Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...

Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë shqiptarët më të palumturit e Europës, me përjashtim të Turqisë.
Megjithatë, në një tendencë pozitive, të rinjtë duket se janë më të lumtur se një dekadë më parë. Tendenca është krejt e ndryshme për shtetin që flet të njëjtën gjuhë, Kosovën, që këtë vit është renditur ndër 20 më të lumturit në botë.
Shqipëria u rendit në vendin e 86-të në Indeksin e Lumturisë për vitin 2026, me një përmirësim të lehtë nga pozicioni i 89-të që kishte qenë një vit më parë, sipas një publikimi të Kombeve të Bashkuara, që bëhet çdo vit me rastin e Ditës së Lumturisë, që është në 20 mars.
Raporti Botëror i Lumturisë 2026, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ofron një vështrim gjithëpërfshirës mbi nivelin e lumturisë në mbarë botën, duke u bazuar në të dhëna nga 147 vende.
Në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, me këtë të fundit që është shteti më i palumtur i Europës, në vendin e 94-t. Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 16-a në botë, nga vendi i 29-të, që ishte vitin e mëparshëm. Pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30-të, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47-të, Mali i Zi në vendin e 60-të, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82-të. Bosnja dhe Mali i Zi kanë një përmirësim me 10 vende nga viti i mëparshëm.
– Raporti bazohet në disa tregues kryesorë për të matur lumturinë e një vendi:
– Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë: Masa e të ardhurave mesatare të qytetarëve.
– Mbështetja sociale: Vlerësimi nëse individët kanë dikë tek i cili mund të mbështeten në kohë nevoje.
– Jetëgjatësia e shëndetshme: Vitet mesatare të jetës së shëndetshme që pritet të jetojë një individ.
– Liria për të marrë vendime jetësore: Shkalla në të cilën individët ndihen të lirë për të zgjedhur rrugën e tyre në jetë.
– Bujaria: Prirja e qytetarëve për të dhuruar për bamirësi.
– Perceptimi i korrupsionit: Perceptimi i nivelit të korrupsionit në qeveri dhe biznes.
Shqipëria penalizohet nga korrupsioni, duke u renditur në vendin e 120, ose shteti i 27-të më i korruptuar në botë. Në Europë, për perceptimin e korrupsionit na e kalojnë Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, që renditen përkatësisht të katërtat dhe të pestat më të korruptuara në botë.
Treguesi i dytë me renditjen më negative është mbështetja sociale, në vendin e 108-të dhe mungesa e ndjenjës pozitive, ku jemi të 109-ët.
Treguesit më pozitivë janë bujaria, ku renditemi në vendin e 59-të. Shqipëria renditet më mirë në treguesin e lirisë për të marrë vendime jetësore, e 37-a dhe të ardhurat për frymë në vendin e 67-të. Në treguesin e pritshmërisë për të jetuar një jetë të shëndetshme vendi renditet i 38-ti.
Të rinjtë janë më të lumtur
Të dhënat historike tregojnë se indeksi i lumturisë ka shënuar një përmirësim të lehtë vitet e fundit, i ndikuar kryesisht nga të rinjtë, duke arritur në nivelet e 2011-s, kur ishte shënuar dhe rezultati më i mirë deri tani.
Ky është një zhvillim pozitiv, teksa raporti i lumturisë tregon se Shqipëria renditet në vendin e shtatë për ndryshimin pozitiv të indeksit te të rinjtë nën 25 vjeç nga 2006-2010 në 2023-2025.
Bota
Finlanda kryeson sërish si vendi më i lumtur në botë në raportin e vitit 2026, duke ruajtur këtë pozicion për të nëntin vit radhazi.
Së bashku me Islandën dhe Danimarkën, ajo konfirmon se besimi i lartë tek institucionet dhe cilësia e jetesës janë ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e mirëqenies së qytetarëve.
Përtej Europës, Kosta Rika dhe Meksika dallohen si raste të veçanta, duke u renditur mes vendeve më të lumtura në botë dhe duke lënë pas shumë ekonomi më të pasura. Kosta Rika është ngjitur në vendin e katërt – rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga një vend i Amerikës Latine – ndërsa Meksika ka bërë një kërcim të fortë, duke u ngjitur në vendin e 12-të nga vendi i 36-të që mbante në vitin 2022.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e 23-të, një nga pozicionet më të ulëta në historinë e tyre.
Kjo vjen në vijim të një tendence rënëse që është vërejtur gjatë 15 viteve të fundit. Nga vendi i 11-të në vitin 2011, SHBA-ja ka rënë gradualisht, duke arritur nivelin më të ulët në vitin 2024, në vendin e 24-t. Një nga arsyet kryesore është përkeqësimi i mirëqenies te të rinjtë amerikanë, i lidhur shpesh me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe përkeqësimin e shëndetit mendor.
Në Lindjen e Mesme, Izraeli renditet në vendin e tetë, duke qenë vendi më i mirë i pozicionuar në rajon, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e 21-të dhe Arabia Saudite në vendin e 22-të. Ndërsa në Azi, Tajvani është i vetmi vend që renditet në 30-shen më të mirë globale, duke zënë vendin e 26-të.
Në fundin e tabelës, Afganistani renditet si vendi më pak i lumtur në botë, i ndjekur nga Sierra Leone dhe Malawi. Prej vitesh, paqëndrueshmëria politike, lufta dhe kufizimet ndaj të drejtave dhe lirive kanë thelluar ndjesinë e pasigurisë dhe mungesës së shpresës në vend./ Revista Monitor



Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Sipas një raporti të ri nga organizata ndërkombëtare si UN...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Një studim i ri paralajmëron se ngrohja globale mund ta bë...
Perceptimet e të tjerëve mund të ndikojnë drejtpërdrejt në...
Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e humbjeve të jetë...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Një studim i ri ka zbuluar se shumë modele të njohura kufj...
Sipas një studimi amerikan, prania e njerëzve stresues në ...
Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pag...
Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmos...
Ditën e sotme moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm,...
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndruesh...
Nga një alarm i ngritur së fundmi mbi numrin e të paraburg...
Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Një studim i ri nga UNFPA, agjencia e Kombeve të Bashkuara...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga çësh...
Komisioni Europian po mbështet zhvillimin e reaktorëve bër...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Arabia Saudite nisi sulme ajrore ndaj objektivave të rebel...
Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë pë...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...