Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në kohën e Luftës së Kosovës, në maj 1999, kur amerikanët po shqyrtonin opsionin e një mësymjeje tokësore të NATO-s kundër Serbisë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, u vendos që të bëhej një provë me UÇK-në, si forcë mësymëse tokësore të mbështetur nga ajri prej NATO-s. UÇK duhet të grumbullonte të gjitha forcat e saj në territorin shqiptar, pranë kufirit shtetëror me Jugosllavinë, në afërsi të Malit Pashtrik dhe të mësynte për të marrë lartësitë e këtij mali, ta kapërcente atë me luftë dhe të zbriste në ultësirën që të çonte drejt e në qytetin e Prizrenit. Kapja e një qyteti të rëndësishëm të Kosovës nga ana e UÇK-së do të kishte një rëndësi të madhe, jo thjesht për publicitetin e luftës së UÇK-së, ashtu edhe në aspektin strategjik. Për këtë qëllimin në Kukës, në shpatet e Malit Pashtrik u përqëndrua krejt forca e UÇK-së që mundi të mblidhej në Shqipëri nga vullnetarët e ardhur nga diaspora dhe nga meshkujt e aftë për luftë të mbledhur në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe në Maqedoni, gjithsej 12 mijë vetë, të cilët u armatosën me të gjithë llojet e armëve, të nxjerra nga depot e Ushtrisë Shqiptare. Edhe Shqipëria mblodhi të gjithë forcat ushtarake që kishte, bashkë me rezervistët vullnetarë, rreth 20 mijë vetë, dhe i përqëndroi në krah të djathtë të frontit të mësymjes së UÇK, pranë Morinit, ashtu që Ushtria Serbe të mos ia merrte krahët me një kundërmësymje forcave të UÇK. Ushtria Shqiptare përqëndroi në kufi të gjithë tanket dhe topat e rëndë që kishte, për të mbluar me zjarr artilerik mësymjen e UÇK-së. Për më tepër që ndërmarrja e një sulmi në shkallë të gjerë nga ana e UÇK-së, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, mund të sillte si pasojë që Serbia të kundërmësynte për të pushtuar territore të gjera në Shqipërinë e Veriut, me arsyetimin se kjo gjë ishte e nevojshme për sigurinë e saj.
Dita e mësymjes në Pashtrik u caktua në 26 maj 1999. Për të ngritur moralin e trupave, amerikanët u kërkuan shtetarëve më të lartë të vendit, Presidentit Rexhep Meidani, Kryeministrit Pandeli Majko, Kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi, që ata të shkonin në zonën operacionale, në Kukës. Ministri i mbrojtjes Luan Hajdaraga gjendej tashmë në Kukës. Në mëngjesin e 26 majit 1999 në helikopterin ushtarak që do të nisej nga Tirana në Kukës hipën vetëm Meidani dhe Gjinushi. Majko nuk erdhi. Helikopteri priti dy orë ardhjen e Kryeministrit Majko dhe ai më në fund tha se kishte shkuar në… plazhin e Durrësit, pasi ajo ishte ditë e ngrohtë me diell. Në Kukës shkuan vetëm Presidenti Meidani dhe Kryetari i Kuvendit Gjinushi.
Njeriu më i shqetësuar në Qeverinë Shqiptare për atë që do të ndodhte në Kukës, ato ditë dukej… Ministri i Kulturës, Edi Rama, për arsye që i dinte ai dhe të cilat nuk ka parapëlqyer t? i shpjegojë kurrë, duke mos folur për këtë ngjarje asnjëherë. Edi Rama që një ditë para kishte shkuar në zyrën e Kryeministrit Majko dhe i kishte thënë që të mos shkonte në Kukës ditën e mësymjes, se atje do të bëhej një aventurë e çmendur ushtarake nga disa luftënxitës në Washington, të cilët me veprimet e tyre të papërgjegjshme rrezikonin të nisnin Luftën e Tretë Botërore. Majko e di se kumtin e kujt i dërgoi Edi Rama atë ditë, por me siguri kumtin e qarqeve sorosiane, të cilat qenë kundër luftës tokësore të NATO-s ndaj Serbisë. Komandanti i forcave të NATO-s gjatë fushatës së NATO-s kundër Serbisë në 1999, Gjenerali Wesley Clark, në kujtimet e veta rrëfen një ndodhi gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë:
?I had another chance to make my case against incrementalism to Secretary of State Madeleine Albright in a one-on-one breakfast meeting on Monday, April 12. It had been a little over four weeks since our last meeting, before the war had begun.
