Eurostat: Europa drejt rënies demografike, 11.7% më pak nga ulja e fertilitetit
Europa po shkon drejt rënies demografike, me popullsinë e ...

Mësuesi 52-vjeçar, Alban Bejleri, ndërroi jetë një ditë më parë, menjëherë pas përfundimit të procesit mësimor në fshatin Marjan të Maliqit. Sipas informacioneve, mësuesi ishte duke shkuar drejt automjetit të tij për t’u kthyer në Bilisht, ku jetonte me familjen, kur është rrëzuar në rrugë dhe ka humbur jetën.

Të afërmit dhe kolegët e përshkruajnë si një mësues të përkushtuar dhe njeri të qetë, i cili kishte dhënë kontribut të vazhdueshëm në arsim, pavarësisht vështirësive. Xhaxhai i tij, Besim Bejleri, tregon se 52-vjeçari vinte nga një familje me traditë në arsim dhe ishte i përkushtuar ndaj nxënësve, ndërsa prej vitesh përballej edhe me probleme shëndetësore. Sipas tij, ai kishte kërkuar të ishte më pranë familjes, por vijonte të punonte në zona të largëta.
"Nga farefisi ynë jemi 17 mësues, por ai ishte i veçantë, fjalëpakë, punëtor dhe besimtar. Ishte kontribues ndaj fëmijëve. Politika të pushon dhe të gërryen, ju i dini këto punë. Ai nuk ishte në punë atëherë, kur e vunë në punë, e çuan në zonën e Maliqit, në një zonë të thellë. Kishte kërkuar ta sillnin në Devoll, por ja që e sollën tani. U bëj thirrje të gjithë politikanëve, që personat që janë të sëmurë duhet të jenë pranë familjes. Ai vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet të madh. Kujdes, o politikanë, mos u tallni me shëndetin e të tjerëve. Kini mendjen dhe mendoni për këta njerëz. Ishte njeri me dy universitete dhe ishte pa punë. Kishte 5-6 vjet në punë. Ai nuk ankohej kurrë, vinte rreth 7 km larg nga shkolla, si në ardhje, ashtu edhe në kthim. Vinte vetëm për dy nxënës",-tregon xhaxhai.
Edhe kolegët nënvizojnë përkushtimin e tij, duke theksuar se për vite me radhë përshkonte distanca të gjata çdo ditë për të shkuar në shkollë, shpeshherë edhe në këmbë, në kushte jo të lehta infrastrukturore.
"Albani bën pjesë në komunitetin pedagogjik dhe është nga një familje mësuesish. Ka qenë një mësues i përkushtuar, ka dhënë maksimumin e tij në punë dhe ka përballuar vështirësi fizike që e çuan deri në këtë pikë. Kalonte vështirësi për shkak të rrugës dhe distancës. Shkonte çdo ditë deri në Lozhan dhe më pas vijonte në këmbë. Ka rreth 4-5 vite, ndoshta edhe më shumë, në këtë rutinë. Nuk kishte probleme kardiake, por ishte me diabet. Ai më thoshte se ka pasur raste kur bllokohej rruga dhe nuk e prisnim. Jeta i ka këto",-tregon mësuesi Endri Fifo.

Ndërkohë, miqtë e tij shtojnë se transferimet në punë dhe largësia nga vendbanimi e kishin vështirësuar edhe më shumë përditshmërinë e mësuesit.
"E transferuan për arsye politike, ishte i djathtë. Kishte shumë vite në arsim. Përshkonte në këmbë rreth 8 km. Linte makinën dhe më pas shkonte në këmbë drejt fshatit",-shprehet një nga miqtë.
Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet për rrethanat e plota të ngjarjes. Ngjarja ka sjellë reagime në komunitet, duke rikthyer në vëmendje sfidat me të cilat përballen mësuesit në zonat e thella të vendit./CNA
Europa po shkon drejt rënies demografike, me popullsinë e ...
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Varësia nga videolojërat nuk është një problem i së ardhme...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e njohur si “Tregu M...
Temperaturat e oqeaneve arritën nivele rekord muajin e kal...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, krahas aspek...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Drejtoresha Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësis...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...