Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kur drejtuesja e komisionit të OKB-së, Rena Lee, mori fjalën u duk lehtësimi te të gjithë të deleguarit në OKB. Anija arriti bregun, tha diplomatja nga Singapori nën duartrokitje të vendeve anëtare. Gati 40 orë pa ndalim negociuan vendet anëtare në një seancë maratonë. Bashkësia ndërkombëtare prej 15 vjetësh bën debat për mbrojtjen e deteve të hapura. Si dete të hapura përcaktohen dy të tretat e deteve në botë që nuk janë zona ekskluzive ekonomike të një shteti, sepse janë 370 km larg brigjeve të një vendi. Deri tani mbrohen me marrëveshje vetëm 1% e deteve të hapura.
Mbrojtje e diversitetit biologjik
Qëllimi i bisedimeve ishte krijimi i premisave që deri në fund të kësaj dekade të paktën 30% e deteve të hapura në botë të shpallen të mbrojtur. Marrëveshja synon mbrojtjen e diversitetit biologjik jashtë ujërave territoriale në dete. Përveç kësaj do të përcaktohen rregullore për verifikimin e mjedisit para shfrytëzimit ekonomik, ekspeditave dhe aktiviteteve të tjera.

Një nga pikat kryesore të debatit ishte shpërndarja e fitimeve të mundshme të aktiviteteve të ardhshme ekonomike, u shpreh Ralph Sonntag nga World Future Council. "Pritet që në të ardhmen të zbulohen shumë sekuenca gjenetike që për shembull mund të ndihmojnë në zbulimin e ilaçeve të reja kundër kancerit." Përveç kësaj mund të bëhen zbulime për lëndë të reja plastike në të ardhmen. Me këtë do të fitohej shumë, tha Sonntag. Këtë e tregojnë sekuencat gjenetike të marra nga pyjet në Amazonë, që janë përdorur me fitim nga industria e farmaceutikës. Vendet e jugut global nuk kanë përfituar shumë. Fitimin e rrëmbyen koncernet e mëdha të farmaceutikës në SHBA dhe Europë, theksoi Sonntag. Në të ardhmen kjo do të ndryshojë. Vendet anëtare krijuan një mekanizëm kompensimi financiar për vendet më të varfra.
Problematike ishte në konferencë edhe një çështje tjetër, se si duhet të vendoset për zonat e mbrojtura detare jashtë ujërave territoriale, me shumicë apo me unanimitet. Sidomos Rusia kishte këmbëngulur për vendime unanime, gjë që i afrohej një vendosjeje të vetos. Teksti i marrëveshjes përfundimtare për momentin nuk publikohet. Sipas të dhënave të diplomatëve aty është shënuar, se vendimet duhet të merren me një shumicë tri të katërtat. Sipas drejtueses së konferencës së OKB-së, Lee nuk do të ketë më rifillim të diskutimeve apo diskutime të reja përmbajtësore. Marrëveshja do të kontrollohet nga juristët dhe do të përkthehet në 6 gjuhët e OKB-së. "Më pas do ta miratojmë marrëveshjen në të gjitha 6 gjuhët zyrtare", tha Lee.

Politikanë dhe organizata mjedisore bënë fjalë për një sukses të madh pas ujdisë në OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri fjalë për "fitore të multilateralizmit" dhe lëvdoi punën e delegacioneve. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkroi në lidhje me marrëveshjen: "Ia dolëm mbanë!" Kjo marrëveshje do të mbrojë detet përtej kompetencave kombëtare. Edhe organizatat mjedisore reaguan pozitivisht, por paralajmëruan për një zbatim të shpejtë të saj. Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, e quajti këtë rezultat "një sukses historik dhe të jashtëzakonshëm", që e prek atë thellë. Ajo pret që shumë shtete ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Gjermania është në pararojë të mbrojtjes së deteve dhe të do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha Lemke./DW
Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin...
Në Shqipëri, shpallja dy vite më parë e emergjencës në sek...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijojë të...
Territori i Shqipërisë do të jetë në mbizotërimin e ku...
Punimet në rrethrrotullimin e Shkozës do të bëjnë që autom...
Reshjet e shiut dhe të borës janë kthyer në qytetin turist...
Orët e parë të ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësira...
39% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në përgjithësi në ven...
Formalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dh...
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paq...
Vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranë...
“Shqiptarët janë “çmendur” pas targave të personalizuara!”...
Moti i paqëndrueshëm po dominon prej disa ditësh në të...
Përgjatë 24 orëve të fundit, 11 lëkundje tërmeti janë regj...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë dominim të vranësira...
Akademiku Artan Fuga i është përgjigjur deklaratës së fund...
Akademia e Shkencave ka përgenjështruar pohimet e akademik...
Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit t...
Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore...
Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogël...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...