Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Partia e Ilir Metës, e krijuar pas inateve dhe përplasjeve personale me Fatos Nanon, që sot i ka ndryshuar emrin, duket se po tenton të faktorizohet sërish në politikë, pasi Monika Kryemadhi pothuajse e çoi drejt shuarjes.
Ilir Meta, tashmë i zhveshur nga “kostumi” i Presidentit, tenton të duket si opozitar, që ka marrë “shpatën” për të mbrojtur Shqipërinë, edhe pse në fakt ka 30 vite që paguhet me taksat e shqiptarëve, si deputet, ministër, zv.kryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi e deri edhe deputet.
Por, ndërsa nën drejtimin e bashkëshortes së tij, herë plaste “dashuria” me Lulzim Bashën e më pas akuzat, duket se tashmë nën drejtimin e Ilri Metës, kjo forcë politike, nuk ka mohuar një bashkëpunim të mundshëm me kreun aktual të PD-së, Sali Berisha.

Por, Partia Demokratike, nuk mund të harrojë Sokol Olldashin, për LSI-në.
Ish-ministri i ndjerë i Transporteve, Sokol Olldashi, në shumë dalje mediatike apo edhe qëndrime në rrjetet sociale, ka qenë kritik ndaj LSI-së, që sot Ilir Meta, ka vendosur ta quajë “Partia e Lirisë”.

Sokoll Olldashi ishte kundër socialistëve dhe “horrave” të Metës. Ishte kundër bashkëpunimit me “horrat” e LSI-së dhe Ilir Metën në 2009 dhe ishte kundër aleancës Rama-Meta në 2013.
Kritikat e Olldashit për partinë e hajdutëve të Ilir Metës, nuk kanë ndaluar as në 2013.
Në një deklaratë për mediat, në Pogradec në 9 korrik të vitit 2013, Olldashi shprehej se Rama dhe Meta janë pjesë e së njëjtës të keqe.
“Edi Rama dhe Ilir Meta janë pjesë e së njëjtës së keqe, janë partia mëmë, janë bërë prapë bashkë dhe ne e kemi fokusin të përqendruar tani. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë, në përballjen e parë elektorale me ta",- deklaronte në atë kohë, Sokol Olldashi.

Ndërsa në një tjetër dalje mediatike në 18 korrik 2013, Olldashi akuzonte se segmente të caktuara të LSI-së, po tentojnë të ndërhyjnë në procesin zgjedhor brenda PD-së.
Ai theksonte se PD është e demokratëve.
"Ka një përpjekje të tmerrshme nga vektorë të majtë, brenda shtypit shqiptar. Po t'i shikoni takëmet e analistëve, të cilët nuk gjejnë kurrë asgjë, janë të njëjtët që e luftuan me të gjithë breshërinë e tyre Partinë Demokratike, para zgjedhjeve. Janë të njëjtët që tani po përpiqen të bëjnë diversion. Janë të njëjtët që na vodhën votat me paratë e pista që vodhën gjatë pushtetit tonë, të cilët po përpiqen të ndërhyjnë në këtë proces. Në Lushnjë, Berat dhe gjetkë ka një përpjekje të qartë edhe nga segmente të LSI-së për të ndërhyrë në këtë proces. Mbajini larg. Kjo parti është parti e demokratëve,”-është shprehur Olldashi.

Në 19 korrik 2013 në një intervistë televizive, ai theksonte qartë se ka qenë kundër koalicionit PD-LSI.
“Kam qenë dhe jam kritik ndaj LSI. Ka qenë pjesë e koalicionit tonë dhe unë si pjesë e kësaj mazhorance kam vërejtjet e mia shumë serioze për koston që LSI i shkaktoi mazhorancës dhe vetë PD në këto zgjedhje që reflektohet në shifra. Pavarësisht vendimit të 2009-ës për koalicion që ishte logjik dhe i drejtë, isha mbështetës i këtij koalicioni. Por në fund të këtij eksperimenti, ky bashkëpunim pati kosto për ne. Pjesa që menaxhoi LSI në koalicion cenoi kartën morale dhe prodhoi një kosto për PD-në. Këto vota që PD ka humbur kanë shkuar te LSI dhe unë nuk besoj që kjo ka ndodhur rastësisht. Dje kam qenë dhe takuar demokratët në Skrapar dhe në Polican, gjithsej të punësuar që konsideroheshin të PD, ishin 84 dhe 1207 të LSI-së. Ky është një dominim politik ekstrem për shkak se ne lëshuam terren.”

Më tej, në 12 tetor të vitit 2013, në një postim në rrjetet sociale, Olldashi shkruante se “Propozimi i LSI për takim mes kryetarëve të PD-së dhe PS-së është një maskaradë që synon vetëm të mbajë LSI-në dhe z.Meta në pozicionin komod të "kryenegociatorit"!

Edhe pse kanë kaluar gati nëntë vite që është ndarë nga jeta, deklaratat e Sokol Olldashit, duket të jenë një mesazh i qartë për Partinë Demokratike, edhe sot.
PD-ja nuk mund ta harrojë Sokol Olldashin.
Hija e tij dhe krimi politik me vjedhjen e votave për të zgjedhur Lulzim Bashën i dha pasojat dhe koha tregoi se kush ishte Luli në të vërtetë.
Për, Bashën nuk e dëgjuan dhe ja ku ndodhet PD-ja.
Duhet ta dëgjojnë këtë herë për Meten se keq e më keq do shkojë në rast se nuk dëgjojnë atë që ka thënë Sokol Olldashi, gati nëntë vite më parë./CNA.al
Ilir Meta i ndërroi emrin LSI-së, duke e quajtur Partia e ...
Ish-Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat është...
Ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur i tensionuar sot gj...
Ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur në panik sot nga la...
Seanca gjyqësore e radhës e deputetes Albana Vokshi me mi...
Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë ka zgjedhur drejt...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhj...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për med...
Sot gjatë një takimi me krerët e grupeve parlamentare,...
Ish-presidenti Ilir Meta, pas zhveshjes nga kostumi i ...
Ndodh në Shqipëri, ka disa ditë që e shohim. Një pronar me...
Ilir Meta i PL-së, ka sulmuar sërish ditën e sotme kreun e...
Ilir Meta ka dalë sot duke bërtitur për të kapur hajdutin....
Ilir Meta, në një konferencë për media, ka sulmuar Lulzim ...
Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të ver...
Pas ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe ish-pr...
Ilir Meta ka nisur luftën të hapur me kryetarin e Bashkisë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar mb...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka përsëritur edhe n...
Gjatë një takimi me intelektualë, kryetari i Partisë D...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...