web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ditët e fundit të marsit dhe ditët e para të prillit/ Çfarë parashikojnë meteorologët

30 Mars 2026, 10:45, Sociale CNA
Ditët e fundit të marsit dhe ditët e para të prillit/
Foto ilustruese

Meteorologia Lajda Porja parashikon që edhe ditët e fundit të muajit mars do të jenë me mot të paqëndrueshëm, ndërsa trei ditët e para të muajit prill do të shoqërohen me temperatura të ulëta.

Sipas saj, e marta, e mërkura dhe e enjtja do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore, kryesisht në pjesët malore, ndërsa fundjava pritet të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura më të larta.

Sipas saj, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të jenë deri në 15 gradë, por në fundjavë pritet rritje deri në 19-20 gradë. Në zonat malore të Kosovës, temperaturat mund të ulen deri në -1 gradë, ndërsa ndryshimi do të vijë gjatë fundjavës me mot të ngrohtë dhe diell.

Edhe në Maqedoninë e Veriut pritet mot me vranësira dhe reshje të dendura të martën, ndërsa ditët e mëvonshme reshjet do të jenë më të pakta. Nga fundjava, i gjithë rajoni i Ballkanit do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura më të larta, duke sjellë ditë tipike pranverore.

“Në territorin tonë sot është diell, parashikohet që gjatë natës të kemi vranësira duke sjellë reshje shiu dhe rrebeshe. Parashikohet që reshjet të jenë më të dukshme ose më të dendura në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mbrëmje pritet të ketë rënie të intensitetit.

Do të rishfaqen reshjet e dëborës në zonat malore dhe parashikohet që të mërkurën dhe të enjtën të jenë prezente. Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente deri në orët e paradites së ditës së premte, ndërsa fundjava dhe gjithë java tjetër do të sjellin temperatura mjaft të larta dhe mot të kthjellët, duke sjellë pranverën e munguar.

Parashikohet që temperaturat të jenë deri në 15 gradë, tipike si të shkurtit, ndërsa pritet të kemi rritje të temperaturave në fundjavë deri në 19-20 gradë, të cilat kanë munguar gjatë kësaj jave.

Çadra me vete është për të martën, të mërkurën dhe të enjten.

Pavarësisht se sot ka diell, nesër do të ketë kushte të paqëndrueshme edhe në Republikën e Kosovës. Pritet që të ketë reshje pak më të dendura paradite dhe në pjesën e dytë të ditës do të jenë më të rralla, por nuk do të sjellin problem të ndjeshëm. Ndërsa në fundjavë do të shikojmë ditët tipike të pranverës.

Temperaturat e ulëta do të vijojnë deri në fund të muajit mars, dhe tri ditët e para të muajit prill do të jenë me temperatura të ulëta. Në Kosovë do të ketë deri në -1 gradë në zonat malore. Do të jetë fundjava që do të sjellë ndryshime, ku temperatura do të rritet me pesë gradë, duke sjellë jo vetëm diell, por edhe mot të ngrohtë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, situata është me vranësira dhe reshje të dendura gjatë ditës së martë, reshjet do të jenë më të pakta të mërkurën dhe të enjten. Duke nisur nga fundjava, rajoni i Ballkanit do të ketë mot të qëndrueshëm, duke na sjellë ditë të ngrohta”, u shpreh meteorologia./ CNA





Lajmet e fundit nga