanë miqësorë, shkaktuan pa dashje një sonic boom u tha në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Shqipërisë.
Ai që quhet sonic boom nuk është një lloj shakaje të cilin njerëzit e ajrit, pilotët ua bëjnë njerëzve të tokës, pra banorëve të zonave në afërsi të të cilave fluturojnë ata, por është një gjë shumë serioze. Aq më tepër kur nuk është e nevojshme siç ishte rasti në Shqipëri, në 10 tetor, se aeroplani ?Boeing 737? i mbikqyrur,i cili ishte i llojit cargo nuk fluturon kurrë më shumë se 500-600 km në orë (shpejtësia maksimale 943 km orë), aq më tepër kur ka humbur orientimin. Në çdo rast aeroplanët supersonikë e kishin nën kontroll duke fluturuar paska nën shpejtësinë zanore që në bregdet është 762 milje në orë, domethënë 1226 km në orë. Sonic boom është një gjë shumë serioze madje përdoret edhe si metodë luftarake dhe quhet figurativisht ?sound bomb?, domethënë bombë zanore. Sepse ekziston një dallim midis sonic boom spontan dhe asaj që quhet sound bomb (bombë zanore). Derisa sonic boom është zhvendosja me zhurmë e ajrit që shkakton një aeroplan supersonik (i aftë të fluturojë me shpejtësi më të lartë se ajo e zërit), sound bomb është efekti sonic boom i shkaktuar nga fluturimi i një apo më tepër aeroplanëve supersonikë, në atë mënyrë (shpejtësi dhe lartësi), që të maksimalizohet efekti sonic boom, deri në atë masë sa të arrijë efektin e sound bomb duke e traumatizuar popullsinë e zonave të banuara. Si i tillë, efekti sonic boom i shndërruar në sound bomb është përdorur nga Israeli kundër popullsisë së territoreve palestineze. OKB që vite më parë i ka kërkuar Israelit që të mos e përdorë taktikën luftarake të sound bomb në terrritoret palestineze.

Në 10 tetor, katër ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, ndaj Shqipërisë u krye një bombardim me sound bomb, për t? ju thënë shqiptarëve që të shkundeshin nga letargjia dhe të bëheshin të vetëdijshëm se mund të gjendeshin të përfshirë në një luftë. Dhe që kjo do të jetë një luftë ekzistenciale për shqiptarët, këtë e bënë të qartë koret në stadiumin e Beogradit ku çdo serb i pranishëm, dhe jo thjesht disa ekstremistë, ulërinte ?Vraje Shqiptarin!?
Serbët nuk urrejnë vetëm shqiptarët e Kosovës, siç u thonë me dinakëri shqiptarëve të Shqipërisë propagandistët e paguar serbofilë, të cilët u thonë shqiptarëve të Shqipërisë se serbët nuk kanë gjë kundër juve, e kanë vetëm me kosovarët. Por serbët i urrejnë shqiptarët e Kosovës se e kanë dashur Kosovën pa shqiptarë veç të tjerave edhe si kryerurë gjeostrategjike për të dalë në bregdetin shqiptar. Dhe kur kanë arritur të dalin atje, i kanë trajtuar shqiptarët e atyre trojeve njëjtë si shqiptarët e Kosovës, pra barbarisht. Serbia i shpalli një luftë ekzistenciale kombit shqiptar në 14 tetor 2014. Shqiptarët duhet të mësohen me këtë realitet si me një fenomen natyror dhe ta luftojnë atë si të tillë, pra duhet të bëhen gati për luftë. Dhe kjo luftë nis duke me luftën asgjësuese kundër serbofilëve tanë në Shqipëri.

Europa dhe SHBA i thonë Kryeministrit të Shqipërisë që të shkojë në Beograd pas asaj që ndodhi dhe këtë e bëjnë jo se kanë ndonjë iluzion për një epokë të re në marrëdhëniet serbo-shqiptare, por se duan të shohin se si do të reagojnë shqiptarët. Rreth një shekull më parë, diplomatët europianë i pyesnin shqiptarët me të cilët komunikonin: Çka mendoni për Esat Toptanin, çka do të bëni me të?
Nëse shqiptarët me anë të Avni Rustemit nuk do t? ia bënin të ditur Europës qëndrimin e tyre si komb ndaj Esatit, atëherë nuk ishte çudi që Europa ta akomodonte Shqipërinë si vend vasal të Serbisë me Esatin si sundimtar. E njëjta gjë vlen edhe sot me Edi Ramën, që po shkon në Beograd si Esati i Ri.





22:00 Opinione

Bota e Helmutit

Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...

22:00 Opinione

Partia e Odetës

Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...

Lajmet e fundit nga