web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat ulen me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

9 Prill 2026, 07:14, Sociale CNA

Temperaturat ulen me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forces 2-4 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga