Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e njohur si “Tregu Maqedonas” në qytetin e Korçës kanë kundërshtuar një aksion të ndërmarrë nga Policia Bashkiake, e cila ka kërkuar lirimin e hapësirave publike dhe heqjen e mallrave të ekspozuara jashtë ambienteve të dyqaneve.

Aksioni është zhvilluar një ditë më parë, ndërsa sipas vetë tregtarëve, ai ka ardhur në mënyrë të papritur, pa asnjë njoftim paraprak apo dokument zyrtar që të justifikojë ndërhyrjen. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh te tregtarët, të cilët prej më shumë se dy dekadash operojnë në këtë zonë dhe e konsiderojnë ekspozimin e mallrave jashtë si një element thelbësor për mbijetesën e aktivitetit të tyre.
“Kemi mbi 20 vite që punojmë në këtë biznes. I kemi paguar të gjitha detyrimet, taksat, qiratë, çdo gjë. Tani na kërkohet të fusim mallin brenda pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shkresë zyrtare. Këto janë ditë pune për ne për shkak të Pashkëve. Në këtë moshë, ku të shkojmë nëse e mbyllim biznesin? 25 vite punë nuk mund të hidhen poshtë kështu”,-shprehet një tregtare.
Tregtarët theksojnë se periudha në të cilën është ndërmarrë ky aksion është ndër më të rëndësishmet për xhiron e tyre vjetore, pasi festat sjellin më shumë klientë dhe rrisin shitjet. Sipas tyre, kufizimi i ekspozimit të mallrave do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e tyre, duke i vendosur në vështirësi ekonomike.
“Na thanë që të mos nxjerrim më asgjë jashtë dhe nuk na lanë asnjë afat. Nëse punojmë vetëm brenda, çfarë do të shesim? Taksat dhe sigurimet po rriten, ndërsa ne po kufizohemi gjithnjë e më shumë. Kjo situatë na detyron të mendojmë seriozisht mbylljen e aktivitetit apo largimin nga Shqipëria”,-tha tregtarja.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga bizneset lidhet me mungesën e transparencës dhe komunikimit institucional. Ata pretendojnë se nuk janë informuar për ndonjë vendim të ri apo ndryshim ligjor që ndalon ekspozimin e mallrave jashtë, ndërsa theksojnë se deri më tani kanë operuar në të njëjtat kushte pa probleme.
“Kam 20 vite që punoj këtu. Erdhën dje rreth orës 15:00 dhe na thanë që nëse nesër nxjerrim mall jashtë do të gjobitemi. Kjo është e padrejtë. Nëse ka një vendim, pse nuk na jepet me shkrim? Pse nuk na jepet kohë të përshtatemi? Kështu na detyrojnë të mbyllim dyert".

Tregtarët shtojnë se aktiviteti i tyre zhvillohet kryesisht në rrugë dytësore, ku sipas tyre nuk pengohet qarkullimi i qytetarëve apo mjeteve. Ata shprehen të gatshëm të respektojnë çdo rregull apo detyrim ligjor, përfshirë edhe pagesa shtesë për reklamim apo përdorim hapësire, por kërkojnë që çdo vendim të vijë në mënyrë të rregullt dhe të komunikuar.
“Ne paguajmë për gjithçka. Këto janë rrugë dytësore, nuk zëmë hapësira që pengojnë. Nëse kërkohet pagesë për reklamim, jemi gati ta paguajmë. Por nuk mund të vijë Policia Bashkiake pa mandat dhe pa paralajmërim. Në këtë zonë janë rreth 50 biznese. Çfarë do të bëjmë ne? Do t'i mbyllim të gjithë?”
Nga ana e Policisë Bashkiake, bëhet me dije se aksioni është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të ligjit për lirimin e hapësirave publike, me qëllim rregullimin dhe sistemimin e zonave tregtare në qytet. Sipas këtij vendimi, bizneseve do t’u lejohet të vendosin deri në tre manekinë në fasadë për qëllime reklamimi, ndërsa çdo ekspozim tjetër jashtë ambienteve të dyqanit nuk do të jetë i lejueshëm.
Nga ana tjetër, tregtarët janë drejtuar pranë Bashkisë së Korçës për të kërkuar sqarime dhe për të zhvilluar një komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit vendorë lidhur me situatën e krijuar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që të balancojë zbatimin e ligjit me mbijetesën e aktivitetit të tyre ekonomik./CNA
Temperaturat e oqeaneve arritën nivele rekord muajin e kal...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, krahas aspek...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Drejtoresha Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësis...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një studim i ri zbuloi se një kimikat që është kudo përret...
Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në t...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në tregun e Korçës po r...
Meteorologia Lajda Porja parashikon që edhe ditët e fu...
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qyt...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...