Mot i paqëndrueshëm/ Ja kur do të nisin reshjet e shiut
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rastet e përsëritura të tentativave për vetëvrasje të vajzave të mitura në familjen Dhëmbi në Korçë kanë ngritur alarmin për gjendjen sociale dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse. Ekspertët e konsiderojnë këtë një situatë të rëndë, ku përsëritja e ngjarjeve tregon për një krizë të thellë brenda familjes, por edhe në vetë shoqërinë. Sociologia Maria Dojçe thekson se aktet e vetëvrasjes nuk mund të shihen të shkëputura nga konteksti social dhe institucional.
“Është akt i përsëritur dhe kjo është edhe më e rëndë sesa vetë akti. Shenjat e vetëvrasjes tregojnë një turbulencë të funksionit shoqëror. Pra, shoqëria është në lëngim, institucionet janë në lëngim. Vetëvrasja është shenja alarmante kur ne kuptojmë se si ecën një shoqëri.”
Ajo nënvizon se në thelb të këtyre rasteve qëndrojnë faktorët socialë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen psikologjike të individit. Sipas saj, një element kyç është analiza e thelluar e situatës brenda familjes, sidomos kur kemi më shumë se një rast të tillë.
“Ne gjithmonë i referojmë aktet e vetëvrasjes gjendjeve psikologjike të personit, por në fakt psikologjinë e ngacmon kushti social. Duhet të dimë që është fakti social baza. Duhet parë gjendja sociale ekonomike e familjes sepse në rastin kur kemi në familje dy persona do të thotë që diçka nuk funksionon dhe është në krizë të thellë. Duhet parë marrëdhënia që kanë me prindërit, kujdesi, gjendja financiare, gjithçka që e bën një familje funksionale.”
Dojçe ndalet edhe te roli i institucioneve, duke theksuar se ndërhyrja duhet të kishte qenë e menjëhershme që pas rastit të parë. Po ashtu, sipas saj, vlerësimi duhet të përfshinte edhe gjendjen e fëmijëve për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Punonjësit e Shërbimit Social pranë Bashkisë duhet të ishin paraqitur në këtë familje për të matur gjendjen psikologjike të nënës sepse ndikon shumë te fëmija. Si është marrëdhënia e nënës me babain, pasi kjo e rëndon edhe më shumë situatën. E dyta duhet parë dhe të kontrollohej edhe gjendja psikoemocionale e fëmijëve. Pas rastit të parë duhet të kishte një matje të gjendjes psikoemocionale dhe financiare të familjes, si dhe të merreshin masa paraprake për parandalimin e rastit të dytë.”
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e ndërhyrjes në kohë mund të çojë në pasoja edhe më të rënda, pasi akti i vetëvrasjes konsiderohet si një stad i fundit i degradimit psiko-emocional.
“Akti i vetëvrasjes është një degradim final psiko-emocional ku njeriu nuk arrin dot të përballojë problematikat. Është një gjendje e rënduar dhe duket që familja është në një krizë të thellë.”
Në analizën e saj, Dojçe përfshin edhe faktorë të tjerë socialë, si mungesa e mbështetjes në komunitet dhe fenomeni i bullizmit.
“Edhe bullizmi patjetër ndikon, sepse sot në shkollë dhe në komunitet individi nuk gjen mbështetje dhe ngrohtësi. Në shoqëri ku empatia është më e zhvilluar, edhe kur familja është në krizë, komuniteti bëhet një mburojë për individin.”
Ndërsa rasti mbetet një kambanë alarmi për të gjitha hallkat e shoqërisë, ekspertët theksojnë se ndërhyrja e menjëhershme dhe koordinimi i institucioneve është jetik për të parandaluar tragjedi të tjera, duke vendosur në qendër mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve./ CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një raport i fundit i KLSH ka nxjerrë në pah se në shkolla...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Europian, num...
Pensionet shtetërore në Evropë ndryshojnë ndjeshëm nga një...
Sot, vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshë...
Agjencia e motit e OKB-së ka paralajmëruar se klima e Tokë...
Vetëm disa muaj më parë përfundoi një investim për rehabil...
Sipas një studimi të ri, rajonet më të varfra në Europë pë...
Mediat ndërkombëtarë kanë publikuar rezultatet e dy rendit...
Për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Qendra Jonathan në Tiranë ka zhvilluar një aktivitet sensi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Gjeografia e blerjes së automjeteve ka ndryshuar dukshëm t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë ...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Sipas një raporti të ri nga organizata ndërkombëtare si UN...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...