Parashikimi i motit/ Java nis me vranësira dhe reshje shiu
Vendi ynë, ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Fermerët e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Pirg dhe Zvirinë, po përballen me një situatë të rëndë në tregtimin e prodhimeve bujqësore.
Qindra tonë qepë kanë mbetur stok, ndërsa mungesa e tregut po i detyron ata t’i hedhin ose t’i përdorin si ushqim për bagëtinë.

Prodhimi i këtij viti, që kërkoi muaj të tërë pune dhe kosto të larta, nuk po gjen blerës. Sipas fermerëve, çmimi me të cilin u kërkohet të shesin është shumë më i ulët se kostoja e prodhimit, duke i çuar drejt humbjes së sigurt.
“Qepët i mbollëm prapë, kemi një rezervuar dhe i hodhëm atje, çfarë t’u bëjmë? Po s’të linin t’i hidhje as në lumë, se të vinin e të gjobisnin. Vjen tregtari nga Tirana, na e merrte mallin me 200–300 lekë të vjetra dhe e shiste me 1300 lekë të vjetra. Qepa duhet të jetë me 400–500 lekë të vjetra që të mbulojmë kostot. I bëjmë thirrje shtetit, ai është rregullator”,-theksojnë tregtarët.
Fermerët denoncojnë edhe mungesën e kontrollit ndaj produkteve të importuara, të cilat sipas tyre po e nxjerrin jashtë loje prodhimin vendas.
“Prodhimi futet nga jashtë, vijnë tregtarët, e marrin me 200 lekë të vjetra dhe e shesin me 700–1000 lekë. Djali im ka patate e qepë, i ka shitur me 200 lekë. Kemi që në gusht që kemi hequr prodhimin, erdhi prilli dhe e kemi shitur nën kosto, pjesën tjetër e kemi hedhur. Ikën në lumë”,-tregon një tregtar.
Të gjendur pa zgjidhje, shumë prej tyre po dorëzohen nga bujqësia, ndërsa të rinjtë po largohen nga vendi.

“Ja, ua kemi hedhur lopëve, kuajve. Nuk mbjellim më. Të iki djali në Greqi, nuk ka më të rinj në fshat”,-tregon një nga fermerët.
Situata sipas tyre është e përhapur në të gjithë zonën, ndërsa mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta po i detyrojnë fermerët të hedhin prodhimin.
“Nuk shkon malli, e kanë hedhur fshatarët, e hanë dhentë. Nuk ka treg, vijnë dhe e marrin me 20 lekë të reja”,-ankohen fermerët.
Fermerët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore për ndërhyrje urgjente, duke kërkuar mbështetje konkrete për garantimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas, në të kundërt, thonë ata, bujqësia në zonë rrezikon të braktiset plotësisht./CNA
Vendi ynë, ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Vjedhja e valixhes ose heqja e sendeve prej saj me siguri ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Europa është shtëpia e disa prej qyteteve më të njohura në...
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të ...
Rritja e rasteve të të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Sociologu Gëzim Tushi analizoi sot shkaqet kryesore të rri...
Mësuesi 52-vjeçar, Alban Bejleri, ndërroi jetë një ditë më...
Europa po shkon drejt rënies demografike, me popullsinë e ...
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Varësia nga videolojërat nuk është një problem i së ardhme...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e njohur si “Tregu M...
Temperaturat e oqeaneve arritën nivele rekord muajin e kal...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...