
Presidenti dekreton ligjet për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë dhe administratën
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rrit...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rrit...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me titull të huazuar nga Marsel Prusti: Në kërkim të kohës së humbur…
Por përfundoi në një Gobsek të politikës që nuk lëshon e nuk kupton asgjë jashtë pushtetit e fuqisë…
Janë dy njerëz brenda tij;- shkruan Balzaku për Gobsekun e tij të parasë, por që duket sikur i ngjason pamasë Gobsekut tonë të politikës..- vocërraku dhe i madhi, gërnjari (kopraci) dhe filozofi…(“..There are two men in him; he is petty and great — a miser and a philosopher…'") Honoré de Balzac.
Ndërsa Lulzim Basha e nisi dhe po e bitis si një Lysien i "Iluzioneve të Humbura".
Lysieni i Balzakut është historia e brishtësisë, e guximit dhe e dramës së një njeriu me sjellje provinciale, i gjendur papritmas në vorbullën e zhurmës dhe kotësisë aristokratike. Ai është elegant, energjik dhe me aspirata të bukura për poezinë, por tepër naiv… E braktis pasionin duke u bërë viktimë e mënyrës së jetës parisiene. Lysieni mbasi ka njohur shumë detaje të jetës metropolitane, përfundimisht mëson se talenti nuk vlen për asgjë, dhe se janë paaftësia dhe intrigat ato që lëvizin gjithçka dhe garantojnë financa në jetë.
Të dy bashkë po thyejnë e fyejnë iluzionet e një shoqërie në zgrip të dëshpërimit më të thëllë.
E gjithë shoqëria shqiptare prej së paku shumë vitesh po këlthet e po kërkon qarkullim elitash, por ja ku jemi në pikën zero kur dy personazhet tona balzakiane po u ofrojnë shqiptarëve si zgjidhje qarkullimin e të rikthyerve…
Ikjen e bënë njëherë për t'i hapur rrugën njëri-tjetrit, herën e dytë iku njëri që të ikte dhe tjetri, e tani po rikthehen të dy si shpëtimtarë që do bëjnë çfarë s’kanë bërë kur ishin…
Të dy deklarojnë se rikthimin e bëjnë për hir të kombit, shoqërisë, demokratëve, opozitarizmit, etj, etj, etj…
Të dy flasin a thua se po të mos jenë ata bie Dielli dhe Hëna…
Vetëm po të rikthehen ata Toka rrotullohet, stinët ndryshojnë dhe Kina popullohet nga kinezët…
Po të mos jenë ata ndodh hataja…
Po nuk u rikthyen ata të dy, atje në Kinë do banojnë Aztekët dhe në Meksikë do t'i bien mandolinës Pleqtë e Kavajës…
Si mund të ecë përpara bota po nuk u rikthyen edhe Sali Berisha, edhe Ilir Meta, edhe Lulzim Basha e mundësisht edhe shoku Rita Marko…
Nëse ata nuk rikthehen, dita do bëhet shekull e shekulli do bëhet dajre që Edi Rama t'i bjerë sa herë t'i dhimbset populli.
I vetmi që nuk po rikthehet deri tani është legjendari Kreshnik Spahiu…
Por me siguri edhe ai po pret momentin e duhur që të shpallë rikthimin e tij historik…
E ndërsa ne në Opozitë po i gëzohemi rikthimeve shpëtimtare, Edi Rama po vijon të qëndrojë aty ku është, krejt i qetë dhe i patrazuar…
Sigurisht që rikthimi i Sali Berishës, rikthimi i Ilir Metës dhe së fundmi rikthimi i Lulzim Bashës e ndalën rënien e Hënës dhe Diellit, por diçka nuk po shkon si duhet e bashkë me hënën e diellin nuk po bie as Edi Rama…
Mbase po të kemi kohë mjaftueshëm mund edhe të presim derisa ta shkoqisin këtë punë Të Rikthyerit tanë Shpëtimtarë nëse duhet të bien dielli dhe hëna pra të ikin këta që të bjerë edhe Edi Rama, apo t'i mbajmë edhe këta (të rikthyerit) që të mbajmë lart edhe diellin edhe hënën edhe Edi Ramën…
Dilema të mëdha balzakiane kemi në muajt në vijim.
Po nuk i zgjidhëm këto dilema para 2025, e sigurtë është që Edi Rama do t'i bjerë dajres prapë deri në 2029…
Leçjan! Non fare il furbo con me… Kam katër ditë që p...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, n...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...