web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përpëlitjet e një hajduti në grahmat e fundit

28 Prill 2024, 18:59, Politikë CNA
Përpëlitjet e një hajduti në grahmat e fundit
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Erion Veliaj doli dje publikisht në njërën nga mediat e paguara nga inceneratorët dhe klientelës së pushtetit, duke sqaruar pozicionin e tij për të disatën herë në lidhje me hetimet që ka për rreth 5 dosje për Bashkinë e Tiranës. 

Për herë të parë Erion Veliaj ka ndryshuar tezat e tij. Dikur kur ishte historia e përplasjes me kreun e FSHF-së, Armand Duka, thoshte se ne kemi b*le të hekurta dhe SPAK-un e drejtojmë ne.(LEXO KETU)

Dje na tha se i kishte dhënë edhe godinë. Më parë thoshte se kështu katandiset drejtësia kur ia lë dikujt nga Kalaja e Dodës, e kështu me radhë, por gjërat ndryshuan.

Mesa duket bol*hekuri, duhet të vejë t’i futë në mors “veglat e tij” përballë prokurorëve të SPAK-ut, për të cilët pretendon se u ka dhënë zyra që të jenë në rehati, se i ka edhe kolegë, i trajton sikur i ka vartës, i trajton sikur janë Taulant Tusha tani, apo Mariglen Qato, Redi Molla e ky vetë është Altin Dumani.

Dje, po na thoshte se zoti Dumani ishte bashkëpunëtor e bashkia e drejtorët e tij kishin qenë njerëz që i kishin dhënë informacion SPAK-ut, kur në fakt ato 1 mijë procedura që thotë ai ka pasur edhe problematika. 

SPAK-u për këtë punë është, që të vejë të kontrollojë problematikat dhe Veliaj e di shumë mirë, do të shkojë në SPAK të japë llogari.

Nuk shkohet në SPAK për kolegë, nuk i ka vartës prokurorët e SPAK-ut, as Altin Dumanin. Dhe për ato zyrat që flet në rast se i ka dhënë, ia ka dhënë institucionit në shkelje të ligjit, duhet të shkojë, të përgjigjet aty, përpara ligjit.

 

Përpëlitjet e një hajduti në grahmat e fundit
Altin Dumani, kreu i SPAK

Prokurori të kërkon llogari, prokurori të pyet, për shkeljen e ligjit. Nuk shkohet përballë prokurorit për dasmë. 

“Dasma” politike me prokurorë ka mbaruar dhe këtë Erion Veliaj e di shumë mirë. Nuk është aspak dinjitoz si Berisha apo si Meta sepse këta dy të fundit të paktën i kanë dalë përballë që në fillim reformës. Nuk kanë dashur ta pranojnë, e kanë sulmuar, Rama-forma, dum-Dumanët e kështu me radhë.(LEXO KETU)

Por, Erion Veliaj që dikur na thoshte se i kishte nën kontroll, për disa herë iu shmang thirrjes, gjoja me sëmundje, me agjendën e tij jashtë shtetit që e justifikoi me postin dhe tani po na thotë se po shkon vetë. 

Nuk po shkon vetë. Po shkon si Çeçoja me një këmbë, që t’u përgjigjet pyetjeve për akuzat që kanë bashkëpunëtorët e tij, që ka Bashkia e Tiranës dhe këtë Erion Veliaj e di shumë mirë. Do të këtë orë të mira tensioni përballë prokurorëve dhe Veliaj nuk do t'i gënjejë dot shqiptarët se do të shkojë në SPAK që të japë sqarimet e mia, do të kemi një qasje tjetër. 

Nuk ka asnjë qasje tjetër. Nuk do të shkojë të japë sqarime, do të shkojë në SPAK të pyetet si person në dijeni dhe mund të merret nën akuzë dhe nuk është një, por janë 5 dosje.

Ky zotëria që na flet për bashkëpunimet me SPAK-un dhe me drejtorët e tij në njëmijë procedura, pse nuk reagoi për inceneratorin e Tiranës, kur CNA shkruante 6 apo 7 vitet e shkuara, por mblidhte mediat dhe shpërndante para bashkë me Mirel Mërtirin? 

Përpëlitjet e një hajduti në grahmat e fundit
Fotomontazh, Erion Veliaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri

Pse Erion Veliaj një vit më parë kur CNA denonconte tenderët në Bashkinë e Tiranës, rrugët, ku ish-kandidati Belind Këlliçi e kapi të gjallë në rrugën “Xhon Belushi”, doli dhe tha do të ketë kallëzim për atë sepse ai ka shpifur, ku në fakt skema ishte korruptive dhe ai e mbulonte?

Pse vazhdon t’i mbrojë drejtorët e tij hajdutë që ka në detyrë Erion Veliaj sepse është bashkëpunëtor i tyre?

Ajo është organizata e tij dhe ai kreu i organizatës. Kreu i organizatës duhet të shkojë para SPAK-ut dhe të japë llogari përpara ligjit. Prokurorët e SPAK-ut nuk janë as Mariglen Qato, as Taulant Tusha, as Redi Molla, as Ermal Kapllanaj, e as ndonjë nga ata drejtorët e tjerë të korruptuar të Erion Veliajt, bashkëpunëtorët e vjedhjes së inceneratorëve, bashkëpunëtorët e vjedhjes me skemën “5D” dhe me skema të tjera korruptive në Bashkinë e Tiranës. 

Ndaj përpëlitjet mediatike të Erion Veliajt nuk janë gjë tjetër, thjesht dhe vetëm grahmat e fundit të një hajduti të kapur gjallë së bashku me bashkëpunëtorët e tij./ CNA

 





Lajmet e fundit nga