52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Një pëlhurë e gjatë, ku janë qëndisur me fill ngjyrë portokalli inicialet e grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë”, u ekspozua në Shkodër në 20 vjetorin e themelimit të kësaj qendre joqeveritare.
Drejtuesja e saj, Denada Shpuza, thotë se ideja lindi për t’i dhënë vlerë të gjitha grave dhe vajzave të dhunuara, të cilat ju drejtuan ndër vite për ndihmë Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”.
“Këtu janë të qëndisura, të gjitha me dorë, 2783 iniciale të grave, të cilat kanë frekuentuar shërbimin antidhunë të qendrës së gruas. Është një punë kolosale. Siç e shikoni, në fund të kësaj telajo 12 metër e gjatë dhe 1.6 metër e lartë është shkruar “Misioni vazhdon” në punën tonë në shërbim të këtyre grave dhe vajzave që dhunohen”, thotë ajo.
Ana Mila, një vullnetare e vjetër e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë”, thotë se fillimisht, përmes shërbimit kundër dhunës, u identifikuan inicialet e grave të dhunuara, disa prej të cilave përqafuan nismën dhe punuan për më shumë se tre muaj duke qëndisur me dorë në pëlhurë 2783 inicialet e vajzave dhe grave të dhunuara, mes të cilave, edhe inicialet e emrave të tyre.
“Ideja për t’i qëndisur të gjithë inicialet e grave të dhunuara ishte për të treguar jo vetëm vështirësitë që ato kanë kaluar, se duhet m’u skalit në shkëmb faktikisht dhe jo në një copë beze, por edhe gjithë sakrificën e punonjëseve të shërbimit antidhunë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës..
Pavarësisht se, nga viti në vit, është rritur shkalla e ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, thotë Ana Mila, gratë e dhunuara vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetje, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria, së pari për të mos i paragjykuar.
“Ndërgjegjësimi është rritur, por është një fenomen që ekziston akoma, është përsëri i fortë dhe nevoja për të ndihmuar këto gra është shumë e pranishme”, thotë ajo.
Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje.
Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra, ç’ka dëshmon edhe mbi egërsinë e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nevojën e ndërgjegjësimit të mëtejshëm të shoqërisë ndaj këtij fenomeni.
“Dhuna në familje nuk duhet të konsiderohet më si një çështje e dyerve të mbyllura. Duhet t’i përmirësojmë të gjitha shërbimet, të cilat duhet që t’ju ofrohen grave dhe jo të kemi shërbime të cilat ju ofrohen vetëm në letër. Gjithashtu duhet të kemi një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve dhe, nga ana tjetër, duhet të kemi një edukim të fëmijëve që në moshë të hershme për të mos e pranuar dhunën”.
Në Shqipëri ka me dhjetëra organizata dhe shoqata, si dhe institucione shtetërore që, në fokus të punës së tyre kanë edhe parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje. Megjithatë, jo rrallë, puna e tyre është formale dhe pa ndikimin e pritshëm në parandalimin e këtij fenomeni shqetësues për shoqërinë në Shqipëri./ VOA
Ditën e sotme në veri dhe qendër të vendit do të mbizo...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Nisur nga treguesit e vdekshmërisë me 2022, popullsia...
Nëse udhëton një ditë të zakonshme në autostradën Tira...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa aj...
CNA TV udhëtoi drejt fshatit Vërçun të bashkisë së Pograde...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Nga 848 riregjistrime në autoshkolla të personave që h...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të pa...
Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e ma...
Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turis...
Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira të dendur...
“Na e mbushi shtëpinë me shkaravina, pale po merzitet po s...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Ditën e sotme temperaturat do të pësojnë rritje të leh...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme...
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q...
Shqipëria përkeqësohet me 4 vende, duke u renditur në ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...