web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Redaksionale/ A është Erion Braçe autori i pikturës së "Njeriut me Top" në fletën e votimit?

26 Qershor 2025, 14:27, Opinione CNA

Redaksionale/ A është Erion Braçe autori i pikturës

Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë veprat si piktura, skulptura, instalacione etj., etj.
Rreth botës së artit rrotullohen edhe profesione të tjera, po aq e nganjëherë më të mirëpaguara edhe sesa vetë veprat e artistëve. Ka kuratorë, ka kritikë arti, ka tregtarë të veprave të artit etj., etj.

Mes tyre, ata që shquhen më shumë për fantazi janë pa diskutim tregtarët e veprave të artit.
Profesioni i tyre sillet rreth kuratorit e kritikut, por në fund fantazia u mbivendoset të gjithave, kur tregtari del në treg ose ankand për të shitur sa më shtrenjtë veprën që i është besuar.
Analiza për frymën, frymëzimin, mesazhin, koloritin, parathënien, këndvështrimin, qëllimin, e shumë si këto kanë një qëllim: të shesin veprën. Ndaj shpesh mund të habisin edhe vetë artistin, i cili duke i dëgjuar thotë me vete "s'e dija që e paskam menduar kështu".

S'ka kaluar shumë nga incidenti që pushtoi mediat sociale kur deputeti Braçe organizoi protestën e radhës.

Protesta kishte lidhje me një vepër të një piktori anonim, të cilin e kishte kapur frymëzimi në qendrën e votimit dhe aty në katrorin e rezervuar për shprehjen e vullnetit për subjektin politik, kishte vizatuar një penis.
Arti është art dhe në art nuk dihet ku të kap frymëzimi.
Është e vërtetë që po të dëgjosh kritikët dhe tregtarët shpesh mund të habitesh edhe vetë kur dëgjon të shpjegojnë veprën që ke bërë.
Por rasti merr vlerë të veçantë kur shpjegimin e veprës e merr në dorë deputeti Braçe.
Sipas Braçes, ka piktorë që vizatojnë zemra, ka të tjerë që vizatojnë penisë.
Këta të dytët janë ata që e konsiderokan veten si "Njeriu me Top".

Sipas Braçes duhet respektuar vepra, meqë ajo shpreh gjendjen e autorit në momentet e krijimit të veprës.
Braçe si ekspert veprash arti, na shpjegoi se ç'kishte dashur të thoshte autori me penisin e vizatuar në katrorin që i takonte votës për Partinë Spcialiste.
Sipas Braçes vizatuesi e shihte veten si "Njeriu me Top", dhe penisin në formë topi, ia kishte vënë Partisë Socialiste.
Pse zemra "po" dhe topi i njeriut me top "jo", ankohej Braçe.
Njeriu me top i kishte dhënë votën Erion Braçes dhe topin Partisë Socialiste.
Ky është shpjegimi i Erionit për pikturën e piktorit anonim, mbështetës i atij vetë.

Redaksionale/ A është Erion Braçe autori i pikturës
Postim i Braçes në rrjetet sociale

Rasti e solli që piktura të dilte në sytë e të gjithëve dhe rastin e solli kauza e Partisë Demokratike që pasi ka përzënë gjithë kuajt e betejës, ka nisur të vrapojë e t'u bashkohet akuzave të mbështetura në artin e deputetit Braçe.
Nuk dihet ende se çfarë mendon artisti anonim për shpjegimin që kandidati i tij i preferuar i jep veprës së tij.
Por shpjegimi do të bëhej shterrues nëse artisti do të ishte vetë kandidati i preferuar i artistit.
Votën vetes, penisin PS-së?
E parë kështu duket shumë më realiste si pikturë.
Erjon Braçe mund të ishte fare mirë “poster boy” i kauzës së rinumërimit të opozitës./ CNA





08:01 Opinione Ilir Levonja

Bamka

Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...

19:59 Opinione Lutfi Dervishi

Gjeneralë pa ushtarë

Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...

Lajmet e fundit nga