Interesi politik partiak përballë interesit kombëtar
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...

Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destinacion të lakmueshëm turistik dhe një pikë strategjike për investime të qëndrueshme. Me një vijë bregdetare që përqafon detin Adriatik dhe Jon, një pasuri të rrallë historike, dhe një klimë të ngrohtë mesdhetare, Vlora ka gjithçka për të tërhequr turistë dhe investitorë, si vendas ashtu edhe të huaj.
Ky transformim nuk është produkt vetëm i vlerave natyrore apo historike, është edhe rezultat i një vizioni të qëndrueshëm dhe rolit aktiv që ka marrë pushteti vendor në orientimin e këtij zhvillimi.
Në sezonin turistik, Vlora pulson si zemra e jugut. Plazhet e Rivierës së Vlorës, si Orikumi, Radhima, Zvërneci, Palasa, Himara apo Dhërmiu, ofrojnë peizazhe që nuk kanë asgjë më pak se destinacionet e famshme mesdhetare. Ndërkohë, bukuritë natyrore të lumit të Vlorës, Parkut të Llogarasë dhe Lagunës së Nartës, Karaburuni dhe Sazani, si dhe rrugët historike të qytetit, përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit alternativ.

Tashmë Vlora nuk është më vetëm një destinacion sezonal; ajo po shndërrohet në një qytet që pret vizitorë gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, potenciali i Vlorës nuk qëndron vetëm në bukurinë natyrore, por edhe në trashëgiminë kulturore. Është qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 1912, një qendër historike me rëndësi kombëtare. Ky është një aspekt që duhet integruar më mirë në ofertën turistike për të rritur kohëzgjatjen dhe cilësinë e qëndrimit të vizitorëve.
Bashkia e Vlorës ka ndërmarrë hapa konkretë për ta kthyer turizmin në motor të ekonomisë lokale. Përmes projekteve të përmirësimit të infrastrukturës publike, restaurimit të zonave historike dhe krijimit të shërbimeve për turistët, autoritetet vendore po vendosin një standard të ri për menaxhimin urban të qytetit.

Vlora po tërheq gjithnjë e më shumë investime në infrastrukturë, hoteleri, transport dhe shërbime dhe në hartën e investimeve strategjike, si në sektorin e turizmit të lartë, ashtu edhe në infrastrukturë dhe logjistikë. Rruga e re e aksit Fier-Vlorë, rruga e lumit të Vlorës, tuneli i Llogarasë, ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, porti i ri turistik dhe investimet në marina moderne, por edhe shtimi i investimeve në agroturizëm janë sinjale të qarta se qyteti po transformohet në një nyje ekonomike rajonale dhe se shumë shpejt Vlora do të jetë në zemër të itinerareve turistike mesdhetare.
Investimet e huaja kanë filluar të shfaqin interes të shtuar, veçanërisht nga vende si Italia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Prania e këtyre investimeve do të thotë vende pune, ngritje e standardeve dhe transferim njohurish – por gjithashtu kërkon një administrim të kujdesshëm për të ruajtur identitetin lokal dhe mjedisin natyror.
Kryetari i Bashkisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e qytetit si destinacion investimesh, duke marrë pjesë në forume ndërkombëtare, duke hapur dyert për sipërmarrësit, artistët e famshëm, aktivitetet kulturore e artistike kombëtare e ndërkombëtare, panairet e shumta, si edhe duke garantuar një mbështetje të qartë e transparente institucionale.

Sigurisht, zhvillimi përballet edhe me sfida. Rritja e ndërtimeve, presioni mbi infrastrukturën, ruajtja e trashëgimisë dhe mjedisit janë çështje që kërkojnë balancim të kujdesshëm. Kryetari i Bashkisë është shprehur qartë se zhvillimi i Vlorës nuk do të bëhet në dëm të vlerave historike, kulturore apo natyrore të qytetit. Menaxhimi urban, mbrojtja e mjedisit dhe sigurimi i një zhvillimi të qëndrueshëm janë detyra që kërkojnë vizion dhe koordinim mes autoriteteve lokale dhe qendrore. Ndërkohë, përfshirja e komunitetit vendas në këtë zhvillim është thelbësore për të ndërtuar një turizëm gjithëpërfshirës dhe autentik.
Kryebashkiaku ka deklaruar se bashkia është e vendosur për të mbrojtur interesin publik, për të zbatuar rregullin urban, për të krijuar një qytet të pastër, njerëzor e të jetueshëm, duke investuar në:
• Krijimin e një klime pozitive për investime private, me procedura të thjeshtuara dhe bashkëpunim të hapur me bizneset.
• Angazhimin e komunitetit lokal në proceset e vendimmarrjes, përmes dëgjesave publike dhe konsultimeve.
• Fokus i veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm, duke ruajtur ekuilibrin mes urbanizimit, pastërtisë dhe mbrojtjes së natyrës.

Vlora ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Në një pikë pikë ku zhvillimi ekonomik, turizmi dhe identiteti qytetar mund të ndërthuren për të krijuar një model të ri të urbanizmit shqiptar. Për ta kthyer këtë potencial në realitet afatgjatë, nevojitet një strategji e qartë: të promovohet turizmi cilësor, të nxiten investimet e përgjegjshme dhe të ruhet ekuilibri midis zhvillimit dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Me një qasje të tillë, Vlora nuk do të jetë thjesht një destinacion pushimesh – por një simbol i një Shqipërie moderne, mikpritëse dhe të suksesshme. Një qytet i bukur jo vetëm për t’u vizituar, por një vend i denjë për të jetuar, investuar dhe ndërtuar të ardhmen.
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...