web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një teatër për trutharët

9 Nëntor 2014, 23:00, Opinione CNA

Bledi KASMI

Të dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre. Kishin kohë që e kishin projektuar deri në detaje çdo rol që ata luajtën dje në skenën e teatrit të Beogradit, që nuk ishte për t?u shijuar nga artdashësit e politikës dhe as nga njerëzit normalë, por veç për trutharët.
Bënë sikur u zinë. Bënë sikur u shanë, bënë sikur e injoruan njëri-tjetrin. Paradite krijuan incidentin dhe në darkë deri në oërt e vona shijuan ushqimet tradicioanle serbe në një ndër restorantet më të mira të Beogradit, pa as më të voglin debat apo kundërshti mes tyre. Si dy miq të mirë kaluan orë të tëra së bashku duke lënë pasuesit që të krenohen me ?heronjtë e paradites? që u çuditërisht kthyen në ?dashnorë të natës?.
Po çfarë kishin për të festuar së bashku?
Diletantë si hileqarë dhe të vegjël për t?u bërë aktorë të mëdhenj të politikës, i ngjanin një filmi të vjetër të realizmit socialist, ku të dy merrnin rolin e heroit të rremë përpara turmave, duke u shitur si nacionalistë e patriotë, kur në fakt janë veç matrapazë politikë që luajnë me emocionet e njerëzve.
Mjafton të shikoje mediat e kontrolluara nga Rama dhe Vuçiç se si reaguan menjëherë pas takimit. Si mediat serbe afër Vuçiç ashtu edhe ato afër Ramës në Tiranë i shpallën të dy heronj. Një emocion që dukej sikur më tepër vinte nga poshtë lart se sa nga lart poshtë.
I tillë ishte skenari. Të dy u duhej pak oksigjen politik. Kishin nevojë që të luanin teatër për shpërqëndruar vëmendjen nga problemet jo të vogla që përballen të dy në Tiranë dhe Beograd. Kur punët nuk funksionojnë mirë brenda vendit, atëherë duhet parë ndonjë zgjidhje nga jashtë që të bëjnë të harrohen hallet dhe problemet e përditshme.
Përse Vuçiç dhe Rama duhet të shiteshin si patriotë të rremë dje në vendet e tyre ?
Vuçiçit i duheshin pozat e djeshme, duke poshtëruar Ramën publikisht, si me injorimin e flamurit kombëtar, me ofendimet publike si ?provokator?, apo mos dhënien e dorës në fund të konferencës për shtyp, për të dalë para serbëve si një njeri i vendosur për të mbrojtur kauzën e vdekur se ?Kosova është Serbi?.
Po përse këto doza nacionalizmi në këtë moment nga Kryeministri serb Vuçiç?
Kjo është e thjeshtë. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Hagës ka vendosur lirimin nga burgu të të akuzuarit për krime lufte, Sheshel. Të premten, ai i ka dorëzuar materialet e qelisë së tij në burgun e Sheveningenit në Hagë, ku është liruar deri në shqiptimin e vendimit. Ndoshta sot ose nesër, ai do të kthehet në Serbi dhe për të janë bërë gati pritje madhështore nga serbët.
Radikalët serbë kanë marrë zemër dhe u janë ringjallur shpresat për një rimëkëmbje të partisë së dikurshme ?Radikale? që udhëhiqet nga Shesheli, i cili shihet si një kundërshtar politik i Kryeministrit serb dhe Presidentit .
Në Beograd ka frikë nga një destabilizim politik. Vetë krimineli Sheshel, që tashmë shihet si hero tek një pjesë e madhe e serbëve ka paralajmëruar, se do të kthehet ?për t’u hakmarrë?. Kjo hakmarrje ka të bëjë me kumbarin e tij, Tomisllav Nikoliç (tani President i Serbisë) dhe Kryeministrin Aleksandar Vuçiç, të cilët më shumë se 15 vjet kanë qenë numri dy dhe tre në Partinë Radikale Serbe, të udhëhequr nga ultranacionalisti Vojisllav Sheshel.
Nikoliç dhe Vuçiç janë ndarë nga radikalët dhe ia kanë kthyer shpinën Sheshelit, në vitin 2008, kur kanë themeluar Partinë Përparimtare Serbe. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti ka fituar shumicën absolute të votave.
Ministri serb i Punës, Vulin e pohon se lirimi i Sheshelit dhe mbërritja e tij në Serbi do të sjellë një përpjekje për destabilizimin e qeverisë. Shesheli mund të bashkohet me forca të tjera radikale për të rrëzuar qeverinë e Vuçiçit në ditët e ardhshme.
I gjendur përpara një realiteti të tillë politik në Serbi, Vuçiç e ka pasur të domosdoshme që të shitet tek opinioni serb pikërisht në këto momente, si një ultranacionalist për të sfiduar rivalin e ri politik Sheshel. I duhej të jepet një shfaqje si ajo që dha dje bashkë me Ramën dhe në sy të tij të deklaronte se ?askush nuk e poshtëron dot Serbinë në shtëpinë e vet dhe se Kosova është Serbi?.
Ja pra që Vuçiçi e paska patur një hall që na bënte dje si një nacionalist i rregjur. Ai po kërkon mbështetje më të gjerë në opinion për të sfiduar rivalin e ardhshëm politik, dhe deri diku ai ja arriti. Për serbët, Vuçiç ishte dje një hero.
Por edhe Rama e ka një hall të ngjashëm.
I gjendur në një trysni të fortë brenda vendit, me një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe rritje të fortë dhe drastike të taksave për vitin e ardhshëm, Rama e ndjen se është i lëkundur në poltronin e tij kryeministror nga një varg protestash që pritet të shpërthejnë gjatë ditëve të ardhshme, fundi i të cilave mund të jetë edhe fundi i vetë Ramës.
Degradimi i qeverisjes së tij të përfshirë jo vetëm në afera korruptive, por edhe në një konflikt të hapur me pjesën më të madhe të popullatës për shkak të padrejtësive, burgosjeve dhe instalimit të shtetit policor e kanë bërë atë të ndjejë se, shpërthimi i një revolte popullore në këto momente mjaft të rënda ekonomike mund të çojë drejt një zgjidhje të re politike.
Edhe Ramës ashtu sikurse Vuçiçit i duhej që brenda vendit të merrte rolin e heroit të rremë, duke siguruar një mbështetje më të madehe politike. Ndaj ajo që kemi parë paradite në konferencën për shtyp, ashtu sikurse dëshmoi edhe darka romantike e orëve të vona mes tyre, ishte vetëm një teatër që u luajt për interesa politike të dy individëve si Rama dhe Vuçiç.
Përpara interesave madhore të vendeve të tyre që kërkojnë hapa integrues dhe bashkëpunus, Rama dhe Vuçiç vendosën interesat personale politike. Ata të dy e dinë se në Ballkan nuk fiton as vota dhe as mbështetje publike përmes bashkëpunimit, por përmes konfliktit, të cilin na e sollën dje për ta konsumuar ne, sepse ata po ndajnë me njëri-tjetrin trofetë e fitores që i bënë heronj të rremë për trutharët.





23:00 Opinione

Motive banale

Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...

23:00 Opinione

Në krah të Luizës

Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...

22:00 Opinione

Bota e Helmutit

Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...

Lajmet e fundit nga