Berisha “i tërheq veshin” qeverisë/ Mesazhe të forta për qytetarët e biznesmenët

23 Qershor 2022, 13:26, Politikë CNA
Berisha “i tërheq veshin” qeverisë/ Mesazhe të forta

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë nga Parlamenti, mesazhe të forta për qytetarët.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve, punonjësve të administratës, të përndjekurve politikë dhe biznesmenëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga ai më 7 korrik.

"Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, punonjës të sektorit privat ju ftoj të bashkohemi me protestën e 7 korrikut, pasi bordet shushunja të Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë.

Ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ia dinë qytetarëve shqiptarë dhe kjo… e shoh se po i rrudhni fytyrat dhe po bëni pozo, nuk shkon kjo punë. Të paktën të keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët.

Po kështu nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë 10 herë më të ulëta se në Zvicër. Nga të gjitha këto Rama ka përfituar 340 mln euro nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2%.

Unë jam këtu për t'u bërë thirrje dhjetëra mijërave bizneseve të vogla dhe të mesme, pensionistëve të lirë, ekzistenca e të cilëve kërcënohen nga taksat e reja, që njeriu që u zotua se deri në 2029 nuk do të ketë asgjë, po i shton dhe po përgatitet t'i shtojë. Bashkohuni me ne sepse ky zotëri ka një qëllim falimentin dhe largimin nga Shqipëria.

Një thirrje duhet t'i bëj edhe emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja kushtetuese. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tyre të llogaritet në rrethin që ai është larguar”, theksoi Berisha./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga