web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

4 Prill 2026, 08:10, Sociale CNA

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga