web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

16 Prill 2026, 07:08, Sociale CNA

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga