Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla fiton azil politik në Itali
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka fituar azil polit...

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka sugjeruar që asnjë politikan shqiptar mos t’i bëjë publike keqkuptimet me ambasadorët.
Në një intervistë për gazetarin Endrit Xhafo ai ka folur rreth Reformës në Drejtësi duke pohuar se ka pasur “aksidente" gjatë saj, por ajo nuk ka dështuar.
“Ne kemi një partneritet të veçantë me SHBA-në. Nga eksperienca ime, kam punuar me disa ambasadorë amerikanë, jo për çdo gjë çështje mund t’i kemi parë gjërat në të njëjtën mënyrë, por kam preferuar të jemi të bashkërenduar me ta. Partneritet me SHBA-në është i pazëvendësueshëm.
Pse më duket vetja sikur jam sekretari amerikan i shtetit dhe po pyetem për ambasadorin e vendit tim. Për komunikimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ka përgjegjësi Shtëpia e Bardhë dhe DASH. Jo për çdo çështje kam qenë në të njëjtën mendje me ambasadorët amerikanë.
Por nuk ia sugjeroj asnjë politikani shqiptar që keqkuptimet me ambasadorin t’i bëjmë publike. Kjo nuk do të thotë që të mos themi fjalën tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Yuri Kim s’është këtu për të marrë vota dhe për të marrë opinionin e njërit apo tjetrit. Ne u bëmë 33 vjet që e konsiderojmë veten në tranzicion. Në disa raste, na janë dashur ndërkombëtarët amerikanë dhe europianë", u shpreh ai.
Nëpërmjet Reformës në Drejtësi ai tha se Shqipëria ka ecur para dhe gjithashtu ka theksuar se do preferonte që ambasadorët mos të flisnin për lista të bardha e të zeza.
"Gjatë këtyre 33 viteve s’kemi demonstruar një qëndrueshmëri për reformat. Ne kemi pranuar një mekanizëm ndërkombëtar në Kushtetutë, OMN-në. Në vitin 2016 mezi e kam gëlltitur kur e kam votuar. Nëse do më pyesni disa vite më pas, nëse atëherë unë kam qenë më sovranist, unë sot them që prania e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut e ka reduktuar dëmin e mundshëm njerëzor.
Ne tradicionalisht kemi këtë raport me SHBA-në. Ky rol i ambasadorit amerikan, pavarësisht emrit, do jetë i tillë përsa kohë ne të kemi një bashkëpronësi në proces. A do maturohemi ne për të zbatuar rregullat e lojës për të shkuar drejt një diplomacie klasike?! Do preferoja që ambasadorët amerikanë në Shqipëri të mos flisnin për lista të zeza, por për lista të bardha. Kur erdhëm në krye të punëve të vendit në 2013-ën kishim fokus reformën në drejtësi. Fondacioni Soros në Tiranë kanë ndihmuar komisionin e Reformës në Drejtësi. Ky proces është i papërfunduar. S’jam partizan i bardh e zinjve. Kjo reformë ishte një nga zotimet tona. Se si u zbatua reforma rrugës, a ka pasur aksidente, ka ndodhur. Por s’ka dështuar. A ka dhënë futet që unë kam besuar? Atëherë unë them jo! Ka momente ngjitje dhe zbritje. E di që njerëzit janë të paduruar.”, tha ai./ CNA.al
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka fituar azil polit...
Përfaqësues të Partisë Demokratike janë nisur tashmë drejt...
Tre persona janë shoqeruar në Komisariatin nr.1 në Tiranë ...
Në Tiranë, vëzhgues të pavarur po publikojnë raporte probl...
Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi ...
Mbyllet protesta e opozitës pas rreth dy orësh. Protesta ...
Pas konferencës me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sö...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndezur tur...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me ...
Mes tensioneve, socialistët kanë miratuar ndërprerjen e se...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp , i ...
Me tensione të forta ka vijuar seanca plenare e mbrëmjes s...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar ndërprerjen ...
Kryeparlamnetarja Lindita Nikolla iu ka hequr fjalën n...
Me tone të ashpra është duke u zhvilluar seanca plenare, p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur minist...
Pas një ndërprerje të energjisë elektrike, ka nisur se...
Është zbardhur arsyeja pse janë fikur dritat në sallën e K...
Tensionet janë shtuar para parlamentit, ku ka patur përpla...
Një gafë e Kuvendit është evidentuar gjatë protestës që po...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...