web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Shumë modele të njohura kufjesh të shitura në Europë përmbajnë kimikate të dëmshme

16 Mars 2026, 19:37, Sociale CNA

Studimi: Shumë modele të njohura kufjesh të shitura në

Një studim i ri ka zbuluar se shumë modele të njohura kufjesh të shitura në Europë përmbajnë kimikate të dëmshme, përfshirë substanca që mund të ndikojnë në sistemin hormonal.

U analizuan 81 modele kufjesh nga mbi 50 marka të njohura (përfshirë Apple, Samsung, Sony, Sennheiser).

Të gjitha modelet e testuara përmbanin gjurmë të substancave si: bisphenols, phthalates, flame retardants

Bisphenols mund të ndërhyjnë në sistemin hormonal dhe të ndikojnë në shëndetin riprodhues. Phthalates janë të lidhura me probleme si obeziteti, rezistenca ndaj insulinës, astma dhe çrregullime të vëmendjes.

Studimi u realizua nga organizata mjedisore çeke Arnika, në kuadër të projektit të financuar nga BE ToxFree LIFE for All./CNA

 





Lajmet e fundit nga