"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jacques Chirac, u dënua me dy vjet burg, me kusht. Pas dy mandateve dhe dymbëdhjetë vitesh që kishte qenë president.
Gjykata e dënoi atë pas një padie të vitit 1998 nga një punonjës i thjeshtë shtypshkronje. Për rastin e një "punësimi fiktiv" në bashkinë e Parisit ku Shirak ishte kryebashkiak nga viti 1977 deri në vitin 1995.
Me pak fjalë ai u dënua për punësimin fiktiv të punonjësve të ndryshëm në bashkinë e Parisit (ku ai ishte kryetar), të cilët në realitet punonin për partinë (e cila e zgjodhi president të Francës). Kaq thjesht.
Në dhjetor 2024, ish-kryeministri francez François Fillon u dënua përfundimisht me katër vjet burg, një gjobë prej 375,000 eurosh dhe një ndalim që për një dekadë të mos kandidonte në zgjedhje.
Këtë herë "punësimi virtual" kishte të bënte me bashkëshorten e tij, e cila paguhej si asistente parlamentare tij nga Parlamenti Francez. Afera u zbulua në janar 2017 dhe Fillon u detyrua të tërhiqej nga zgjedhjet presidenciale të majit 2017, ndërkohë që kryesonte bindshëm në sondazhe.
Në vitin 2024, një tjetër ish-President i Republikës, Nicolas Sarkozy, u dënua gjithashtu me tre vjet burg. Gjyqësori francez e akuzoi atë për korrupsion në financimin e fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007.
Në 2025, ishte radha e Marine Le Pen. Ajo u dënua së bashku me tetë eurodeputetë nga partia e saj për krime të "punësimit fiktiv dhe përvetësimit", këtë herë nga Parlamenti Europian.
Le Pen dhe miqtë e saj përdorën përfitimet e ofruara nga Parlamenti Evropian për eurodeputetët për të financuar partinë e tyre. Në total, ata u akuzuan për përvetësim të rreth katër milionë eurove, nga të cilat rreth 490,000 i detyroheshin Le Pen.
Mos vallë Drejtësia franceze është e shitur, e blerë dhe në funksion të një force politike?
Absolutisht jo! Pretendimi i kundërt do të ishte absurd!
Por le të kthehemi në Shqipëri.
Jo më kot i përmenda shembujt e mësipërm të Francës, njëri nga vendet më demokratike në Evropë.
Në Shqipëri vetëm në dy- tre vitet e fundit kemi me dhjetëra funksionarë të lartë, kryebashkiakë, ministra, ish- ministra, deputetë, ish- kryeministra e ish- presidentë nën akuza për korrupsion të lartë aktiv e pasiv, madje edhe pas hekurave të burgut.
Disa prej tyre mendonin se do të ngrinin mbështetësit në revolucion dhe bënin trimërira duke u fshehur banjove të selisë, të tjerë mendonin se ishin Tarzanë në xhungël dhe kërcënonin me bëma Tarzani. Por në realitet tarzanizmat nuk ndihmojnë, vetëm në rast je Tarzan. Por, meqënëse nuk ka shumë Tarzanë në qarkullim, mirë është që edhe tarzanizmat të shmangen...
Këtu vij tek një çështje që ngrihet gjithnjë e më shpesh nëpër debate.
A ka kufij Demokracia? Sigurisht që ka!
Kufijtë e vendosur nga rendi juridik që vetë Demokracia ka vendosur.
Dhe e cila ia ka ngarkuar Drejtësisë respektimin dhe zbatimin e kufijve të përcaktuar me ligj.
Me fjalë të tjera, Demokracia nuk është një vresht pa zot.
Kushdo që dëshiron mund të angazhohet në politikë, të luftojë, të garojë, të kandidojë për poste ose të zgjidhet, por brenda kufijve të një rendi ligjor. Domethënë, brenda kufijve të Demokracisë.
Natyrisht, këto kufizime nuk u pëlqejnë atyre që i shkelin ato, Tarzanëve shqiptarë.
Problemi i tyre...
Edhe kur ato kanë pasoja të dukshme. Nuk ka dyshim se dënimi vendos një pengesë të madhe për ambiciet politike të Berishës, Metës, Veliajt, Ahmetajt apo ndonjë tjetri.
Por jo sepse nuk na pëlqejnë pikëpamjet e tyre, gjë që do të ishte vërtet problematike nga një këndvështrim demokratik. Por sepse gjykata dhe organet hetimore e ligjzbatuese vendosën që kanë shkelur ligjin duke përvetësuar në mënyrë të padrejtë e të dyshimtë para, të cilat i kanë investuar në politikë.
Dhe, sigurisht që pavarësisht se çfarë thonë në Shqipëri apo deklarojnë kundër Drejtësisë për “vendime politike”, nuk është ashtu.
Një vendim gjyqësor nuk është politik ngaqë ka të bëjë me politikanët.
Për arsyen e thjeshtë se politikanët kontrollohen si të gjithë ne, edhe kur sistemi parlamentar u siguron atyre mbrojtje.
Por le të hyjmë në thelb të çështjes.
Ato nuk kanë të bëjnë me aftësinë e një politikani për të pretenduar ose jo një post të lartë politik dhe shtetëror.
Ato nuk kanë të bëjnë me idetë ose mendimet e një kandidati të caktuar. Nuk ka rëndësi as nëse është i djathtë apo socialist.
Ato nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet reale ose të supozuara të Drejtësisë me pushtetin politik. Këto marrëdhënie ekzistojnë brenda funksionimit të duhur të institucioneve demokratike dhe janë një lloj tjetër diskutimi.
Gjërat kanë të bëjnë me konfirmimin se demokracia ka kufij.
Dhe këto janë kufijtë e ligjit që ajo i ka imponuar vetes.
Ndaj Demokracia, për të funksionuar si duhet, duhet të ketë kufij të qartë etikë, ligjorë dhe institucionalë. Në të kundërt, ajo rrezikon të shndërrohet në një sistem të vetëshkatërrues, ku liria e pakufishme e individit mund të kthehet në tiraninë e shumicës apo në kaos shoqëror.
Kur kufijtë e demokracisë zbehen, kur liria përdoret si justifikim për të përjashtuar, kur shumica shtyp pakicën, kur institucionet injorohen, kun individët e veshur me pushtet cënojnë qëllimisht Drejtësinë e Demokracinë, atëherë hapet dera për populizmin, autoritarizmin dhe polarizimin ekstrem. Demokracia nuk është një sistem që ecën vetvetiu; ajo kërkon kujdes të vazhdueshëm, edukim qytetar dhe një ndjenjë kolektive përgjegjësie.
Po, Demokracia ka kufij. Dhe pikërisht këta kufij e mbrojnë atë nga rrënimi i brendshëm. Liria, në kuptimin më të mirë të saj, nuk është mungesë rregullash, por ekzistenca e drejtësisë. Demokracia nuk është një vresht pa zot; por një kopsht që ka nevojë për kujdestarë të kujdesshëm që ta ruajnë nga barishtet e këqija që rriten kur humbasin vigjilenca dhe ndërgjegjja.
Sepse në fund të fundit, Demokracia është një marrëveshje, jo vetëm mes qytetarëve dhe shtetit, por edhe mes vetë qytetarëve për të jetuar bashkë, me të drejta, me kufij, me dinjitet.
Dhe vetë Demokracia i ka caktuar gjithmonë Drejtësisë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së respektimit të kufijve dhe ndëshkimit të shkeljes së tyre.
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...