?Well, Wes, it?s up to you?, she said as she sat down. ?I? ve done my best, and they?ve called it my war, and they?ve turned on me. Now they?ll turn on you.?
I didn?t want to ask who ?they? were; it was too painful.? (Wesley Clark, ?Waging modern war?, Public Affairs, New York 2002, p. 253)
Kjo bisedë e çuditshme, e bërë në terma që janë versioni i të folmes orwelliane në Washington, mes dy prej njerëzve kryesorë në hierarkinë amerikane të pushtetit, është sa konfonduese, aq edhe instruktive. Cilët qenë ?ATA?, të cilëve u trembej Sekretarja e Departamentit të Shtetit, dhe që i përmendte në të folmen orwelliane të njeriut të trembur, cilët qenë ?ATA?, përmendja e të cilëve e pezmatonte shumë komandantin e NATO-s? Derisa gjenerali Clark thotë se nuk dëshironte të pyeste se kush qenë ?ata?, por njëkohësisht ndjehet shumë i pezmatuar, që ?ata? janë vënë kundër tij, atëherë kuptohet se ata qenë një elitë sekrete konspirative, e cila ndiqte një agjendë të vetën në luftën për Kosovën. Pikërisht një kumt nga ?ATA? shkoi t? i dërgonte Pandeli Majkos Edi Rama në 25 maj 1999.
Që Edi Rama ka shkuar te Majko dhe i ka folur kështu, këtë gjë e dinë disa njerëz, dhe vetë Majko ua ka thënë amerikanëve këtë gjë, më pas. Në atë kohë, Majko, i cili bënte lojë të dyfishtë me amerikanët të cilëve iu buzëqeshte shumë, duket se kishte marrë të njëjtin sugjerim edhe nga kanale të tjera që i dinte ai, prandaj nuk shkoi në Kukës. Helikopteri me të cilin do të udhëtonin shtetarët e lartë nga Tirana në Kukës, nuk nisej se pritej ardhja e Majkos. Ministri Hajdaraga, i cili priste helikopterin në Kukës, telefonte i shqetësuar dhe pyeste se mos kishte ndodhur ndonjë aksident me helikopterin. Më në fund Majko njoftoi se ai nuk do të udhëtonte në Kukës pasi atë ditë do të shkonte në… plazh, në Durrës. Në 26 maj Majko shkoi në bllokun e vilave qeveritare në Durrës për të bërë plazh dhe Edi Rama ishte me të. Atë ditë dhe derisa vazhdoi mësymja e Pashtrikut, Rama nuk iu nda Majkos, nga frika se mos ai udhëtonte drejt Kukësit. Që nga ky moment amerikanët nuk e panë më Majkon si një partner të besueshëm, dhe nuk e mbështetën që të fitonte në në garën me Nanon për kryetar i PS, katër muaj më pas, çka bëri që Majko të humbte dhe postin e Kryeministrit.
Pyetja këtu është se përse duhej që qeveria shqiptare të miratonte një VKM për armatosjen e UÇK, nëse kjo nuk do të mund t? i përdorte armët për një mësymje në stil të gjerë në Kosovë, që ishte mënyra më e mirë për të bërë efektive mbështetjen ajrore të NATO-s. Komandanti i NATO-s në kohën e Luftës së Kosovës, Gjenerali Wesley Clark, flet shumë në kujtimet e tij për Luftën e Pashtrikut, duke i dhënë asaj një rëndësi të madhe në strategjinë e NATO-s. Nga ato që thotë Gjenerali Clark kuptohet se mësymja në Pashtrik ishte një sugjerim amerikan. Këtu po citoj disa fragmente nga kujtimet e Gjeneralit Clark ku flet për Luftën e Pashtrikut. Citimin po e bëj drejtpërdrejt në anglisht, jo sipas përkthimit të deformuar që iu është bërë kujtimeve të Clark të botuara në Kosovë.
