Eliminim i dyfishtë/ Kush u largua nga "Big Brother" pas Elvisit?
Gazetari Elvis Myrtaj është eliminuar nga gara për çmimin ...

Për moderatoren Arbana Osmani sot është një ditë mjaft e veçantë, pasi nëna e saj feston ditëlindjen.
Përmes disa fotosh familjare, moderatorja ia ka kushtuar nënës disa fjalë zemre, madje tregon dhe detaje nga fëmijëria e saj.
“Gëzuar ditëlindjen mamit më të mirë në botë, gjyshes më të dashur, mësueses më të rreptë dhe shoqes sime më të mire.
Gëzuar Yllit të shtëpisë, të cilën kur ndonjëherë ktheheshim nga shkolla dhe nuk e gjenim në shtëpi, na dukej shtëpia bosh.
Gëzuar kuzhinieres sime të preferuar, që edhe një bukë të skuqur me vezë e ben më te shishjme se çdo delikatese “Michelin”.
Gëzuar njeriut më me kulturë pune që njoh, ajo që më ka edukuar të punoj edhe kur jam e cfilitur, e sëmurë apo e përmbushur.
Gëzuar gruas që respektin për veten e ka vënë gjithmonë të parin, duke më dhënë një nga leksionet më të rëndësishme të kësaj jete, se nëse nuk respekton veten nuk do të të respektojnë as të tjerët.
Gëzuar bashkëshortes që e trajton tim atë me të njëjtën dashuri dhe përkushtim prej 42 vitesh, duke më mësuar që marrdhëniet janë një “work in progress” derisa të vdesim dhe se përkëdheljet nuk kanë moshë, as kohë e as “periudha”.
Gëzuar nënës që fëmijët e saj i do njërin më shumë se tjetrin, pra Sidritin më shumë se unë dhe Shpatin por qe ia kemi falur pas asaj që ka kaluar se Sidriti është një zemër dhe pastaj asnjë prind nuk gjykohet.
Gëzuar “vjehrrës” së dashur që edhe partnerët tanë i konsideron si fëmijët e saj (ose aty afer)
Gëzuar Nëna Tutës, gjyshes së dhimbsur që po na ndihmon të rrisim fëmijët tanë me të njejtën dashuri të pakursyer që na ka rritur ne, duke shtuar natyrisht një dozë të bollshme llastimi dhe haribo-sh me preteksin “hë mi mam dhe ti se dhe juve kshu ju kemi rrit” (Absolutisht e pavërtetë, kërciste shapka)
Gëzuar “Mësueses së frengjishtes” më të rreptë që kam patur ndonjëherë, që nuk më vinte 10 vetëm sepse isha goca e saj dhe gjente gabime dhe aty ku nuk kisha bërë në mënyrë që gocat e tjera të kursit mos të mendonin që më mbante me hatër. Hajt, ta kam falur edhe këtë, por “it’s not fair”-thotë Joni Dhe në fund; Gëzuar njeriut të bukur që je mam; Zoti e di sa të dua”, shkruan moderatorja./ CNA
Gazetari Elvis Myrtaj është eliminuar nga gara për çmimin ...
3 persona ishin nën ethet e nominimit të bërë ditën e shtu...
Nëse i dëgjoni të flasin për Shën Valentinin , do t’ju...
Klaudia Pepa përgjatë kohëve të fundit ka qenë shumë e...
Sara Hoxha e njohur si influencuese në rrjete sociale apo ...
Roza Lati është një nga banoret më të komentuara të shtëpi...
Të shtunën gjatë prime-t Ledion Liço tha se femrat e k...
Ana Cheri është një nga instruktoret më seksi e cila s...
Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli kanë pasur debate dhe kunj...
Një romancë magjepsëse! Një rezultat i lavdishëm! Pje...
Zhaklin Lekatari duket se nuk i ka lënë pas përplasjet që ...
Sara Gjordeni është një nga personazhet më të komentuara t...
Këngëtari Bardhi ka rrëfyer para banorëve dhe Sarës se jas...
Sara Gjordeni në një rrëfim me Bardhin ka treguar dhe sekr...
Moderatorja Alketa Vejsiu pak kohë më parë ndau lajmin...
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Smolica, është mjaft ...
Gjatë kësaj jave kemi parë debate të forta mes Sara Gjorde...
Banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni ë...
Egla një nga banoret e "Big Brother Vip" ka debatuar s...
Sara një nga banoret e "Big Brother Vip" gjatë një bis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...