“Samiti Hagës, themelet e NATO-s së gjeneratës tjetër”!
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...

Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante ishin shumë të shtrenjta, Bamka iu përgjigj se, ''të shtrenjta vërtetë, por i shkojnë formatit tim''. Se çfarë formati kishte në mendje Bamka, nuk është e vështirë ta kuptosh, ai i përket sojit më provincial shqiptar që i marrin titujt apo çmimet, pra i marrin, nuk ua japin, si e si t'ia bëjë bam komshia, madje ky të zbukurojë muret (ashtu si komsolasit gjoksin) me tituj plagjiature, dekoratë bronzi të kallur vetëm e vetëm për pordhë, jo se i përket gjindjes së studiuesit, shtetarit reformator, apo ligjvënësit të nderuar që e bën një rregullator social për të mirën e komunitetit jo për halenë. Një ish-president tjetër shqiptar, kur e qortuan se po shkonte në një takim të lartë me kostumin e garderobës, mbase të dhëndërisë, madje i propozuan një firmato batjava, pavarësisht se vlera e kostumit kalonte shumën e pagës së dy viteve bashkë, ai nuk e pranoi sepse nuk u shkonte këllqeve të vendit të tij të varfër.
Ky ishte Rexhep Mejdani një socialist me tituj, por që nuk gëzonte prona pa fund, si i ''djathti'' i madh Bamka që njëzetë e kusur vite mes demokratëve, ndreqi vetëm bythën e vet. Dhe thonë që ka bërë një palë saraje diku rrëzë Dajtit, por kjo nuk të habit aspak për politikanë provincialë. Bamka ka qenë president i Republikës së Shqipërisë me investimin total të Sali Berishës, madje ka qenë krahu i djathtë i Sali Berishës, mirëpo ndodhi 21 janari i 2011 ku makineria televizive asokohe opozitë dhe që pavarësisht një mijë e një standardeve të prishura të një shtypi profesional, i binte pushtetit me gjithëfarësoj intrigash, (qeveriste Berisha me Metën) aq sa e dëshironte me çdo kusht rrëzimin e tij. Kamerat e fshehta ishin në stilin e Sigurimit të Shtetit, apo komsolasve të kuq, të cilët natën u fusnin armët fretërve françeskanë, të nesërmen herët shkonin i bastisnin duke i dërrmuar si komplotistë. Kësaj politike me intrigë, i ranë pre plot shtetarë, ministra dhe zëvendëskryeministra etj. I tillë ishte edhe rasti Meta-Prifti që solli produktin e 21 janarit 2011, me 4 viktima në bulevard, nga ku i gjithë faji iu ngjesh Saliut, as Metës jo, aq sa sot shqiptarët e propagandës të mbysin për fyti edhe pse gjatë qeverisjes së tyre vranë mbi 7 mijë dhe internuan 35 mijë njerëz.
Një shans i madh për një opozitë, një pushtet absolut opozitar as sot nuk ke gjasa ta ëndërrosh, pasi kanale televizive shqiptare mund të shkatërrohen brenda 24 orëve nëse e kalojnë kufirin dhe i prishin humorin Enver Hoxhës, siç edhe keni rastin e "Agon Channel" apo TV të tjera që u blenë brenda natës si "ABC", "Ora News" etj. Bamka sot i del në krah kësaj kaste shtetërore enveriste dhe ashtu si shumë gjela nga bregu i lumit të Shkumbinit, çirren e grricen se fajin e ka Saliu. Raca e ish-berishistëve është raca më antishqiptare, jo pse i dalin kundër Berishës apo opozitarizmit të sotëm që sipas tyre nuk frymëzon, po sepse s'e kanë për gajle që të djegin gjithë Shqipërinë për bythën e vet. Bamka bëri edhe një parti dhe nga njëmijë e një zgjedhës që pati mori vetëm një, sallatorin e Enverit, aq sa për të brejtur trungun e demokratëve. Ky ish-berishisti tjetër Agron Shehaj, sapo ia rrethuan biznesin me shiritin e verdhë, ndërroi drejtim me takt se gjoja autoriteti i Berishës nuk frymëzonte, do merrte 8 deputetë ku të kishte grupin e vet parlamentar, por si përfundim mori pallën e Enverit dhe garancinë që tatimorët nuk do t'i vinin më shiritat e sekuestrimit etj.
Ish-berishisti tjetër, euroatlantiku, Luli fluturues, një milioner në miniaturë, i cili gjoja donte PD të pastër, nuk bëri asgjë më shumë veçse brejti trungun e fortë të demokratëve. Bamka me syze të një formati të lartë, edhe pse po i afrohet të 70-ave, na kujton të gjithëve budallenj, kërkon të mendojmë si thotë ai nga sarajet poshtë Dajtit. Por ta dini, ky provincial politikan shqiptar, pavarësisht benefiteve të demokratëve, kryetar partie, kryetar i grupit parlamentar, ministër Bujqësie etj., më 11 maj 2025 votoi për Edi Ramën, jo për demokratët. Inatin e provincialit e nxjerr veç vakia, se provinciali mendon vetëm për bythën e vet./ CNA
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...