Citimi i parë:
?By the morning of May 26 we had considerable information about the KLA? plans to attack in Kosovo. It appeared as though four of five battalions, perhaps 1,800 to 2,000 men, would be attacking over the top of the Mount Pastrik, which formed the high ground northeast of Kukes and would be key terrain for us if we invaded Kosovo under Option B (-).? (Wesley Clark, ?Waging modern war?, Public Affairs, New York 2002, p. 328)
?Option B (-)? ishte emërtimi që i jepej në shtabin e NATO-s planit për mësymje tokësore të forcave të aleancës atlantike në Kosovë. Kur Gjenerali Clark flet për 1800-2000 ushtarë të U
ÇK që mësynë në Pashtrik ai e ka fjalën për pjesën e vlefshme ushtarakisht të forcës së UÇK-së të përqëndruar atje, dhe që ishte disa herë më e madhe se ky numër.
Citimi i dytë:
?But I also recognized the full significance of the KLA offensive for us. If it were at all successful, it wold draw several Serb battalions out of the villages and into the fight, where we could attack them from the air. We were starting to pick up lots of hits against the Serb?s mortars on radar. We just had to bring the aircraft in against them. Or, as Jay Hendrix noted, his artillery and rockets.? (Wesley Clark, ?Waging modern war?, Public Affairs, New York 2002, p. 328)
Sot apologjizuesit e paguar të Edi Ramës thonë në media se ai është i derguar të vizitojë Beogradin megjithë ato që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe akuzat si terrorist që iu adresuan atij personalisht nga shtetarët më të lartë serbë, se këtë vizitë ia kërkon SHBA dhe Bashkimi Europian. Por në maj 1999 SHBA dhe NATO i kërkuan Kryetarit të Qeverisë Shqiptare ku bënte pjesë edhe Edi Rama që të shkonte në Kukës për të mbështetur mësymjen në Pashtrik, Edi Rama mbajti një qëndrim të kundërt me atë të SHBA dhe NATO-s. Kjo është e vërteta e Edi Ramës, i cili është i dëgjueshëm ndaj SHBA me zell të madh, kur i sugjerohet që të bëjë veprime që janë të pëlqyeshëm për Serbinë.
Të tre njerëzve të cilët shkuan në 26 maj 1999 në zonën operacionale, në kufirin shtetëror me Serbinë, si drejtues të lartë të shtetit shqiptar, pra Rexhep Meidanit, Skënder Gjinushit dhe Luan Hajdaragës, sot iu është ndërprerë karriera politike nga Edi Rama. Ata sot nuk janë madje as deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Të dy njerëzit të cilët qëndruan në plazhin e Durrësit në 26 maj 1999, Pandeli Majko dhe Edi Rama, sot janë aleatë politikë. Edi Rama e ka bërë Majkon deputet dhe i ka dhënë fjalën se do ta bëjë Kryetar të Kuvendit, kur të flakë tutje Ilir Metën, sapo ta përdorë për ndryshimin e Kushtetutës.
Prof. Rexhep Meidani, prof. Skënder Gjinushi, prof. Luan Hajdaraga, janë tre njerëz të cilët kanë ardhur në politikë nga bota akademike, cka do të thotë se sado që të jenë prekur nga veset e politikës, te ata mbetet i fortë ndikimi i virtuteve akademike. Kjo është arsyeja që ata nuk e kanë përdorur këtë histori kundër Edi Ramës. Të tjerë njerëz në vendin e tyre, nuk do të tregoheshin kaq shumë diskretë.
Unë e kuptoj se të tre këta zotërinj heshtin për shkak të përgjegjshmërisë së lavdërueshme që kanë si ish-shtetarë të lartë, por tashmë kur kanë kaluar 15 vite nga ajo histori, dhe kur vetë Komandanti i NATO-s për kohën Gjenerali Wesley Clark thotë se UÇK ndërmori një mësymje ushtarake masive në Kosovë, nëpërmjet kufirit të Shqipërisë, ata mund të flasin pa drojë se kanë zbuluar ndonjë sekret shtetëror. Heshtja e tyre ka si pasojë që Edi Rama të luajë komedinë e liderit të kombit shqiptar, i cili bëri trimërinë historike në mes të Beogradit.
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...