LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punimet për mbikalimin e Shkozës/ ARRSH: Nga data 6 mars devijon qarkullimi

4 Mars 2023, 11:39, Sociale CNA

Punimet për mbikalimin e Shkozës/ ARRSH: Nga data 6 mars devijon

Punimet në rrethrrotullimin e Shkozës do të bëjnë që automjetet nga data 6 deri në 12 mars do të devijojnë qarkullimin, kështu ka njoftuar ARRSH.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ARRSH njoftobn se do të vendosen trarët për mbikalimin e Shkozën.

Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës dhe nga trafiku që vjen nga rrethrotullimi i Shkozës drejt Farkës do do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti".

“Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 - në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës "Ali Shefqeti".

Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, shkruan ARRSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga