Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Akademia e Shkencave ka përgenjështruar pohimet e akademikut Artan Fuga lidhur me një deklaratë të tij disa ditë më parë për sa i përket përzgjedhjes së kreut të këtij institucioni.
Fuga teksa shpalli kandidaturën e tij për Akademinë e Shkencave deklaroi se në këtë institucion ka një ligj i cili i bën kryetarët e tij të qëndrojnë “përjetësisht” në pozicionet e tyre.
Akademia e Shkencave në deklaratën e saj i është kundërpërgjigjur Artan Fugës duke u shprehur se nëse pretendimet e tij do të ishin të vërteta ky i fundit nuk do mund të shpallte kandidaturën e tij.
“Kryesia e Akademisë së Shkencave përgënjeshtron pohimet e pavërteta
të z. Artan Fuga, anëtar i Asamblesë së saj
Në respektim të etikës akademike dhe të opinionit publik, ndihemi të detyruar të distancohemi e të përgënjeshtrojmë gjithçka thuhet nga një anëtar i Asamblesë në adresë të saj e veçanërisht të deputetëve të nderuar, vetëm për faktin se ata kanë mbështetur e mbështesin reformimin e Akademisë nëpërmjet ligjit të ri dhe jo përmes deklarimeve me sharje, fyerje, denigrime e të pavërteta.
Ligji i ri është produkt i vetë Asamblesë së Akademisë së Shkencave (vetëm me një votë kundër), i hartuar nëpërmjet një procesi publik mbi njëvjeçar, në bashkëpunim me institucione prestigjioze si ALLEA (All European Academies) e Akademia “Leopoldina” e Gjermanisë dhe e miratuar nga Kuvendi në sajë të kontributit të deputetëve, shumicës së tyre, të cilët e votuan me bindjen e plotë se ky ligj do të ishte baza e ndryshimit të shumëpritur, dhe arritjet e gjithanshme, në këto 3 vjet, të vlerësuara nga tërë institucionet bashkëpunuese me Akademinë e Shkencave, e dëshmojnë këtë pritshmëri.
Me këtë qëndrim Kuvendi ndali platformën e propozuar në rrugë private, nëpërmjet lobimeve jashtë-institucionale nga anëtari në fjalë, e cila, të vetmen “risi” kishte privimin nga e drejta e votës e akademikëve mbi 68 vjeç. Gjithkush e kupton se një propozim i tillë është dhunë e vërtetë dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë së ASHSH. Efektet e një mase të tillë për interesa të qarta politike u provuan më 2007, e këtë model të z. Fuga Perëndimi e ka dënuar si të paprecedent, me akte të veçanta të ALLEA-s, dhe Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si antikushtetues.
Në rast se deputetët do t’i bindeshin lobimit për platformën, sot z. Fuga jo vetëm s’do të kandidonte dot, por as do të kishte të drejtën e votës, pasi tashmë ka plotësuar kriterin e moshës (mbi 68 vjeç), të vënë nga ai për të tjerët 4 vjet më parë.
Ligji i ri e Statuti i dalë në zbatim të tij garanton kandidimin e lirë të çdo anëtari të Asamblesë dhe zgjedhjen e akademikëve të rinj e të organeve drejtuese prej vetë Asamblesë e jo prej komisioneve qeveritare, siç do të impononte “modeli” i platformës. Për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave nuk ka pasur në asnjë rast ankesë për shkelje procedure, deformim vote a moslejim kandidimi, përveç virtualisht nga anëtari i vetëm që s’merr pjesë në votim.
Sa u përket mandateve të anëtarëve të Kryesisë, si ligji i ri, dhe ai i mëparshëm e amendamentet që po shqyrtohen, kanë pasur e kanë të drejtën dhe kufizimin për dy mandate e jo më shumë për të njëjtin funksion.”- thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave", deklaroi ajo./CNA.al
Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit t...
Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore...
Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogël...
Radhë të gjata dhe trafik i rënduar. Kjo është situata me...
Gazetari italian, Loris Castriota, ka deklaruar se është a...
Orët e para të mëngjesit parashikohet të jenë në dominimin...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Vendi ynë pritet që të dielën të përfshihet nga një fr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellim...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Ti...
Barometri në Euronews Albania ka vënë qytetarët e Tiranës ...
57.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv lidhur me vl...
42.3% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për pozicionin e...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranë...
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosfe...
Shqipëria, një nga destinacionet turistike me rritjen më t...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka prezantuar disa llo...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për përkeqësim...
Shqipëria gjatë paradites në një pjesë të mirë të territor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...