LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i parë si President/ Bajram Begaj, “kokë më kokë” me Yuri Kim

27 Korrik 2022, 16:09, Politikë CNA
Takimi i parë si President/ Bajram Begaj, “kokë më
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar takimin e parë si president me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Përmes një statusi në "Twitter", Begaj shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

"Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë, i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. 

#KrahPërkrah US AL", shkruan Begaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga