web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”  

30 Qershor 2025, 11:07, Opinione CNA
“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”
Biblioteka "Thoma Turtulli"

Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA botuam një satirë, e cila ka shumë të vërteta brenda, por për të mos i mërzitur dhe bërë qesharakë në opinion publik personazhet, për të ruajtur pak dhe etikën, përdorëm pikërisht satirën. (LEXO KETU)

Ndodh në Korçë. Për ata që nuk e besojnë ajo satirë ka brenda plot të vërteta dhe “klubi i budallenjve” ekziston, pavarësisht se nuk e kanë regjistruar me një vendim gjykate.

Ndoshta do të duhet të dalë ndonjë avokat vullnetar dhe t’ua çojë dokumentet, sepse me atë që ndodhi në Korçë, në fakt, është për t’u çuditur.

Në “klubin e budallenjve” ekziston një strukturë specifike që quhet “të marrët e devotshëm”.

Përtej asaj që ka thënë Indro Montanelli, se pa dalë rrjetet sociale budallain e dinin vetëm njerëzit e shtëpisë, më popullorçe, me daljen e tyre e di gjithë dynjaja.

Të marrë ka plot dhe janë në forma nga më të ndryshimet. Në Korçë kjo është edhe më e ekspozuar. Fatkeqësisht një qyteti me tradita dhe kulturë nuk po i ngelet gjë tjetër dhe po kthehet në një vend ku një minorancë e marrë kërkon të dominojë opinionin publik.

Ndoshta nuk duhen marrë seriozisht, por kur i shikon në mënyrë të përsëritur individë që ndoshta kanë marrë një diplomë shkolle, por që trutë nuk i kanë as për në fillore, kjo flet jo pak.

Ka raste, për shembull, që nuk janë për të qeshur, por janë për të qarë.

Luftohet, bashkëpunohet mes intelektualëve midis pushtetit vendor, mes një grupi biznesmenësh, për të vendosur bustin e një nacionalisti patriot në qytet.

Del një e marrë dhe thotë “pse të vendoset ky, ka të tjerë para tij?”

Pyetja është e thjeshtë: Më fal, a e njeh këtë figurë që po vendoset? Pse nuk duhet të vendoset dhe kush ka penguar që të vendosen të tjerë?

Qyteti ka plot emra, figura intelektuale, që duhet t’i nderojë dhe duhet t’i rivlerësojë, pasi kemi pasur një histori të cunguar, të sakatuar.

Më spektakolarja është kjo e fundit. CNA u përpoq të zbërthente një lajm.

Pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale shpërtheu marrëzia, filluan komentet sikur po vidhej dera e bibliotekës “Thoma Turtulli” në Korçë.

“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”

Idiotësi më e madhe nuk ka ku të shkojë. Ishte aq e pabesueshme sa minimalisht me një telefonatë, me një kamera, ose me një aparat celular gjithçka verifikohej me sekonda.

Bëmë dy veprime të thjeshta.

Së pari, shkuam te biblioteka. Së dyti, pyetëm në subjektin që do të bënte rikonstruksionin e objektit dhe në bashkinë e qytetit se çfarë po ndodhte.

Brenda 5 minutave gjithçka u sqarua. Marrëzinë e 48 orëve e “pushkatuam” dhe një “fake news”, një gjysmë të vërtetë, e zbërthyem, e kthyem në një lajm.

Këtu fillon dhe marria.

Media këtë punë ka. Një media serioze që do të tregojë profesionalitet shkon dhe verifikon lajmin, nuk bie pre e fotove apo manipulimeve që vijnë nga rrjetet sociale apo që përdoren forma dhe mënyra me gjysmë të vërteta për të krijuar gënjeshtra, propagandë etj.

Së pari, që nga mënyra e publikimit se ishte hequr një derë për t’u vjedhur dhe qe vendosur e sistemuar pas një peme për t’u marrë dhe për t’u transportuar apo për t’u hedhur.

Por kur do të hidhej pse duhet ta mbanin aty të sistemuar, për ta transportuar?

