LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat ulen ndjeshëm/ Prezencë ngricash në akset rrugore, moti për sot

31 Janar 2024, 07:08, Sociale CNA

Temperaturat ulen ndjeshëm/ Prezencë ngricash në akset rrugore,

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Vlen të theksohet prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore në thuajse të gjitha relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri 11 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zona malore -3 deri 7°C, në zona e ulëta -3 deri 16°C, në zona bregdetare 1 deri 16°C./ CNA

Lajmet e fundit nga