SPAK “mbytet” me denoncime/ Në një muaj hap 15 dosje për korrupsionin dhe krimin e organizuar
SPAK-u ka bërë bilancin e punës për muajin janar. Në një ...

Duke marrë shkas nga rastet e dhunimit të gazetarëve, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka depozituar në Kuvend një projektligj.
Projekligji parashikon forcimin e masave dhe rritjen e dënimit për personat që dhunojnë, plagosin apo vrasin gazetarët.
Në një prononcim për gazetarët, deputetja u shpreh se punonjësit e mediave vënë edhe jetën në rrezik për të raportuar lajmet, ndërsa ngriti akuzat se kryeministri Edi Rama po nxit dhunën ndaj gazetarëve me termat e përdorur në daljet e tij.
"Është nga ato raste në fakt ku projektligji prek drejtpërdrejt juve dhe punën tuaj si gazetarë, por edhe të gjithë punonjësve të medias.
Atëherë, jam këtu para jush për t’ju shpjeguar depozitimin e fundit që kam bërë në parlament. Projektligji që synon ndryshimin e kodit penal të Shqipërisë, duke rritur dënimet për ata që kanosin gazetarët, ata që dhunojnë, kanosin, apo vrasin gazetarët, duke uruar që kjo e fundit të mos ndodhë kurrë.
Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të deytrës dhe klasifikohen me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, apo ndaj mjekut.
Për shkak se edhe gazetarët sot për shkak të retorikës kundra gazetarëve që përdor Kryeministri Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazan’, duke i cilësuar mediat e kapura, duke i çuar në riedukim, duke i përdorur këto terma të cilat nxisin dhunë, urrejtje, kanë rritur edhe rastet e dhunimeve të gazetarëve.
Vetëm ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e Report Tv, të emisionit Fiks Fare, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë.
Mos të harrojmë që punonjësit e medias, që nga reporteri, kameramanët, gazetarët të gjithë vënë edhe jetën e tyre në rrezik shpeshherë për të raportuar lajmin. Për të qenë atje ku ndoddh lajmi 24 orë. Ju e keni parë sesi kanë raportuar kolegët tuaj, por edhe ju vetë nga zonat e tërmetit, në ditët e fushatave elektorale, kudo në çdo cep sa herë që ka një ngjarje.", tha Zhupa./ CNA.al


SPAK-u ka bërë bilancin e punës për muajin janar. Në një ...
Pas një viti nga kërkesa për azil politik në Itali ish-kry...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike ...
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka goditur sërish. Me...
Në konferencën e përbashkët për shtyp (13.02.2023) mes...
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ko...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shprehur shq...
Gazetari Armand Shkullaku ka ironizuar për pagesat e m...
Inxhinjerja e njohur Luljeta Bozo ka shpjeguar se vendi yn...
Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Busha...
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka fituar azil polit...
Përfaqësues të Partisë Demokratike janë nisur tashmë drejt...
Tre persona janë shoqeruar në Komisariatin nr.1 në Tiranë ...
Në Tiranë, vëzhgues të pavarur po publikojnë raporte probl...
Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi ...
Mbyllet protesta e opozitës pas rreth dy orësh. Protesta ...
Pas konferencës me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sö...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndezur tur...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me ...
Mes tensioneve, socialistët kanë miratuar ndërprerjen e se...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...