“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”
Heqja e dyerve të vjetra të bibliotekës

Sikur t’i dhembë këtij qyteti në plagë të tjera siç janë ato të varfërisë së popullsisë, të çmimeve dhe sikur të bënte debate të tilla ekonomike, parimore, politike apo të mbanin qëndrime dhe të dilnin e të protestonin, ndoshta dhe për atë dreq dere, gjithçka do të kishte vlerë. Por nuk ka vlerë kur krijohet si një gënjeshtër dhe një tufë të marrësh çohen e duan ta marrin hoxhën ta bëjnë prift dhe priftin ta bëjnë hoxhë.

Këta janë “të marrët e devotshëm” të Korçës. Fatkeqësisht pjesë e “klubit të budallenjve”, disa janë dhe vullnetarë të palodhur, të paepur, me qejfmbetje politike nga injoranca, bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të pushtetit, të pakënaqur, inatçinj, njerëz që kanë marrë grada, medalje, janë pasuruar dhe tani vazhdojnë marrinë e tyre.

E vërteta nuk mund të jetë dy, e vërteta është një dhe vetëm një.

E vërteta është që ka një fond 250 milionë lekë për rikonstruksionin e një prej objekteve më të veçanta të qytetit të Korçës, e dhuruar nga filantropi "Thoma Turtulli" si bibliotekë qyteti dhe më pas ka shërbyer si bibliotekë e fëmijëve për dekada.

Ky fond do të përdoret për rikonstruksion dhe restaurim dhe CNA dje e solli me foto pse janë hequr dyert dhe dritaret, të cilat i kemi gjetur dhe po restauroheshin, pasi subjekti që e ka fituar tenderin i ka çuar për restaurim, nuk i ka hedhur, as nuk i ka shkulur.

“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”
Restaurimi i dyerve të vjetra të bibliotekës "Thoma Turtulli"
“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”
Restaurimi i dyerve të vjetra të bibliotekës "Thoma Turtulli"

Gjithashtu është vendosur një derë provizore, janë ditët e para të punimeve në kantier.

“Klubi i budallenjve dhe të marrët e devotshëm”
Vendosja e derës provizore të bibliotekës "Thoma Turtulli"

Pse ka tabelë, pse s’ka tabelë, kush do të hyjë e kush do të dalë, çfarë ka atje, çfarë po vjedhin, ndërkohë është një godinë bosh që do të rikonstruktohet dhe do të kthehet në një godinë, ku përveç bibliotekës së fëmijëve, do të ketë edhe zhvillimet më të fundit teknologjike me hapësira për fëmijët e Korçës që të studiojnë apo dhe të lexojnë me një standard europian.

Tani këta të marrët vazhdojnë dhe mbajnë ison e tyre. Ju që zbërthyet të vërtetën keni marrë ndonjë kockë, ju që zbërthyet të vërtetën jeni pjesë e grupit kundër, ju që nxorët këtë lajmin diçka keni bërë, ju që keni nxjerrë faktet dikush ju ka urdhëruar.

Më të shkëlqyer se këta të marrë në “klubin e budallenjve” nuk ka. Janë unikë në llojin e tyre, të përveçëm dhe të padiskutueshëm.

Se, mirë e kanë gabim dhe gënjejnë me vetëdije, por vazhdojnë dhe këmbëngulin. Thjesht po tregojnë se janë budallenj dhe të marrë, asgjë më shumë se kaq.

Nuk kemi bërë asgjë më shumë dhe asgjë më pak, thjesht kemi treguar të vërtetën mbi një gënjeshtër dhe një grup budallenjsh duan ta mbajnë gënjeshtrën gjallë apo me komente kërkojnë që edhe ne të besojmë gënjeshtrën e tyre apo duan të na bëjnë bashkëpunëtorë meqë zbuluam të vërtetën.

Bashkëpunëtorë me këta të marrë apo me klubin e budallenjve ne nuk do të bëhemi kurrë, por bashkëpunëtorë të së vërtetës deri në fund, edhe sikur të thonë fjalën e fundit ne nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë, thjesht do të investojmë edhe më tepër të shtojmë marrinë e tyre duke nxjerrë sa më shumë të vërteta./ CNA

 





17:46 Opinione Ardi Stefa

Kufijtë e Demokracisë

Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...

16:22 Opinione Elisabeta Musta

Në vend të epilogut...

Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...

08:01 Opinione Ilir Levonja

Bamka

Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...

19:59 Opinione Lutfi Dervishi

Gjeneralë pa ushtarë

Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...

Lajmet e fundit nga