web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Ekonomisë i vendit pa ekonomi, industri, bujqësi

2 Korrik 2025, 11:59, Opinione Akil Pano

Ministri i Ekonomisë i vendit pa ekonomi, industri, bujqësi

Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blendi Gonxhen, ku nënvizon se është ministër Ekonomie i një vendi pa ekonomi, industri dhe bujqësi.

“Ministri i ekonomisë i vendit tim pa ekonomi, industri, bujqësi, gjithnjë e më shumë me më pak ekspert, mjekë, inxhinierë, profesorë dhe çdo ditë me më pak të rinj, më pak studentë, më pak njerëz!

Më shumë fshatra, qyteza, qytete fantazmë, qendra kulturore të mbyllura, qendra spitalore që nuk ekzistojnë. Klasa dhe shkolla që mbyllen. Biznese që falimentojnë. Mijëra hektarë tokë bujqësore të lëna djerrë.

Mbi 30 mijë Shqiptarë në vit që largohen, falë strategjisë antikombëtare të shpopullimit. Përballë këtij realiteti dramatik, hallka e fundit në strategjinë e shpopullimit të Shqipërisë, është ripopullimi si ‘emergjencë kombëtare.’

Shqiptarët përgjatë historisë falë Zotit, qëndresës, mbështetjes ndërkombëtare, i mbijetuan asimilimit demografik, kulturor, gjuhësor, ekzistencial.

Nga sot, kërcënimi zhdukjes së Shqipërisë nga harta ekonomike e botës dhe asgjesimi kombëtar janë më reale se kurrë.

Pavarësisht përpjekjeve tona të ndershme dhe sëbashku me një grup patriotësh për të shpëtuar sa të mundnim Shqipërinë, Shqiptarët në shumicë votuan tragjedinë, duke e parë të keqen e fëmijëve dhe Shqipërisë, si një të mirë të momentit e cila qëndron e lidhur ngushtë me interesa të vogla personale dhe familjare.

Shqipëria më shumë se kurrë sot ka nevojë për antitezën, kundërhelmin, digën që duhet ndërtuar për të ndërprerë hemoragjinë e rëndë të shpopullimit.

Banaliteti i së keqes vijon t’i rrëmbejë Shqiptarët në diskutime politike të cilat në thelb janë pabukse, egocentrizëm i thellë, zhvendosje nga realiteti i dramës që vendi jeton çdo ditë. Përfshi ‘dialogjet’ virtuale të ditëve të fundit mes ‘liderit globalist’ Shqiptar me konservatorin sovranist Britanik.

Historia do të shënojë tradhëtarët, të shiturit, të tredhurit, burracakët dhe kolltukomanët në shërbim të agjendave antikombëtare.

Zot, shpëtoje Shqipërinë”, shkruan pastor Akil Pano./ CNA





09:33 Opinione Ardi Stefa

Për çfarë votuam?

Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...

17:46 Opinione Ardi Stefa

Kufijtë e Demokracisë

Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...

16:22 Opinione Elisabeta Musta

Në vend të epilogut...

Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...

08:01 Opinione Ilir Levonja

Bamka

Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...

Lajmet e fundit nga