web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira mesatare dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

15 Prill 2026, 07:10, Sociale CNA

Vranësira mesatare dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga