"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin.
Por duket kaq e largët, sa Artan Santon, themeluesin e të parës bankë me kapital 100% shqiptarë dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë.
Të gjithë ata, që mbanin radhën tek dera e zyrës së tij, politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë dhe prokurorë, pronarë mediash dhe moderatorë, të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk e gjetën kohën as për një minutë të vetme ta kujtonin.
Fiks zbatues fanatik të shprehjes popullore, “i vdekuri me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”.
Kryeministrit, që e kishte bërë aq mik të ngushtë para se të vritej, nuk i kanë mjaftuar tre mandate për të gjetur çfarë i ndodhi një “çuni Tirone”.
Mbase e ka lënë për mandatin e katërt??!! Por ta kujtonte me dy rreshta në përvjetorin e tij, nuk i kushtonte gjë.
Nëse do t’i numëroja me radhë listën e kryeministrave e ministrave që kanë bashkëpunuar dhe përfituar prej tij, nuk do t’më mjaftonte koha.
Tashmë, porositësit dhe përfituesit nga vrasja e Santos, janë duke shijuar në qetësi “të mirat” e 26 qershorit 2014.
Për më tepër, kur organizatorët dhe ekzekutorët e atentatit tashmë kanë pësuar një fund tragjik.
Ata nuk mund të flasin apo të dëshmojnë për atë që bënë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm kriminal.
Nuk mund të tregojnë më, se kush i porositi, kush i pagoi dhe për me tepër kush i fshiu nga faqja e dheut, më keq se objektivi i tyre.
Duket se një dorë mjaftë e rafinuar, si ajo që fshihet pas fuqisë madhore të pushtetit politiko-ekonomik, i rrëmbeu me uniforma policësh specialë dhe i zhduku kufomat e tyre me preçizion kirurgjikalë.
Fati i atyre që morën përsipër ekzekutimin e Artan Santos, “Guximtarit” të sistemit bankar shqiptar, ishte shumë më tragjik se vetë viktima e tyre.
Ata, jo thjeshtë i rrëmbyen dhe i vranë, por i lanë pa varr.
Kjo jo në shenjë hakmarrje për atë që bënë në zemër të ish-bllokut, por për të fshirë një herë e mirë gjurmët, që të çonin te urdhëruesit.
Çdo përvjetor, mundohem të bëj apel për zbulimin e vrasjes më të rëndësishme të post-komunizmit.
Dje heshta qëllimisht, duke pritur më kot, se mos dikush e kujtonte Artan Santon.
Nuk më zhgënjyen.
Askush nuk e bëri.
Në pranverën e vitit 2020, disa oficerë me eksperiencë të Policisë së Shtetit, e tërhoqën nga arkiva dosjen e 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo.
Pasi kryen në heshtje dhe sekret të plotë një sërë veprimesh, ngriten 2-3 pista të reja për ngjarjen dhe vendosen në fillimin e dhjetorit 2020, t’ia dergonin Prokurorise Speciale SPAK.
Prokurorët e SPAK, premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive. Por kur kanë kaluar edhe pesë vite të tjera, nuk kanë kryer asnjë veprim.
I vetmi vendim që qëndron në fuqi edhe pas 11-te vitesh, është shperblimi i qeverisë shqiptare prej 100 mijë eurosh, për çdo qytetar, i cili ndihmon në zbulimin e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo.
Ky është shpërblimi më i madh i vendosur ndonjëherë në Shqipëri, në lidhje me zbulimin e një vrasje.
Por fakti se është një shumë e majme, nuk i ka “joshur” dëshmitarët.
Ata(dëshmitarët) e dinë shumë mire, se “koka” që fshihet pas kësaj vrasje, mund t’u hajë kokën e tyre.
Njeriu i fundit, që po mbahej nën mbikqyrje sistematike nga Policia e Shtetit, i dyshuar në lidhje me këtë vrasje, u zhduk pa lënë gjurmë pas një rrembimi enigmatik më 8 shkurt 2015.
Nuk kam dëgjuar të jetë vendosur ndonjë shpërblim nga Policia e Shtetit, për ata qytetarë, që ndihmojnë në gjetjen e të zhdukurit. Mesa duket ai nuk vlente asnjë kokërr leku...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...