
Ish-kreu i degës së PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar për mbledhjen e deputetëve të opozitës në qytetin verior, me organizim të Gazment Bardhit.
Me anë të një statusi në rrjette sociale, Elezi e cilëson këtë takim si një paradë tragjikomike të deputetëve dhe jo si fushatë elektorale për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Ai kujton dhunën ndaj demokratëve në 8 janar të 2022-shit dhe deputetin Ervin Salianji që doli me shkop bejsbolli në dorë për të mbrojtur Lulzim Bashën.
Ish-kreu i PD-së së Kukësit kritikon edhe pjesëmarrjen e deputetit Asllan Dogjani dhe kujton akuzat që ky i fundit hidhte ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më tej, ai analizon të gjitha personazhet pjesëmarrëse në takim dhe deklaron se sjellja e tyre e bën situatën komike, ndërsa braktisja e Kukësit e bën situatën tragjike për banorët.

Deklarata e plotë:
Parade tragjikomike e deputeteve ne Kukes !
Ardhja e deputeteve ne Kukes i ngjante me shume nje parade tragjikomike se sesa nje fushate elektorale, me thjesht situaten e pasqyrojne mesazhet e shume demokrateve ne inbox.
- Nje pjesmarres i 8 janar, qe thote se ka perfundu ne lane, me çon fotot e Saljanit, te paren duke mbajt fjalim per demokracine ne Kukes, e te dyten krahun me shkop bejsbolli ne dore duke mbrojt demokracine ndaj Nongrates dhe "vandaleve" te tij. I irrituar mes sharjesh pyet :- "a mos na dine per budall bre n..n" ?!
- Nje demokrat i vjeter i konfliktuar ne 2009 me Asllan Dogjanin, ka kohe qe eshte larguar nga Shqiperia me çon foton e tij ne takim dhe me thote çfare ben ky ne takimet e PD ne Kukes, se s'po i bie n'ta?!
A eshte ky Asllani kandidati PS qe ne 2005 e ne 2009 shante Berishen e Mulin me liber shpie. Kur u hap tuneli u thoshte Kuksianeve mos kaloni se ka me j'u zane tuneli Sali kriminelit.
Nuk ja shpjegoj do qe eshte deputet i PD ne 2 mandate.
- Nje protesutues qe u arrestu thjesht pse ishte pjesmarres ne proteste me çon videon e Mulit ne parlament 2 dite para protestes, ku ju ben thirrje Kuksianeve qe te mos marrin pjese ne proteste se po e organizon Rama me ca keshilltar te djathte "te blere" kunder Kastratit, me pyet :- "si ka mundesi me qene robi kaq i trash e kaq tradhetar ndaj interesave te votuese te vet" ?!
- Nje demokrat qe besonte se Admiri e kishte seriozisht, me con foton e Mulit, Mirit dhe kandidatit, me thote: ' e kam degju vete Mirin pas 14 majit qe akuzonte Mulin se nuk kishte ardh nje dite ne fushate se kishte pazare me Gjicin".
T'kam pas marr inate kur i pate thene Mirit mashtrues i vogel por tash po e kuptoj qe ky qenka edhe me keq ?!
Mundohem ta sqaroj qe Mulit po i ve faj kot, pasi nuk i ka pas detyrim politik Mirit ngaqe zyrtarisht nga prilli 2023 ka kalu perfaqsues i partise Komuniste te shokut Dajti qe e ka mik personal. Meqense e mori per humor i dergova dokumentin zyrtar te parlamentit.
- Njeri me ka çu foton e Damjanes bash ne krye te vendit, siç respektohen "zonjat", me thote kjo eshte prurja me e goditur e Doktorit per keto zgjedhje, se veç kjo n'u ardht hakut ketyre hajdutave te votave te Rames. Me durim i sqaroj se nuk eshte prurja e duhur se eshte eksperte per vjedhje votash brenda shtepise, jashte oborrit eshte e "ndershme", po ti mos u shqeteso se e ka mendu edhe ket Doktorri, ka marr Paloken, po ja vodhen edhe ket rradhe, eshte e 8-ta e verteta qe do jap dorheqjen ngo politika.
- Njeri ka qe 2 vjet qe me çon nonstop me tallje postimet e Flamur Hoxhes, tash me thote me seriozitet : " a i bje n'ta ktij njeri, 3 muaj para thoshte mos votoni kandidatet e Likes, tash del ne krah me Meten e Berishen" ?!
Ky si bje n'ta vetit vet, si kam me i ra une ?!
- Njeri me dergon videon e Gazit per Xenin e Doktorrit dhe videon kur i thote Mulit ne parlament "po ta mbajti dil e permendja emrin oligarkut naftes", me dergon foton e tyre te perbashket ne Kukes me komentin "kta s'paskan marre per kurgja".
Ne fakt te gjithe e dine lidhjen e ngushte te Mulit me Lalen, fhe jo vetem Mulit por shume eksponenteve te PD.
- Njeri me shkruan : " Kam qene prezent kur u takove me E.Vaten te qendra votimit diten e primareve, u çudita kur i the do jem ne krah teje po guxove t'ja permendesh nje here te vetme emrin Kastratit. Jo vetem Vata por as Berisha dhe asnje nga folesit akoma nuk e kane permendur njehere te vetme".
Ushtria e ketyre figurave te vetdiskretutuara me ze e figure, me fakte publike te pakundershtueshme, duket si nje levizje e opozites per te balancuar s'kandilin e Gjicit qe e çoi bashkine ne rizgjedhje.
Perballja vetem me figuren e Rames ne nje fushate lokale dhe aspak me emrat lokal apo me Kastratin si perfaqsues dhe financues i interesave te Rames veçanerisht ne Kukes por edhe gjithe Shqiperine, tregon shume.
Kastrati qe ju s'keni guxim as ti permendni emrin eshte jo vetem oligarku i naftes por edhe oligarku i karburantit qe mban ne kembe sistemin e Rames.
Kjo e ben situaten tragjikomike, komike me sjelljen tuaj dhe tragjike per banoret e Kukesit qe po e braktisin çdo dite./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho debatoi m...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një thirrje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar në seancën e...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në par...
Sot në seancën parlamentare po diskutohet projektligji...
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se nuk do të vo...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për ndryshim...
Në seancën e kaluar parlamentare, në Kuvend u lexua nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një skemë t...
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka injoruar ...
Deputeti Saimir Korreshi njihet për mënyrat që zgjedh për ...
28 nga 35 deputetë në Kuvend të opozitës kanë zgjedhur...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë fja...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, foli për ...
Presidenti Bajram Begaj nuk mori pjesë në darkën infor...
Kandidati i opozitës për Kukësin, Emri Vata zhvilloi k...
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA në cilës...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli me tone...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, hodhi akuz...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshilli...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...